“The Huffington Post”: Saudita Marku, vajza që zgjodhi fshatin për të hapur biznesin e saj

9 Mars 2017, 13:31Sociale TEMA

Në gazetën e njohur “The Huffington Post” i është kushtuar një artikull një vajze shqiptare të quajtur Saudita Marku.

Ajo ka ngritur një biznes bletarie si dhe një bujtinë për turistët e huaj që vijnë në zonën ku ajo jeton. Këtë punë ajo e bën me pasion dhe me qëllim për të ndihmuar dhe mbështetur familjen e saj.

Shkrimi i “The Huffington Post”: “Ngrita një bujtinë turistësh për të mbështetur familjen”

Saudita Marku, një vajzë qyteti, ka shikur për mundësi të reja të ardhurash për të mbështetur familjen e saj pas martesës, kur ajo u zhvendos në fshatin rural në Shqipëri. Ajo tani drejton një bujtinë për turistët dhe gjithashtu një biznes bletarie.

“Që tetë-vjeç, kam punuar në shtëpinë e një mysafiri të familjes sime në qytetin e Pukës. Unë kam qenë një vajzë e qytetit dhe një kampione në ski. Disa vjet më parë unë rashë në dashuri, u martova dhe shkova në fshatin e vogël në Kryezi, në veri të Shqipërisë. Jeta ime ndryshoi krejtësisht!

Tani unë kam një djalë dy vjeçar dhe jetoj me burrin tim e vjehrrën. Dita ime fillon në 6 të mëngjesit ku bëj ushqimin për ditën, bëj punët e shtëpisë dhe pastaj shkoj të punoj në fusha deri në gjashtë të mbrëmjes. Duke qenë një vajzë qyteti, nuk jam e mësuar të punoj në bujqësi dhe më është dukur e vështirë si punë. Por bujqësia ishte i vetmi burim i të ardhurave për familjen e burrit tim dhe unë kuptova se duhen gjetur mënyra të tjera për të na mbajtur.

Tre vjet më parë kam filluar bletarisë. Unë kam 40 bletët dhe e shes mjaltin e prodhuar në fshatin tim. Por ne ende kemi nevojë për më shumë të ardhura për të bërë mbyllur muajin. Duke përdorur njohuritë dhe përvojën nga puna në biznesin e familjes sime më parë, ngre dy dhoma pranë shtëpisë sime. Kohët e fundit kam marrë trajnim nga UN Ëomen se si të formalizoj biznesin tim, të aplikoj për stimuj financiarë, dhe zhvillimin e marketingut dhe planet e biznesit. Unë jam një udhëzuese e certifikuar turistike tani dhe pronare e një bujtine.

Kemi vetëm një vit që e kemi hapur, por ne kemi patur deri më tani diku tek 15 familje që rrinë në shtëpinë tonë gjatë verës dhe disa prej tyre janë kthyer sërish. Si rezultat, ne kemi përmirësuar të ardhurat e familjes. Unë do të doja ta zhvilloja sipërmarrjen time, marketingun dhe aftësitë e komunikimit në mënyrë që të rritet biznesi im dhe të përmirësoj pajisjet e bujtinës e të shërbimit të përgjithshëm”, rrëfen për gazetën Suadita Marku.

5 komente në ““The Huffington Post”: Saudita Marku, vajza që zgjodhi fshatin për të hapur biznesin e saj”

  1. H says:

    Saudita… T’q**a emrin. Me dash me u bo Arab me zorr. Po si e justifikon mbiemrin Marku moj Saudite ?

  2. Emiljano says:

    Si the mbiemrin marku dhe emrin arabia saudite!ta ndrosh ate lesh emri,

  3. Hodo says:

    Filloje me vehten…pastaj, si ta ndjesh lezetin e asaj qe shan te tjeret, vazhdo me tutje…

  4. Kevin says:

    Cfar emer muti ke moj goc !! Mgjt sukse

  5. Nuk eshte mire te paragjykoni njerezit nga emri qe mban dhe cfare feje i perket sikush e ben vete zgjedhjen ne jete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje