VIDEO/ Akti heroik i ushtarit në Mosul, i bllokon rrugën makinës plot me eksplozivë

9 Mars 2017, 16:18Bota TEMA

Një ushtar irakian në Mosul të Irakut është quajtur hero pasi me makinën e tij të blinduar “Jeep” i doli përpara një mjeti tjetër, për të cilin dyshonte se drejtohej nga terroristë të ISIS-it.

Sapo u afrua, nga makina e bardhë erdhi një shpërthim i fuqishëm e kjo bëri që makina e ushtarit të përfshihet nga flakët dhe nga tymi i zi.

Nuk dihet nëse nga kjo ngjarje ndonjë person i shpëtoi vdekjes.

Forcat irakiane po luftojnë në rrugët e qytetit iraken për ta mbajtur atë në kontroll e për ta çliruar plotësisht, ndërsa terroristët e Shtetit Islamik po përpiqen që t’i zmbrapsin ata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje