Qeveria e Kosovës nuk tërhiqet: Do të bëjmë ushtrinë tonë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Qeveria e Kosovës është në të njëjtën linjë me presidentin Hashim Thaçi sa i përket krijimit të ushtrisë.

Puna ka nisur për të proceduar projektligjin që e shndërron FSK-në në Forca të Armatosura.

Në një komunikatë të qeverisë së Kosovës thuhet se, pavarësisht shqetësimeve të ngritura nga sekretari i NATO-s, Stoltenberg, ambasadori i Shteteve të Bashkuara dhe ai i Mbretërisë së Bashkuar, kryeministri vlerëson se themelimi i Ushtrisë së Kosovës nuk mund të mbetet peng i Serbisë.

“Avancimi i rolit të FSK-së në ushtri është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie. Qeveria është e angazhuar që Kosova të ketë ushtrinë e saj, në suazat e hapësirës së Kushtetutës dhe me mbështetje dhe bashkërendim me partnerët strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n”, thuhet në komunikatë.

Qeveria e Kosovës bën me dije se do ta trajtojë sipas rregullores projekligjin e propozuar nga presidenti si komandant suprem i FSK-së, në mënyrë që të jetë në harmoni me Kushtetutën dhe të ketë mbështetje buxhetore.

NATO-s dhe SHBA kërkuan që ky projektligj të mos procedohet, por presidenti Thaçi nuk ndryshoi mendim. Ai gjykon se qeveria dhe deputetët kosovarë do të bëjnë gjënë e duhur.

I ashtuquajturi drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriç tha se “kundërshtimi për formimin e Ushtrisë së Kosovës është padyshim sukses i madh diplomatik i vendit tonë”.

Ai theksoi se Serbia do të luftojë kundër formimit të saj, sepse është kërcënim dhe rrezik për siguri, paqe e stabilitet në gjithë rajonin.

“Ky është pa dyshim sukses i madh diplomatik i Serbisë dhe ai nuk ka rënë nga qielli, është prodhim i punës me themel në atë që qëndrimet tona të sqarohen e të afrohen jo vetëm me vendet përkrahjen e të cilave kemi mundur të llogarisim, si Kina e Rusia, por edhe me vendet e NATO-s”, tha Gjuriç.

I pyetur nëse mjaftojnë vërejtjet që Kosova të heqë dorë nga qëllimi që pa vota të serbëve të formojë Ushtrinë, Gjuriç ka thënë se mesazhi i Beogradit është se nuk ka Ushtri të Kosovës.

“Nëse kundërshtimit të Beogradit, të anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të KB-së, ia shtojmë edhe kundërshtimin e NATO-s e të Uashingtonit, atëherë është e qartë se ajo që ka planifikuar Hashim Thaçi nuk do të ndodhë. Do të luftojmë kundër formimit të saj për shkak se ajo është kërcënim dhe rrezik i sigurisë, paqes dhe i stabilitetit në tërë rajonin”, vazhdoi Gjuriç.

 

Sipas tij, formimi i Ushtrisë së Kosovës përveçse është në kundërshtim me Rezolutën e KS të KB-së 1244 dhe me Marrëveshjen tekniko – ushtarake të Kumanovës, ajo rrezikon popullatën serbe të paarmatosur në Kosovë.

“Këtë Serbia nuk do ta lejojë kurrë”, përfundoi Gjuriç.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Qeveria e Kosovës nuk tërhiqet: Do të bëjmë ushtrinë tonë”

  1. Klimax says:

    Thaci me kompani nuk e paskan kuptuar akoma se po i “shkele ne kallo” amerikanet dhe aleatet te flakin si limon te shtrydhur ne koshin e plehrave! Dhe sigurisht, ndaj tipave te tille si Thaci me kompani, te perzier ne korrupsion e krime dhe me dosie te hapura ne gjykatat europiane nuk eshte e veshtire qe ta bejne kete gje!

  2. Ermal.... says:

    Klimax…e iste kolopedho…kai munopano…ma poli koproskilo…xade kai gamisou)…greqia e serbia kanë ushtritë më të mëdha në ballkan…(dmth…rreth Kosovës…)Nëse sduhet ushtria e Kosovës…….Përse nuk i heqin ushtritë e tyre Serbia e Greqia…?!

  3. Ermal.... says:

    Klimax…e iste kolopedho…kai munopano…ma poli koproskilo…xade kai gamisou)…greqia e serbia kanë ushtritë më të mëdha në ballkan…(dmth…rreth Kosovës…)Nëse sduhet ushtria e Kosovës…….Përse nuk i heqin ushtritë e tyre Serbia e

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *