Rama ‘provokon’ presidentin maqedonas Ivanov me një foto 105 vjeçare me shqiptarë në Shkup

9 Mars 2017, 21:00Dossier TEMA
Rama ‘provokon’ presidentin maqedonas Ivanov me një foto 105

Kryeministri Rama ka publikuar ditën e sotme në rubrikën Amarcord një foto që i përket bandës muzikore shqiptare në Shkup, në vitin 1912, pra plot 105 vjet më parë.

Rama dhe Ivanov Fotoja e realizuar nga i madhi Marubi, sipas Ramës ka thënë gjithmonë mesazhin e vlefshëm se identiteti i vërtetë i shqiptarëve etnikë është fryt i luftës për emancipim kulturor, arsimor dhe gjuhësor, dhe jo i përçarjes.

STATUSI AMARCORD

Në mars 1912, 105 vjet më parë, banda muzikore shqiptare në Shkup i linte trashëgim historisë dhe mendjeve të ndriçuara, nëpërmjet kësaj fotoje të Marubit, mesazhin gjithmonë të vlefshëm, se identiteti i vërtetë i shqiptarëve etnikë është frut i luftës për emancipim kulturor, arsimor dhe gjuhësor dhe jo i dyfekut të përçarjes apo mbisundimit mbi tjetrin.

Megjithëse në distancë të barabartë mes Perëndimit dhe Lindjes, kjo është një nga vetitë që na bën parësisht europianë, të besës, paqedashës, shtetformues dhe universalistë kudo ku jemi autoktonë.

13 komente në “Rama ‘provokon’ presidentin maqedonas Ivanov me një foto 105 vjeçare me shqiptarë në Shkup”

  1. tropojani c100 says:

    bravo rama per politiken e jashtme,diplomaci,patriot je njesh 1

  2. Arben Patoku says:

    Edi pikturisti sa here ndihet keq me problemet e qeverise se tij mafioze del me propagande patriotike. Edi pikturisti eshte perfaqesues i klaneve mafioze qe kane vene qeverine Shqiptare ne sherbim te klienteve te tij dhe kunder 90% te Shqiptareve.

    1. Shqiptari i ILIRISE. says:

      O Patok,po te duket vetja sa per 9?

    2. a says:

      Pikturisti i surratit tend prej kafshe ripertypese …fytyra te poshtra qe na turperuat me hajvanlleqet cadriste ne shekullin 21

    3. Bbashkim Deda says:

      Kunder kujt klaneve ka vene qeverin shqipetare? kunder Eoropes apo Amerikes!!!!? Kush ka dale hapur kunder Europes dhe Amerikes ore Patok. Ne sherbim te mafies i vuri berisha me firmat piramidale qe i vuri zjarrin Shqipersie, po dhurata qe i beri Grekut me duke i falur nje pjese te gjiut te sarandes kujt i sherbente Saliu jot. Nuk e dine gjithe shqipetaret kush i vidhte votate ne gjitha zgjedhjet qe jane bere keto 26 vjete dhe tani na hiqen si te virgjer. Kush i beson ata horra, hajdute, kriminela. I besojne vetem kriminelat, dhe ata nuk i besojne por kane interesa qe per para djegin shqiperine, Shqiperise dhe çeshtjes shqipetare po i vene zjarrin bashibuzuket me ne krye kriminelin dhe tradhetarin Sali berishoviç..

  3. PANDO says:

    po qe se kjo foto te jet bere ne 1912 , besoj do jet mbas 28 nentor te 1912
    por sikur keta ne fote te jene te tere kristijan , apo jan TURQE ?????????
    LET TE PERGJIGJET PATRIOPI RAMA /

  4. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

    pas terbimit te 2mln suniteve ne vatan,Corapekuqi nuk nguron te ”terboj” ose ”cmend” edhe matane kufirit maqedonesit,serbet apo edhe greket…………..!!!!
    i cmenduri i cmend te gjithe……………..

  5. Shvejk says:

    Te duket vetja si 90 perqind e shqiptareve ty o patok?

  6. Plaku Xhuxhumaku says:

    Me fal, po si kuptohet qe robt qe shihen ne kete foto jane shqiptare, dhe e dyta si kuptohet qe kjo foto eshte marre ne Shkup dhe jo ne Shkoder?

  7. LORA says:

    Kryeministri Rama “provokon” vetem me rekordet historiko-kulturore te autoktoneve shqiptare te Shkupit,para 105 vjetesh.
    Big like per Kryeministrin e shqiptareve.

  8. Andreas says:

    Keta ne foto jane turq. Shqiptaret ku jane?

  9. Plaku Xhuxhumaku says:

    Ku merret vesh qe jane shqiptare, dhe ku merret vesh qe fotoja eshte bere ne Shkup dhe jo psh ne Shkoder?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje