VIDEO / Përfundon protesta e “Guerrils”-ve përpara FSHF-së

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Grupi i organizuar i tifozëve të Partizanit, “Ultras Guerrils”, u mblodhën pasditen e sotme përpara Federatës Shqiptare të Futbollit për të protestuar ndaj dënimit me katër ndeshje, aleancave mes klubeve, trukimeve të cilat sipas tyre nuk hetohen e nuk dënohen dhe gjykimet e arbitrave.

Sikurse ishte paralajmëruar, gjithçka shkoi qetë e pa incidente.

Protesta e “Guerrils”-ve, në fakt, u mbajt para zyrave bosh, pasi të gjithë punonjësit qenë larguar qysh në 15:30, orari zyrtar i përfundimit të punës.

Edhe pse organizatorët kishin bërë të ditur se protesta do të jetë paqësore, institucioni i futbollit në vend kishte marrë masa për shmangien e incidenteve të mundshme dhe garantimin e rendit dhe sigurisë.

Qysh rreth orës 13:00 një efektiv i policisë u pa të qarkullonte pranë ndërtesës ku ndodhen zyrat e Federatës, ndërsa dy të tjerë ishin vendosur në mjediset e brendshme.\Panorama Sport\

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *