SHBA-të dërgojnë marinsat, gati sulmi për marrjen e kryeqytetit të ISIS-it

9 Mars 2017, 14:35Bota TEMA

Qindra marinsë janë dërguar në Siri nga ShBA-të në një mision për të mbështetur forcat vendase në marrjen e Rakas, kryeqytetit të vetëshpallur të Shtetit Islamik.

“Washington Post” shkruan se zyrtarë të mbrojtjes pohuan se po planifikohet ngritja e një baze, nga ku të mund të lëshohet zjarr artilerie ndaj pozicioneve të Shtetit Islamik në një largësi prej 32 km.

Forcat speciale amerikane gjenden tashmë në terren me mision këshillimor për aleancën e forcave demokratike siriane, të drejtuar nga kurdët. Gjatë fundjavës, një skuadër amerikane e forcave “elite rangers” u zhvendos në afërsi të Rakas me autoblinda.

Dislokimi i marinsave do të jetë i përkohshëm, ndaj kjo nuk e prek tavanin e respektuar deri më tani për praninë e ushtarëve amerikanë në këtë vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje