Arben Ahmetaj komenton uljen e papunësisë: Një lajm i mirë

10 Mars 2017, 18:53Ekonomia TEMA

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka reaguar lidhur me publikimin e Anketes se Forcave te Punes sot nga INSTAT, per tremujorin e katert 2016.

“Ulja e mëtejshme e papunësisë është një lajm tjetër i mirë për qytetarët dhe për ekonominë.

Në një vit, është ulur ndjeshëm papunësia nga 17.3% në tremujorin e katërt 2015, në 14.2% në fund të vitit 2016.  Reformat po funksionojnë.

Lajmi tjetër i mirë është dhe ulja e papunësisë tek të rinjtë.

Ka akoma kryefamiljarë, familjarë, të rinj e të reja që kanë nevojë për punë, e për këtë ne e dimë se perpjekja jonë nuk duhet të reshtë. Jemi të ndërgjegjshëm që ka akoma shumë për të bërë, jemi të ndërgjegjshëm që ka akoma shumë nevojë për punësim, jemi të ndërgjegjshëm që ka akoma shumë të papunë që kanë nevojë dhe të drejtë për një mundësi. Prandaj, ashtu sic këmbëngulim për reformën në drejtësi, po ashtu do të vazhdojmë të këmbëngulim për zgjerimin e punësimit.

Ata që sot janë rikthyer në vendin e krimit për të penguar reformën në drejtësi, janë aty dhe kundër punësimit të qytetarëve.

Refoma në drejtësi dhe rritja e punësimit nuk janë dhe nuk mund të jenë kurrë të ndara”, thotë ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje