Rezoluta për lirimin e Haradinajt, Kuvendi i Shqipërisë e përshëndet

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kuvendi i Shqipërisë mbështet rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Kosovës për lirimin e menjëhershëm të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Me nismën e partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Kuvendi i Kosovës miratoi sot një rezolutë ku kërkon lirimin pa kushte dhe sa më shpejt të ish-kryeministrit të Kosovës, duke e konsideruar atë si detyrë primare shtetërore. Derisa kjo të ndodhë, dialogu me Serbinë do të pezullohet.

“Dua të përshëndes edhe në emrin tuaj dhe të gjithë Kuvendit të Shqipërisë, Rezolutën e sapo miratuar nga Parlamenti i Kosovës që kërkon lirimin pa kushte të z. Haradinaj”, u shpreh kryetari Ilir Meta në përfundim të seancës plenare.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Rezoluta për lirimin e Haradinajt, Kuvendi i Shqipërisë e përshëndet”

  1. Zaho says:

    Na çatë bythën me gjithë Haradinaj, a thua se ky vënd nuk ka probleme…!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *