Tahiri: Kthyem dinjitetin për 11 mijë punonjës policie, u rritëm rrogat

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri se nga 1 marsi për punonjësit e policisë është rritur rroga, nga 10% në 50% pasi vlerësohen vështirësitë si dhe u jepet dinjitet atyre.

“Këtë vit që nga një marsi ka filluar rritja e pagave për të gjithë punonjësit e policisë, për të 11 mijë punonjësit e policisë si kurrë më parë. Ju kujtoj se rritja e fundit e pagave para se ne të merrnim detyrën ishte në vitin 2003. Nga ky vit, nga 1 mars qeveria vendos dhe fillon implementimin e sistemit të ri të pagave. Për punonjësit e rolit bazë, ata që janë në terren, e kanë detyrën më të vështirë, që përballen me krimin, rritja e pagës në total shkon deri në 50%. Është rritja më e madhe e pagave që ka ndodhur ndonjëherë në policinë e shtetit. Është vlerësimi ynë më i madh për ata që punojnë ndershmërisht. Kjo është mirënjohja jonë më e madhe për ta bërë Shqipërinë më të drejtë e më të sigurtë”, tha ministri Tahiri.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *