Teatër me Edin

Nga Siobhan Geets, Wiener Zeitung

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, dikur ka qenë lojtar basketbolli, pastaj piktor dhe më vonë kryebashkiak i Tiranës.

Socialdemokrati është më karizmatiku i shefave të qeverive në Ballkanin Perëndimor.

Gazetarët europianë, të ftuar nga Komisioni Europian në Shqipëri, e presin atë në Dhomën e Hartave, një hapësirë e lartë shtatë metra, e mbushur me vizatime dhe harta antike.

15 gazetarë nga vende të ndryshme janë ulur përpara një tavoline dhe presin, fytyrat janë të ndriçuara plotësisht nga prozhektorët e fotove.

Për arsye sigurie ‘na janë sekuestruar’ celularët, ndaj hedhim shikimin vërdallë.

Kur më në fund Rama futet brenda, nga çadra e protestës së opozitës nis muzika me zë të lartë.

Nëse do e bënin me qëllim, nuk do e kishin planifikuar më mirë.

“Here we are now- entertain us”, jehon zëri i Nirvanave, ndërkohë që kryeministri ulet.

Rama, i gjatë, me flokët e shkurtra dhe mjekrën pak të gjatë, shfaqet me një kostum ngjyrë blu të errët, dy kopsat e sipërme të këmishës janë të hapura.

Ai mban atlete të zeza lëkure dhe çorape vjollcë.

“Nuk e dija se ishit kaq shumë”, thotë ai, teksa vështron gazetarët.

“Çfarë doni?”.

Kemi shumë pyetje, i përgjigjet një gazetar, mbi të gjitha e nisim me kriminalitetin.

“Është shkalla më e ulët e kriminalitetit në 25 vite,” ‘qëllon’ Rama.

Më pas flet për të kaluarën e kësaj demokracie të re, për regjimin brutal komunist, që ishte stalinist deri në pikën e fundit.

Rama di ta përdorë shumë mirë formimin e tij: Pyetjeve të pakëndshme u përgjigjet në mënyrë evazive, zhytet në të kaluarën historike, thuajse filozofike.

“Kur mendon ai se vendi i tij do jetë gati për në BE,” pyet njëri.

Rama nuk e di.

Por mund të thotë se nuk ka asnjë alternativë ndaj anëtarësimit në BE, pavarësisht problemeve.

Nga çadra dëgjohet “Otherside” e Red Hot Chili Peppers.

Shqipëria është vend kandidat për anëtarësim, por negociatat nuk janë hapur akoma.

Në kohën e Brexit dhe idesë së një ‘Europe Bërthamë’, nuk pyet më kush nëse Ballkani Perëndimor do anëtarësohet.

Negociatat për anëtarësim në BE i shërbejnë më shumë interesave gjeopolitike dhe stabilitetit të rajonit sesa qëllimit final.

Pak besojnë seriozisht se do ketë një zgjerim të BE brenda dhjetë viteve të ardhshme, prandaj askush nuk jep prognoza.

Megjithatë të dy palët përfitojnë nga kjo gjë.

Kandidatët marrin miliona subvencione çdo vit për të ndihmuar në ndërtimin e strukturave demokratike.

Kurse BE ka në rajon një partner të besueshëm, që i ndihmon sidomos në rastet e krizave si ajo e refugjatëve.

Ndërsa në sfond dëgjohet “White Stripes”, që këndon për luftën e një ushtrie nga shtatë vende, Rama flet për “luftën e përditshme që bëjmë kundër vetes”.

Por Rama thotë se shumë të rinj “po zhduken”.

Kjo është një pengesë në rrugën për një shoqëri moderne.

Në fakt, Shqipëria ishte në vitin 2015 vendi i dytë për numrin e azilkërkuesve në Gjermani.

Edhe pse shumë pak e marrin azilin, sërish varfëria i nxit shumë shqiptarë të largohen.

Ndërsa nga jashtë depërton brenda në sallë kënga “Zombie” e Cranberries, Rama flet për reformën më të madhe në vendin e tij: reformën në drejtësi.

Rreth 800 gjyqtarë dhe prokurorë do të kontrollohen për korrupsion dhe lidhje private me politikën, dhe nëse gjenden të tilla, do të largohen.

Ky transformim rrënjësor nuk do jetë i lehtë. Ambasadorja e BE në Tiranë është kërcënuar dhe tani është nën mbrojtjen e policisë. Ajo, së bashku me ambasadorin e BE, janë në komisionin e rishikimit të kandidatëve.

Reforma gjyqësore është një parakusht për nisjen e negociatave me BE.

Por gjërat po vonohen.

Që prej fundit të shkurtit, partia më e madhe e opozitës ka bllokuar jo vetëm një rrugë të rëndësishme në Tiranë.

Deputetët e saj kanë bojkotuar edhe seancat e Kuvendit.

Opozita beson se zgjedhjet e 18 qershorit nuk do jenë të lira.

Ajo kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Ramës.

Në sytë e kryeministrit, demokratët duan të mbrojnë me bojkotin e tyre zyrtarët e korruptuar të gjyqësorit.

Por korrupsioni nuk prek vetëm drejtësinë, por edhe autoritetet e tjera.

Sipërmarrësit nuk ecin përpara nëse nuk paguajnë ryshfet, edhe policia është e korruptuar.

“Sot njerëzit që korruptojnë policin, arrestohen,” kërkon Rama të qartësojë përpjekjet në luftën ndaj korrupsionit.

“Ne nuk do bëhemi gjermanë, por ndoshta pak italianë”.

Akuzat për korrupsion i bëhen edhe qeverisë.

Opozita e akuzon Ramën se ka mbyllur sytë përpara kultivimit të kanabisit në vend, në mënyrë që të mos i pengojë kultivuesit përpara zgjedhjeve të qershorit.

Megjithëse kultivimi i marijuanës është i paligjshëm, kjo nuk i pengon fermerët në zona të largëta të mbjellin sasi të mëdha.

Shqipëria ia doli të ishtë në qendër të medias kur ndërhyri në fshatin Lazarat, që prodhonte 900 ton marijuanë çdo vit.

Forcat e sigurisë tashmë kanë kontrollin në Lazarat, por Shqipëria mbetet prodhuesi më i madh i kanabisit në Europë.

Me problemin e madh të kanabisit, a nuk do ishte më e zgjuar sikur të dekriminalizohej përdorimi i tij?

Në fund të fundit, vendi do përfitojë nga të ardhurat.

“Jo”, thotë Rama, ndërsa flet në sfondin e këngës “Born to be wild”.

“Fillimisht duhet ta vendosim problemin nën kontroll. Kjo do ndodhë brenda dy viteve të ardhshme. Më pas mund të flasim për dekriminalizimin”.

Rama tani duket se nuk ka më dëshirë të flas.

Ngrihet në këmbë për të na përshëndetur.

Por një koleg nga Holanda këmbëngul që të bëjmë një foto.

Gazetarët mblidhen pas Ramës.

Kryeministri bën shaka, u prek supet disave.

Më pas zhduket pas një dere të fshehur në murin e kuq.

Edi Rama di si të inskenojë.

(Përktheu në shqip Mapo)

REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “Teatër me Edin”

  1. " says:

    Rama di te flase mor gazetar, di shqip. Edhe per kete ndryshon nga Salihhh Berisha i cili di vetem 17 fjale dhe vertitet rreth tyre. Bie fjala: :Une u them ju ju me thoni muuu…!”.

  2. "BOHOTINA" says:

    Edi di te flase shqip. Eshte nga publicistet me te mire aktualisht. Nje njeri qe nuk perserit fjalet gjate nje fjale tregon se ka mendim.
    E kunderta me Salihhhun. Ai di gjithsej 17 fjale. P.sh: “Une te yhem ty ti me thuuu muuuu!”.

    1. Kapter Ramiu says:

      E mire o loqe qe te la mbet ora te Salihi e shkruan me shume emra qe ti mbushesh mendjen vetes se jeni shume. Pavaresisht te gjithave Rama eshte po aq loqe sa ti.

  3. Arben Patoku says:

    Pordhe me rigon. Kryeminister i blere nga lobe interesi dhe mafioze. Adios Edi Rama, te doli boja per 3.5 vjet. Sales ju deshen pak me shume.

  4. "BOHOTINA" says:

    Degjo ti kapterr! Me njerez si ti idiot une kam fshire …. kepucet, kepucet… mjere mendja jote qe nuk analizon asgje nga e kaluara e afert qe nga 2.4.1991 e deri ne 21 janar 2011…

  5. joel shkodra says:

    Basketbollist “i shkelqyer”, piktor “i shkelqyer”, aktor “i shkelqyer”.

  6. NORA says:

    ARBEN PATOKU DHE KAPTER RAMIU QE NGA EMERAT QE KENI VENE DUKENI CFAR KOQE JENI. SI SKUPTONI MORE AJVANE SAHLIHU,LULUSHI PALOQIA ,MULI ,LILI (PUNON MBRAPA SKENE)MULI E SHUME NGA KETA QE PO KERCEJNE NE CADREN E KRIMIT TE FAMILIES MAFIOZE KANE MENDUAR PER MBRAPANICEN E VET ,KANE VJEDHUR AQ SHUME SA NUK DINE KU TI FUSIN, NE 97 PINOKU I CADRES PLAKU ME DY DITELINDJE E ME DY EMERA SDINTE E ZGJENTE VRIME KU TE FUTEJ U FSHEH SI PULE É SHURUAR, U FSHEH TE MIQT NGA GRUAJA ,SI SKUPTON MOR NJEREZ NJORANTE QE SA HERE SAHLIA BEN TRAZIRA NE SHQIPERI KA DHE NE SERBI DHE NE GREQI ,ORE KUNGUJ PA PJEKUR QE RINI TE CADRA JU SHUMCA JENI VARFANJAKE DHE SU KA LENE RAMA ,JU KA LENE AI QE 25 VJET BERI KERDINE ELEMINOI NE MENXRA TE NDRYSHME ATA QE I SHIKONTE RIVALE,DEMOKRACINE E KERKOI VETE POPULLII,SALEN E VURI RAMIZI ,NA HIQET SI PATRIOT ,MUA ME KA PRERE FLOKET TE DERA E UNIVERSITETIT KU DILTE ME GERSHERE NE DORE TE FITONTE PIKE,JU QE E NDIQNI MBRAPA JENI MISH PER TOP AI SKA DALE PER TE MBBROJTUR VOTEN AI E KA VJEDH,AI KA DALE PER TE MBROJT FAMILIEN DHE VETEN ,NUK DO VITNIGUN E DI MIRE SE CKA BERE,PO SI SE VRISNI TRURIN KU I GJEN XENI GJITH ATO PARE, KA FILLUAR QE NE DHJETOR DUKE SHETITUR VENDET ME TE SHTRENJTA TE BOTES KU SHKOJNE SHEITAT AI SKA PUNUAR ASNJE HERE KU GJETI PARET,VAZHDONI VALLEN E AJDART LULI JU THOT BJERINI LEGENIT SE I BINI MIRE ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *