Skandali me CEZ: Shkëlzen Berisha kërkon ‘strehim politik’ tek PD

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, pretendon para gjykatës se akuzat për përfshirjen e tij në skandalin e privatizimit të OSSH, kanë si qëllim të cënojnë nderin e tij, të denigrojnë figurën e babait si dhe të dëmtojnë imazhin e Partisë Demokratike para zgjedhjeve të 18 Qershorit.

Shqiptarja.com zbardh padinë e Shkëlzen Berishës kundër juristit të OSSH, Romeo Karaj, i cili me dëshminë dhe dokumentet e tij ka implikuar Sali Berishën dhe Shkëlzen Berishën në privatizimin korruptiv të OSSH, privatizim i cili u ka shkaktuar rreth 500 milionë euro dëm taksapaguesve shqiptarë.

Në kërkesën e tij drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për deklarimin fajtor të Romeo Karajt për kryerjen e veprës penale të shpifjes, Shkëlzen Berisha, akuzat në adresë të tij, i kamuflon me Partinë Demokratike dhe me pozitat politike të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Referuar përmbajtjes së padisë, Shkëlzen Berisha kërkon ‘strehim politik’ tek Partia Demokratike, strategji të cilën duket se do ta përdorë edhe në rast të një përballje tjetër me drejtësisë, tashmë jo si akuzues, por si i akuzuar për implikimin në privatizimin e OSSH.

Nuk është më sekret se, komisioni hetimor për çështjen ‘CEZ’ po përgatit një dosje voluminoze, me dëshmi, fakte, transaksione dhe dokumente, të cilën do ta referojë në prokurori, në ngarkim të Shkëlzenit. Megjithatë, ky i fundit, ka nisur strategjinë e mbrojtjes.

“Të gjitha thëniet e mësipërme janë të pavërteta, konsiderohen shpifje nga ana jonë me qëllim denigrimin e figurës së z. Berisha, duke e lidhur atë me një aferë të dyshimtë korruptive dhe në një moment kohor që përket me afrimin e zgjedhjeve parlamentare në vend.

Siç dihet botërisht, i dëmtuari akuzues është djali i ish-kryeministrit z. Sali Berisha, një figurë e rëndësishme për mbarë politikën e vendit në këto 25 vite dhe gjithashtu një zë i pazëvendësueshëm i opozitës së sotme shqiptare.

Duke shpifur botërisht ndaj djalit, natyrisht që cënohet edhe figura e ish kryeministrit Berisha, në dëm kjo dhe të opozitës së sotme parlamentare që po përgatit të shkojë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare”, thotë Shkëlzeni.

Në padinë e tij, Shkëlzen Berisha as nuk mohon dhe as pohon para gjykatës lidhjet me sekserin e privatizimit të OSSH, Nue Kalaj, i cili ka tërhequr me çanta, në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë, 6.8 milionë euro, duke i larguar më pas nga Shqipëria, pa paguar asnjë taksë dhe pa kryer një punë të dokumentuar.

Në padinë e tij, Shkëlzeni sqaron vetëm raportin me Kastriot Ismailajn.

“Thënie e mësipërme janë ndërtuar në një mënyrë të tillë dhe në një rend kronologjik që të krijojnë bindjen tek dëgjuesi dhe mbarë opinioni publik, lidhur me përfshirjen e Shkëlzen Berishës në një aferë korruptive, e cila është edhe në hetim penal nga organet përkatëse.

Deklarimet e të akuzuarit nuk luajnë asnjë rol informues, pasi ato rezultojnë të pavërteta, por kanë si qëllim t’i përçojnë publikut mesazhin e qartë se shtetasi Shkëlzen Berisha, një herë djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, kryeministri i vendit në kohën kur pretendohen të kenë ndodhur faktet, është një bashkëpunëtor në krim, referuar veprimtarisë së ndërmjetësimit, nëpërmjet ndikimit të paligjshëm mes Ismailajt dhe kompanisë CEZ”, pretendon Shkëlzeni.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Skandali me CEZ: Shkëlzen Berisha kërkon ‘strehim politik’ tek PD”

  1. Spartaku says:

    Futeni ne burg kete mut muti.

  2. O ti SYPESHKAQEN I WAR DOGS, nuk eshte hera e pare qe te del emir per Pislleqet e tua. Emri yt Lakohet ne te GJithe Boten, jo vetem ne Shqiperi. Ti je I pari per tu future ne BURG, Pastaj SALI KARAXHICI berisha, Pastaj vellai jot, I adoptuar, Lulzimja. Kriminele, ska me asgje ne bote qe do ju shpetoje. Ska me ti te bredhesh MBRET, ne te gjithe BOTEN, me leket e GJAKUT te POPULLIT. HAJDUT, VRASES, KRIMINEL. Familje e DEGJENERUME, LLUMI I SHQIPERISE. POPULLI DO JU NDESHKOJE SHPEJT.

Lini një Përgjigje te Spartaku Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *