Të lutem, ma lër rehat Republikën e re!

9 Mars 2017, 09:55Politika TEMA

Nga Shpëtim Nazarko

Rrugës, në ecje e sipër, po dëgjoja dje për Republikën e re, për të cilën po fliste nga çadra e bulevardit zoti Basha. Ka të drejtë, jo vetëm ai, por edhe ca të tjerë që janë entuziazmuar këto ditë e shkruajnë në gazeta po për këtë gjë. Është vërtet term i bukur dhe veçanërisht për ata që lexojnë histori apo japin fillozofi nëpër shkolla a universitete…

Ajo që më dëgjoi veshi, po në ecje e sipër, ishte dhe puna e studentëve të shkëlqyer që duhej të drejtonin Shqipërinë e re apo Republikën e re të Bashës. Ishin nja 10000 të tillë që kishin ngelur rrugëve, e Rama i ka flakur a zëvëndësuar në zyrat e shtetit me njerëz të krimit…

Për të ndërtuar Republikën e re, natyrisht, duhet të shembim të vjetrën. Dhe duhet të pyesim: a di gjë zoti Basha për këtë Republikë të vjetër, p.sh., kush e ndërtoi dhe a ka ndonjë rol, apo, të paktën, a ka dëgjuar gjë për të. Se në këtë Republikë të vjetër është dhe vetë ai, pasi komandoi e dirigjoi në shumë poste për tetë vjet rresht.

Kjo kërkesë është e domosdoshme dhe kur e sheh problemin nga një kënd tjetër. Besoj që Basha, me kulturën juridike që ka marrë si një ish-student ekselence, e di që çdo situatë aktuale është produkt i asaj paraardhëse. Studentëve të ekselencës, që thotë Basha,ia ka penguar rrugën së pari vetë Basha dhe ajo partia që ai vetë drejton. Ja t’i marrim një shembull të vockël. Nëse kemi me dhjetëra universitete private që kanë prodhuar juristë më shumë seç i duhen Francës, e jo më Shqipërisë sonë, si të bëjmë me këta të vjetrit. Apo beson ndonjë këtu që kur ishte partia e zotit Basha i kishte penguar këto inisiativa për prodhime të këtij lloji, që ne i quajmë universitete private e të cilët kanë prodhuar studentë ekselence që i pengon Rama.

Rama i mbylli ca prej këtyre universiteteve, e për mendjen time duhet të mbyllte edhe ca më shumë. E kjo domosdoshmri duhet të vinte thjesht edhe për t’i hapur rrugë Republikës së re.

Në emër të Republikës së re që do të ndërtojë zoti Basha,ai thotë që do të ulë taksat deri në 9 përqind, të cilat paskëtaj do të jenë edhe më të ulëtat në Ballkan. Vërtet thua do të shpëtojmë dhe do të kemi bum investimesh të huaja? Po le ta zëmë se do t’u ulë vërtet taksat. Ky eksperiment do besuar edhe sepse e ka provuar ai dhe partia e tij. Në mandatin  paraardhës kur qeveriste Basha  dhe partia e tij taksat ishin të nivelit dhjetë përqind. Thua u rritën investitorët? Këtu mund të dalin shumë e të thonë se kështu ishte dhe ai nuk gënjen. E vërteta, natyrisht,është shumë më e thjeshtë. Mjafton të më thotë njëri se cilët kategori punëtorësh i afroi atëherë, apo do t’i afrojë zoti Basha në Republikën e re të tij, këtyre investitorëve? Ndoshta mendon se një pjesë e juristëve të universiteteve private që krijoi ai dhe partia e tij do të shndrrohen automatikisht edhe në profesionistë të një lloji tjetër.

Sepse investitorëve edhe t’ua bësh taksat zero, nuk të vijnë kurrë, kur nuk ka kush u punon në zanatet që kërkojnë specialistë. Po ta vriste ca mendjen zoti Basha dhe të tjerë, do ta kuptonin pse në Shqipëri vijnë vetëm për Call Center apo fasoneri…

Republika e re kërkon profesionistë të përsosur të krijuar në shkolla profesionale. Pikërisht këtë po e bën Rama dhe po e kërkon ta bëjë në emër të një republike që, natyrisht,është e ndryshme nga ajo e reja që kërkon të ndërtojë Basha. Nëse ka pasur tre mijë studentë në shkolla profesionale në kohën e Bashës dhe u bënë nëntë mijë këtë vit dhe, po ashtu, ka njëzet e shtatë mijë kërkesa për vitin që vjen, atëhere për mua jemi duke bërë vërtet Republikën e re në vend të asaj të vjetrës.

Republika e re, duhet të rregullojë edhe marrëdhëniet me pronën. Nëse partia e Ramës ka legalizuar njëzet herë më shumë se partia e Bashës, atëhere nuk kemi se çfarë na duhet kjo Republikë e re e Bashës. Republika e vjetër e krijuar së pari nga partia e Bashës e ngatërroi kaq keq punën me pronën sa deri tani kanë vajtur në varreza nja dhjetë mijë vetë. As në luftën e dytë nuk janë vrarë kaq shumë shqiptarë… Se për çfarë duhet dhe përse duhet të vrasë apo të vetëvrasë njerëz kjo lloj Republike e re, të cilën pati rastin ta shijojë edhe vetë zoti Basha në qeverinë e vjetër të tij, një zot e di. Unë për vete nuk e dua dhe jam gati të bërtas që Rama të legalizojë realisht dhe sa më shumë që të mundet.

Po le të themi se nuk ka asnjë meritë Rama në këto legalizime. Le ta zëmë se kështu është vërtet. Po, ndërkaq, një gjë e dimë me shumë siguri dhe pa na e thënë Basha.

Republika e vjetër e Bashës me komandantët Berisha e Nano krijoi katërqind e ca komuna e bashki. Sa herë kishte ndonjë fushatë zgjedhore shtoheshin disa…

Shumë më tepër se krijoi Zogu apo Enver Hoxha. Kur mendon se është rritur teknologjia apo telekomunikacioni si dhe numri i rrugëve lidhëse, duhet të ndodhte e kundërta me atë që kishte bërë Zogu apo Hoxha.  Po këto katërqind që ndërtoi partia e Bashës, e cila ka vërtet këtu pjesën e luanit, ishin pa zyra, e pale të mendosh që mund të kish studentë ekselence. Po, po, kështu ishte në këto bashki a komuna, a ku di unë si duhet t’i emëronim realisht. Di vetëm që shtimi i tyre na i pakësoi pyjet, na prishi territorrin, na e ngatërroi më keq punën e pronave dhe krjoi një klasë të re xhambazësh apo qehallarësh militantë, që kontribuoi vetëm në zgjedhjet e radhës.

Rama e pakësoi shumë numrin e këtyre komunave dhe prapë i ka shumë ato që i kanë mbetur për mendjen time, po gjithsesi janë shumë, po shumë më pak se ato që krijoi partia e vjetër ku militon apo drejton Basha.

Republika e re e Bashës kërkon të vendosë rregulla të reja sepse, sipas partisë dhe militantëve të saj,  Rama e betonizoi Tiranën. Po le ta zëmë se është kështu dhe se unë jam budalla sepse besoj në të kundërtën. Pra, vërtet, besoj se po të mos ishte Rama, do ta pinim edhe sot kafen që do rridhte nga ndonjë kioskë që mbante brenda saj dhe kalin e Skënderbeut apo se në bishtin e tij do të rridhte kafeja. Pra,le ta zëmë se jam fanatik i Ramës dhe nuk besoj që ai e bëri katrahurë Tiranën dhe Basha e rregulloi. Çdo shqipar që i ka hipur ndonjherë avionit, e sheh nga lart se nuk është puna e Tiranës kjo gjullurdi e kaos territori, po e një kasaphane që shtrihet në gjithë Shqipërinë dhe në të cilën ka katërqind mijë ndërtime pa leje. Thua i ka bërë Rama edhe këto, apo më së shumti partia e Bashës? Ajo që di unë me siguri dhe me siguri e ka mësuar edhe Basha, është që kush ndërton pa leje në Republikën që kërkon ndërtojë Rama, qoftë ky i bërë edhe në fshatin më të humbur, shkon në burg.

Në ish-Republikën e vjetër, ku qeveriste dikur edhe vetë Basha, po të kishte vazhduar edhe pak historia e saj, do të kishim mbetur përfundimisht pa pyje e pas ca kohësh dhe me një tokë të mbytur nga të gjitha anët për shkak të erozionit. Në Republikën që kërkon të ndërtojë zoti Rama, mund të futesh edhe në burg po preve dru pa leje. Mund të futesh në burg po nuk respektove sezonin e lejuar për gjueti. Madje është çmendur aq shumë ky zoti Rama sa ka bërë moratorium për të mos prerë pyje e për të mos vrarë zogj.

Për cilën Republikë të re flet zoti Basha?

Për atë të Tiranës që ndërtoi ai katër vjet kur ishte kryetar i saj e që filloi me një akt të paprecedent, jo vetëm në vendet e qytetëruara po dhe në ato të botës së tretë? Për atë Tiranë kur pas dy muaj kryetari i komisionit qendror që rinumëroi edhe njëherë nga e para votat e hedhura, nxjerr fitues zotin Basha, e për këtë rinumërim  ky kryetar komisioni shpërblehet duke u bërë numri dy pas Bashës. Thua që ky njeri, pra zoti Basha, të shqetësohet vërtet për studentë ekselence të mbetur rrugëve? Shkoni dhe tregojeni këtë histori në Evropë dhe do të thonë thjesht: Jo, Republikë të re nuk ndërton dot kurrë ky njeri, po atë nuk mund ta marrësh asnjëherë seriozisht, apo t’i japësh zyra shteti. Akoma më shumë, mund të thonë në subkonshin e popullit, i ka larë njëherë e mirë hesapet për t’i dhënë gjë në dorë.

Unë besoj që Basha duhet të flasë për gjë tjetër dhe ta lërë shakanë me Republikën e re. Duhet të flasë, ndoshta, për një parti të re demokratike, nëse kjo do të ishte e mundur. Dhe nëse vërtet është e mundur, kësaj partie të re duhet t’i prijë një njeri që kërkon një Republikë të re, pa pjesëmarrjen e atyre që krijuan Republikën e vjetër, ku dhe Basha vetë është i vjetër më shume seç mendon.

Po nëse është i dashuruar me termin Republikë e re, atëhere të zërë edhe njëherë e të rrëmojë në librat e tij të shkollës, si bëhet kjo republikë në praktikë. Pasi, ai vetë, edhe kur jo vetëm e pa, por edhe kur kontribuoi në Republikën e vjetër që kërkon të shembë, ishte nga ushtarët më aktivë në qametet që prodhoi ajo.

Them që në të gjitha rastet është mirë ta lërë rehat Republikën dhe të vërë e të zgjidhë sherret e shamatatë me ata të vetët të vjetër, apo të rinj që po mprehin dhëmbët për t’u bërë deputetë në sezonin që po vjen, apo po mprehin dhëmbët që ta hanë atë vetë, kur të mbarojnë zgjedhjet e reja. Dhe siç kam shkruar dhe pak ditë më parë, ky vend nuk është në bulevard, po në zyrat e mëdha buzë Lanës.

Të lutem, ma lër rehat Republikën! Lëre të rregullojë pronat e sakatuara, pyjet e prera, lumenjtë e prishur dhe njerëzit që prehen nëpër varre nga maskarallëqet e një epoke që kurrë nuk duhet përsëritur! (Konica.al)

18 komente në “Të lutem, ma lër rehat Republikën e re!”

  1. Simoni says:

    Po cfar Republike te re do beje ky debil,Ardhja e tij ne pushtet do jete me keqe se ajo e Berishes sepse me nxitjen e tij ky do i beje edhe me keq Shqiperise .Ky eshte i perdoruri i Berishes dhe do i sherbeje atij me mire se sa ai te ishte vete ne pushtet.Prandaj eshte aty i kapur e i perdhunuar prej tij.Ky eshte nje lolo burre e keni pare qe qesh sa here fol se gjerat qe thote nuk i beson as vete.

    1. TETOVA says:

      Na demtojne rende edhe neve ne MK ,krahu rus qe eshte vendosur ne cader duhet te pengohet me te gjitha menyrat.Sa here qe shqipetaret mundohen te fitojne te drejtat elementare,dalin do kunguje ne Shqiperi per ti dhene kahje tjeter gjithe asaje qe te levize dicka mbare,pastaj te huajte na thone se gjendja ne shtetin ame eshte me keq se ketu te ju,prandaj duroni,vdiqem duke pritur, se kur do rregullohen gjerat ne shtetin ame.Turperohuni pak bre pisa.

  2. Shigjetari says:

    Te lumte z. Nazarko! Si gjithnje mendjekthjellet dhe me kembe ne toke.

  3. Angjelini says:

    Keta jane njerzit ma te degjeneruar qe ka prodhuar bota. Basha dhe banda e tij jane ma te rrezikshem se armiqet tane shekullore. Nese deshirojme te shpetojme diqka nga aj vend I coptuar nga keta vrases-hajdut duhet ti refuzojme me neveri.

  4. jani says:

    Bravo Nazarko .

  5. titi says:

    Nje analize e thelle dhe e mencur, qe sikur te thellohesh edhe me tej ne pikndalesat e Nazarkos, gjen shume e me shume fakte te tjera te shkaterrimeve te vendit, mashtrimeve, vjedhjeve, krimeve gjate republikes se Berishes dhe Bashes. Vaj medet se c’na kane bere keta pisa dhe ne nuk po zeme akoma mend! Faleminderit Nazarko!

  6. Beni says:

    Te admiroj z Nazarko per kthjelltesine e mendjes, meriton nje vend nderi ne Republiken tone, psh President te saj .Je me te vertete i zgjuar i paanshem , i vertete. Bravo, keshtu duhet te shkruajne ata palo gazetare qe i lepihen Sales e Bashes per nje cope karrike apo post te pamerituar (pervec parave).

  7. Pop says:

    Nazarko ngele duke lepire koqet e rames o derbardhe!
    Shume i pavarur je.

  8. lili says:

    E gjithe e verteta qe ka ndodhur per nje parti qe ka prishur cdo proces zgjedhor , dhe mori ne qaf nje popull te tere. Dhe tani keta na qenkan bere dele a thua se nuk ishin keta qe masakruan nje popull te tere ne vitin 1996 ,apo nuk ishin keta qe na vodhen gjith kursimet tona ne 1997 , apo nuk ishin keta qe armatosen partine e tyre ne 1997 apo nuk ishin keta kur nisen ushtrijne kunder popullit ne 1997 apo nuk ishin keta kur e hodhen Azemin e gjore ne mes te rruges ne 14 shtator 1998 a thua sikur nuk ishin keta qe vrane 26 vete ne Gerdec apo 4 demonstrues paqesor ne mes te bulevardit .E verteta eshte shume e qarte edhe ne zgjedhjet qe organizuan vete edhe humben i bene oresion cdo polici mesuesi infermieri doktori etjj dhe duke e ditur qe ato vota qe moren me presion nuk i kane se e kane bere vete cdo parregullesi ne favor te tyre e dine shume mire qe nuk marrin dot as 35 deputet fillojne e na nxjerin republiken e re dhe kush keta .Populli nuk ju ka besuar dhe nuk do tju besoj lurre seose ju ka provuar dhe ju njeh mire

  9. kastriot says:

    Republiken e ‘vjeter’ te 1998 qe u miratua me referemdum keta e kane shkateruar pa referendum dhe kerkojne te legalizojne shkaterriminQe me ligjin zgjedhot te 2008 ligjin per ndjekjen penale i ashtoquajturi ligji antimafia paketa ligjore per drejtesine dhe disa ndryshime te tjera e kane zhbere kushtetuten e Pepublikes se 1998 dhe ‘ligjet per Legalizimin e saj ‘ nuk bejne fajdeKete politika e din por nuk ja kathene popullit Pasi ajo Republike qe une per per thjeshtesi po e quaj Repoblike e vjedhjes e kreu misionin Ate tani duan ta zevendesojne me ‘Republiken’ e rjepjes Tani politikes i ka dale nje problem qe jane pula apo bageti te vjedhura se pulat kerkojne uje te nxehte per rjepje.T presim e te shohim si do te veprohet me rjepje me uje te nxehte a[po me fryerje nga gishti i kembesAi flet ne emer te politikes shqiptare qe e ka vleresuar qe genjeshtra 27 vjecare ka nje fund dhe kane caktuar te arikuloje kete person qe ka shume pak ose me mire aspak lidhje me Republiken e ShqiperiseAta qeshin pas perdeve se nisen nga pervoja 27 vjecare qe si genjyem prinderit do te genjejme dhe femijet e tyre tani jo me me ‘Endren Euro-Atlantiike’ por me nje ‘Republike’te Re’ pa emer mbi themelet e krimeve 27 vjecare por te ndalura per pjesen dermuese te popullsise sepse kane vleresuar qe nuk qeverisin dot me psikologjine 27 vjecare kur te gjithe shqiptaret do te beheshin pronare Gjene mire qe kane kuptuar me se fundi qe ky avion qe ka 27 vjet qe fluturon me karburant ne mbarim te ulet ne aeroportin me te afert nqs i jep leje kullaTe shohim se ne ke aeroport do te na ulin dhe si

  10. Niko says:

    Z.Nazarko.! Të lumtë për guximin dhe urtësinë.
    Rama po përpiqet ,me gjithë kusuret dhe gabimet e PS dhe LS bashkë,të çbëj REPUBLIKËN E VJETËR DHE TË
    NDYRË të SALIUT dhe BASHËS.
    Mendoj se Basha është një frikacak i NDYRË dhe I
    PAFITYRË.
    Ja ka hipur PRESHIT ,që do ti këputet dhe do bjerë me pjesën tjetër me vehte.?
    VETINGU DO PASTROJË GJYQËSORIN DHE PS
    dhe REPUBLIKA E RE ,do të forcohet????????

  11. Fieri says:

    Kemi patur :
    1. Po e quaj mbreterine ” Republike mbreterore” e Shqiperise
    2. Pas clirimit e quajtem ” Republike Popullore” e Shqiperise.
    3. Ndertuam bazat e socializmit dhe e quajtem “Republika popullore socialiste ” e Shqiperise.
    4. I dhame shkelmin asaj dhe Saliu me shoke e quajti ” Republika e Shqiperise” e cila vazhdon edhe sot.

    PO kjo republika e re e Salihut dhe Lulezimit si do ta kete emrin ? PO degjojme se do ndertojne nje republike te re po c’fare republike ? Monarkiste, socialiste ,kapitalise……. vetem po u quajt ” republika Saliniste-Luliste” Po u quajt keshtu jam dakort edhe une……. Ha ,mor te uruar ,pse u kane ikur trute ekokes. Po cili do beje republike te re JU. Po ju ishit ne pushtet dhe e menderoset. Ju nuk u ka ikur era e m……… akoma ,kerkoni tjeter…..

  12. "BOHOTINA" says:

    Nazarko! Te degjoj me endje jo per pikpamjet, por per thjeshtesine ne biseda, pa fjale te huaja, i kutueshem edhe per njeriun e thjeshte, popullorçe.
    Ne kete analize ke bere autopsine te vertetave. Kemi 25 vjet qe na ka mbire ne vesh fjala reforme, kinse do vrisnin ariun. Asgje nuk u be. Abuzim i madh me kete fjale te bukur.
    Reforma pame keta tre vjet ndaj llumi doli mbi uje se i shtrengoi keq litarin. Qe diten e pare Edi vendosi neper zyra BABAIN E KOMBIT Ismail Qemalin e jo presidentin e radhes. Reformen pala tjeter qe ju e quani republika e vjeter e quanin se behej per te vrarem per te grabitur…
    Basha ne kohen e qeverisjes se vjeter pati poste te rendesishem dhe kudo punoi kunder vendit si SALIHHHU. Shiti detin, vrau ne 21 janar, vodhi rrugen e kombit qe e beri pa projekt… Po Salihu nuk e linte me shume se 2 vjet ne nje post se diskretitohej. Vetem nga bashkia qe vodhen nuk e nderonte dot se kishte mandat 4 vjecar.
    Kane qene 384 njesi vendore. Tani 61. Te 384 donin fonde qe i grbiste kryetari i komunes qe mbante vulen ne xhep dhe bente cdo gje vet. Di nje kryetar komune me 5 fshatra me 200 shtepi gjithsej qe pas 4 vjetesh erdhi ne Tirane bleu apartament 120 metra, bleu dyqan dhe studion femijet jashte shtetit.
    NRrepublika e vjeter, tani do bejne te rene banda e Bashes, cdo pallat kishte universitetin e tij, ndersa dijenite shteruan me shume…
    Reformat qe u ndermoren, momerandumet per pyjet, gjahun e tjera po rilindin vendin, por banda nuk do keshtu… Tani pellasin se eshte rruges per t’ u bere kryereforma sic eshte ajo e drejtesise, ndaj pellasin…
    Te kujtohet vjedhja masive e votave ne 1996. Udhezimi ishte qe pasi te fliste Berisha per “fitoren plebishitare” ne cdo qytet te leshoheshin falangat e tij per demostrim force e per ta konfirmuar “fitoren”. O Zot c’ eshte bere ne Shkoder ate nate!
    Levizja e pakontrolluar e njerezve nga fshati ne qytet, nga partia e vjeter, ka krijuar ca fshatra te stermedhenj qe ka pasoja permbytjet e pervitshme, vec tokes qe u zhduk mes ndertimeve. Hip ne Kruje te lemerisesh nga nje fshat i madh nga Lezha deri ne Tirane…
    Edi pasi rilindi Tiranen e kthyer ne erresire, pa peme, me gropa e me karroca me kuaj si ne fshatrat e vendit me te prapambetur ne bote, po ben bukurira ne cdo qytet te vendit.
    Une nuk njoh forme tjeter vec kesaj qe po behet per te bere shtet. Po ka forme tjeter vec represionit, me thoni…
    Edi per Tiranen sikur asgje te mos kisht bere do mjaftonte te mburrej vetem me hapjen e bulevardit te ri nga “Vasil Shanto” tek pallati me shigjeta. Ju kujtohet qe autobuzi urban futej ne ure per te shkuar tek stacioni i fundit i Tiranes se Re?…
    Kujt i shet profka ky dordolec dembel e pa tru Basha. Ç’ na di si veten ne ky kloun i pa tru…
    Te falenderoj Nazarko.

  13. NjeQytetarOptimist says:

    Analize e kthjellet..

  14. Pallatet Agimi says:

    Ky Nazarko eshte nje vlere e vertete e gazetarise ne pergjithesi. Ky zoteri i ben nder kujtedoqofte qe e lexon. Eh sikur 10% e gazetareve ti afroheshin ketij njeriu me mendje te cliruar, qe di te thote fjale te gdhendura me dalten e te vertetes, eh…
    Respekte Nazarko, njeri i ditur, i respektuar, i drejte dhe i mire.

  15. pjeter says:

    zoti Nazarko eshte kohe e humbur per ju,qe mundoheni te zbertheni denglat e Bashes me kompanine e tij,te gjithe e dine dhe ai vete, por fakti eshe qe ky zotnia nuk ka asnje lloj deshire qe vendi te ndryshoje, dhe paradoksalisht partia qe ai drejton ka ne dore ne nje fare menyre funksionimin e ketij vendi, c’fare mund te ndodhe ne qofte se te gjitha partite opozitare nuk regjistrohen dhe bojkotojne zgjedhjet e ardheshme?c’fare dote ndodhe me sistemin e drejtesise ne nje periudhe krize politike te gjate?a dote kete force ky kualicion qe qeverris tani te mbaje vendin nen kontroll?fatkeqesisht Saliu dhe Basha po luajn me ne shqiptaret si macja me miun, gjendja mund te dali jashte atij kontrolli institucional, dhe te kete kaos, me vjen keq ta pohoj, por ne shqiptaret nuk jemi akoma gati per nje demokraci te vertet, ne duam demokraci, por te nje stili te ri, atij shqiptar, ku partia berishiane qe quhet parti demokratike eshte e personifikuar ne Sali Berishen dhe nuk ka asnje gje demokratike, o je si ai o je armiku i tij, kuptohet lehte c’qellim ka saliu per armiqte e tij, me nje fjale, Sala qeverris apo jo, ben ligjin njesoj, dhe fituesit e zgjedhjeve te fundit , te njohur edhe nga Sali efedniu vete, nuk jane ne gjendje te mbrojne voten qe kane marre nga populli, perse duhet te shkoj te votoj une?duhet te fitoje me patjeter partia e saliut, se ndryshe c’do gje bllokohet, te gjithe jane kriminela,te gjithe jane trafikante, te gjithe jane te korruptuar, pervec tij dhe keshtu me radhe per nje cerek shekulli, duket apsurde por nuk shoh nje zgjidhje, nje pjese e mire e votave qe mori Rama, i mori sepse njerzit kerkonin qe ketij personazhi ti gjendet vendi qe meriton,kjo nuk ndodhi,te vetmen shprese qe kemi, qe i madhi zot ta marre sa me shpejt.

  16. Mergimtari says:

    PD me te vjeter dhe te rinje kane bere nje betim: te shkaterrojne cdo gje shqiptare dhe, ate qe nuk e kane bere as turku, italia, gjermania e kane bere vete shqiptaret shtetar me” ndihmen” e Serbise dhe te Greqise dhe keta dy te fundit vazhdojne te financojne ne Shqiperi dhe eshte e pamundur qe kushdo qe zgjidhet te mos u sherbeje padronve. Une do te pyesja, kur jane bere gjithe keto poshtersi, shkaterrim te territorit, shkolles shqipe, shitje territori, vrasje shtetrore, etj. etj. nga keta te vjeter dhe te rinj te PD qe kerkojne republike te perse ju te rilindjes ( nuk ju kuptoj cfar mutin hani me keto fjale) perse nuk kerkuat ti veni para pergjegjsise duke u marre me ndryshimin thelbsor dhe jo duke burgosur te varferit per drite elektrike ne shtepi dhe jo me hajdutet e vertete shqiptar. Analist a mund te me thuash a mund te behesh miliarder per 25 vite ne amerike, angli, france apo gjermani ? Ne shqiperi politikan dhe bisnesmen jane bere te pasur nepermjet krimit, media e shkruar dhe vizive mbahet nepermjet krimit, droges, prostitucionit, shoqeria shqiptare qe nga politikani me i larte e deri tek fshatari me i larget periferik jane te kriminalizuar,te pa moral deri brenda familjes, ngreni prita, hapni cadra per te vrare dhe siguruar mos prekjen e krimineleve. Por une them qe muti me i mire eshte PS sot per sot sepse vjedhin vete dhe respektojne vjedhesit e meparshem dhe keshtu loja vazhdon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje