Tusk rizgjidhet president i Këshillit të Evropës

9 Mars 2017, 17:46Bota TEMA

Donald Tusk u rizgjodh sërish në krye të Këshillit të Evropës.

Ish-kryeministri polak mori 27 vota mbështetëse për të vijuar edhe 2 vite e gjysmë në krye të Unionit.

“Mirënjohës për besimin dhe vlerësimin pozitiv. Do të bëj më të mirën për një Bashkim Evropian më të mirë”, ishte reagimi i parë i Tusk përmes rrjeteve sociale.

Habia më e madhe ishte se në këtë proces, Tusk është kundërshtuar me forcë nga Polonia, atdheu i tij.

Qeveria polake nuk ishte dakord me zgjatjen e mandatit për të, duke e akuzuar se ka shkelur kompetencat duke ndërhyrë në çështjet e brendshme të vendeve anëtare.

Me këtë rizgjedhje, Donald Tusk pritet luajë një rol të rëndësishëm në bisedimet për shkëputjen e Britanisë së Madhe nga BE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje