Bushati: BE e thotë troç se do reformën në drejtësi, hiqni dorë nga loja me luftra nga çadra

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka komentuar konkluzionet e samitit europian në lidhje me Shqipërinë. Sipas tij, Këshilli Europian ka vendosur vetëm zbatimin e vetingut si kusht për hapjen e negociatave, shkruan Bushati në “Facebook”. “BE-ja e rikonfirmon aq troç sa ska!

Këshilli Europian rikonfirmon qartazi perspektivën europiane të rajonit tonë dhe thekson rëndësinë e përparimit në rrugën e reformave. Mirëpresim fokusin ndaj Ballkanit Perëndimor si një rajon jetik për BE-në dhe sigurinë kolektive dhe vëmendjen e përqëndruar të shteteve

anëtare, që evidenton vlerën e shtuar të rajonit për familjen europiane. Theksi vihet tek vazhdimi me vendosmëri i reformave, marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe nismave gjithpërfshirëse rajonale.

Progresi i arritur deri më tani, nxit angazhimin e BE-­së për të mbështetur të gjitha vendet e rajonit në çuarjen përpara të reformave dhe projekteve europiane. Për Shqipërinë është një aspiratë kombëtare, një interes jetik, një punë e përditshme dhe e përkushtuar dhe rezultate të prekshme për qytetarët tanë.

Ajo çfarë pritet nga ne është e qartë. Ne duhet të tregojmë përgjegjësinë kombëtare për të mos e vonuar më shumë afrimin me BE, dyert e së cilës mbeten të hapura për shqiptarët dhe të gjithë qytetarët e rajonit tonë. BE po e thotë çdo ditë troç se hapi i ardhshëm i Shqipërisë–hapja e negociatave–varet nga zbatimi i reformës së sistemit të  drejtësisë, në veçanti zbatimi i procesit të vettingut.

Është koha që të hiqet dorë nga loja me lufra nga çadra e t’i hapet rruga jetësimit të një reforme thelbësore për demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Krijimi i organeve të vettingut nga Kuvendi do t’i jepte një sinjal të qartë partnerëve tanë europiane mbi vullnetin tonë për të vendosur sundimin e ligjit në vend. Interesi kombëtar e bën edhe më urgjente këtë hap në këtë kohë të trazuar në rajon. #PunëJoBroçkulla”, deklaroi Bushati

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *