Ahmeti: Ivanovi të ketë kujdes, krizën politike mos ta shndërrojë në etnike

10 Mars 2017, 17:28Rajoni TEMA

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, është takuar sot me ambasadorin e Francës në Shkup, Kristian Timonier, me të cilin diskutuan për situatën në vend dhe rajon, si dhe  nevojën imediate që të zgjidhet ngërçi politik në Maqedoni.

Kreu i BDI-së njoftoi diplomatin francez se ka kërkuar nga partitë kryesore parlamentare që të nisin dialog në mënyrë që të arrihet kompromis sa më shpejtë dhe të përfundojë konstituimi i Kuvendit si pikënisje për zgjidhjen e krizës.

Ahmeti tha se deklarata e përbashkët nuk cenon rendin e as karakterin kushtetues dhe është në përputhje të plotë me Marrëveshjen e Ohrit dhe Kushtetutën e Maqedonisë pasi paraqet përmbledhje të programeve zgjedhore të partive parlamentare shqiptare.

Për më tepër, Ahmeti përsëriti që shefi i shtetit Gjorgje Ivanov dhe politikanët tjerë të mos të guxojnë që krizën politike ta shndërrojnë në krizë etnike dhe duhet të përmbahen maksimalisht nga nxitja e urrejtjes midis dy komuniteteve shumicë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje