Policia greke kap në Janinë 110 kg kanabis nga Shqipëria, katër të arrestuar

9 Mars 2017, 15:46Rajoni TEMA

Agjentët e Antidrogës së Janinës kapën një sasi prej 110 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Sipas policisë greke, lënda narkotike po transportohej në bordin e një automjeti me targa greke, që drejtohej nga dy shtetas grekë, 22 dhe 24 vjeç.

Aksioni i policisë u krye në afërsi të lokalitetit Kalpaq, pak kilometra larg kufirit shqiptar.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se dy shtetasit grekë po kryenin transportin e lëndës narkotike në bashkëpunim me dy shtetas shqiptarë, 19 dhe 29 vjeç, edhe ata të arrestuar nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Katër të arrestuarit iu thanë agjentëve se kanabisin do ta shisnin në zonën e Egjios, një lokalitet i vogël në afërsi të Patras.

Automjeti me të cilin po transportohej lënda narkotike u sekuestrua dhe materialet në ngarkim të tyre u dërguan në Gjykatën e Janinës, e cila vendosi t’i lërë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje