Bamir Topi: Nuk jam për qeveri teknike, ja kush e krijon kaosin

10 Mars 2017, 15:22Politika TEMA

Kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi e ka cilësuar si të vështirë situatën konfliktuale në të cilën gjendet vendi. Ai u shpreh kundër krijimit të një qeverie teknike dhe tha se vendimet e opozitës janë ekskluzive e tyre, duke mohuar t’i komentojë ato.

Ish-Presidenti i Republikës theksoi se ishte dështimi i procesit zgjedhor  ka krijuar kaosin politik.

“Në rast se ka vullnet politik duhet ta mbyllin historinë e kodit zgjedhor. Dështimi i procesit zgjedhor ka krijuar kaos politik që rrjedhimisht kalohet në kaos shoqëror. Përgjegjësia është e dyanshme. Edhe opozita ka të njëjtën përgjegjësi,” tha ai.

Bamir Topi gjithashtu shtroi propozimin për t’u hequr komisionerët partiakë në zgjedhje.

“Përgjegjësia për situatën është e komisionit bipartiazan. Ne sot kemi komisionerë partiakë si në vitin 2013. Çfarë duhet të themi ne që nuk kemi komisionerë? Propozimi im është që të hiqen komisinerët partiakë”, tha Topi.

2 komente në “Bamir Topi: Nuk jam për qeveri teknike, ja kush e krijon kaosin”

  1. shpresa says:

    Fryma e re demokratike do te jete opozita e ardheshme. Pd u veteperjashtua. Tani do te shikojne konstruktivitetin e parlamentit shqiptar per çeshtjen shqiptare.

    1. vaso says:

      Po Shpresa.Po ky eshte i shitur dhe i paafte.Rri e pret mos i vije ndonje propozim per koalicion me PS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje