Çadra e vettingut, PS e firmosi. LSI refuzon: Vetting-u, jo çështje peticionesh

10 Mars 2017, 22:26Politika TEMA

Në çadrat pro peticionit të shoqërisë civile kanë firmosur deri tani ministrat socialistë dhe Kryeministri Rama. Kryebashkiaku Veliaj foli për objektivin e 1 milion firmave të qytetarëve, ndërsa ish-Kryeministri Majko i cilësoi ato si çadra të drejtësisë.

“Ata kërkojnë sipas tyre çadrën e lirisë, ne kemi çadrën e drejtësisë”, tha Majko.

“Peticionin e kemi firmosur dhe vulosur me votë në Kuvendin e Shqipërisë dhe nuk besoj se ne kemi nevojë të firmosim rrugëve nëpër çadra”, shprehet Gjovalin Kadeli.

Bashkëkryetari  i koalicionit qeverisës Meta dhe ministrat e partisë së tij Gjosha, Dervishi, Panariti, Koka madje edhe deputetët e LSI-së u kanë qëndruar larg çadrave ku çdo ditë firmoset pro vettingut , pro reformës në drejtësi.

“Çështja e vettingut nuk është çështje peticionesh është çështje institucionesh dhe e zbatimit me korrektese dhe implementimit me shumë seriozitet”, thotë Luan Rama.

Madje në peticionin pro reformës nuk ka firmosur as Petrit Vasili, ministri i ri Drejtësisë i kabinetit Rama.

TCH: A keni firmosur për peticionin pro vettingut?

Petrit Vasili: Jo nuk kam firmosur.

TCH: Pse nuk keni firmosur?

Petrit Vasili: Nuk kam firmosur.

TCH: Partia LSI është pro vettingut?

Petrit Vasili: LSI është pro vettingut e ka firmosur vettingun. Në sajë të votave të LSI-së vettingu është sot një ligj që po zbatohet.

TCH: A mund të ngrihen komisionet e vettingut pa praninë e PD-së, e cila e ka bojkotuar Parlamentin?

Petrit Vasili: Duhet të konsultoni ligjin se çfarë thotë.

TCH: Ju i keni bërë ftesë që të rikthehen në Parlament?

Petrit Vasili: Patjetër që po.

6 komente në “Çadra e vettingut, PS e firmosi. LSI refuzon: Vetting-u, jo çështje peticionesh”

  1. Toni says:

    Ja fytyra e vertete e lesh e listave. Kupton o popull qe keta jane po aq qelbesira dhe kundra reformave sa dhe PD-istet ??????

    1. Grigor says:

      Te tre ju qe keni komentuar ketu, Toni, Leonardi dhe Bardhi Tolabi keni të drejte. Dukeni njerëz te ndershem dhe ju respektoj.
      Po ç’rendesi ka se ç’njerez jeni ju? Ç’rendesi ka se ju keni të drejte? E kush pjerdh per drejtesine tonë?
      Ne mor zoterinj jemi pakica. Shumica e njerezve Jane dallaverexhinj, matrapaze, shiten per dy thase miell, duan pune ne shtet me çdo kusht qe ne fakt te mos punojne, por te marrin ryshfete duke rjepur popullin.
      Me keta njerez mbahet me kembe PDja, me keta njerez mbahet me kembe LSIja, dhe ka plot edhe ne Partine Socialiste. Keta njerez pa moral qe shesin Jo vetem voten, por edhe gruan, edhe bythen e tyre per pak pozite, na shumezojne me zero ne qe mundohemi me te drejte.

      Per sa kohe qe shumica e shqipetareve jane njerez te tille pa kulture dhe pa moral, nuk rregullohet gje.
      Po te ishin shumica e shqipetareve te ndershem, sot Edi Rama do t’i thoshte Ilir Kokelopes shko mbushu dhe do dilte vetem ne zgjedhje.
      Por nuk e ben dot sepse ekektoratit shqipetar nuk I ke bese. Ta shet voten kur te duash.
      Kemi nje mentalitet si Pakistani, Irani, Iraku, Afghanistani, vendet afrikane apo te Amerikes Latine.
      Duam te behemi vend perëndimor por kemi mentalitet prej Arabi.
      Kush eshte menyra e kalimit te kohes se amerikaneve? Basketbolli, bejzbolli ose futbollin amerikan.
      Kush eshte kalimit I kohes kombetar ne Britani? Jane ose futbolli ose ragbia. Mbremjet I kalojne neper pabe me shoqërine, ose neper klube private me gjithe familjen.

      Kush kalimit I kohes kombetar ne Shqiperi? Kafeneja, Ku te pasuriit bejne pazarlleqe, ndersa te varferit merren me politike. Dhe shumica nuk punojne.

      Dhe ne duam te behemi vend perëndimor me nje koqe si Petrit Vasili, hajdut si Ilir Kokelopa, kriminel si Sali Katunaro-kinezi, bedel si Lul Basha dhe frikacak si Edi Rama.
      Ja si thoni ju?

  2. Lennard says:

    Po dihet se LSI ben te pamunduren per te sabotue Vetingun .Kane hallin e Like Floririn dhe te Xhades se Tij .Po iu hapen petet byrekut ata dalin njesoj si Sale-Serbi dhe Lul-Hajduti

  3. Bardhi Tolabi says:

    Me gomere se keta LSI-stat nuk jane as PD-istat.Ky supergomari,minister i drejtesise,kur e pyesin:ne se mund te ngrihen komisionet e Vetingut pa pranine e PD-se,pergjigjet:duhet te konsultoni ligjen se cfare thote…
    Ne kete “sqarim” dalin dy preobleme:
    Se pari,gazetari nuk eshte njohes i ligjes,prandaj kerkon prononcimin e ministrit te drejtesise,se si do veprohet ne kete rast.Ministri nuk eshte i zoti te beje sqarimin perkates,eshte nje zero me xhufke ne kete fushe…
    Se dyti,e di se si mund te veprohet,por nuk ja mban te prononcohet,sepse nuk ka folur kapo Like floriri,ose mbahet ky qendrim se nje qendrim karagjozesh,dallkaukesh dhe delenxhinjsh qe nuk dine se si te veprojne:T’ja prishin PS-se vene ne te s’emes.T’ja prishin Sali-Lulushes,nuk dine si do dalin ne zgjedhej dhe mund te mbeten ne opozite dhe ju duhet te kerkojne mbeshtetjen e njeri tjetrit…
    Dhe se fundi,jane aq te pacipe e aq mendjemedhenj,sa thone se jane votat e LSI-se qe Vetingu eshte nje ligj qe po zbatohet.Harron harraqi qe ate ligj e kane votuar 140 deputete.Pervec deputeteve te PS-se,deputetet e tjere e votuan prej frikes dhe presionit te ambasadorit Amerikan.Per me teper,jane lojrat e mbrapeshta te LSI-se qe vazhdon te beje e te mos gjejne rruge zgjidhje problemet e ligjeve per zbatimin e Vetingut…
    Populli ju ka njohur tashme,o Like Vasili,por Likja kur e sheh se ju del boja ju heq karrigen,sic ja hoqi Manjanit.Edhe ti asaj rruge je nisur…
    Vetingu do e shkermoqe edhe partine e Likes,sic do te shkermoqe dhe PD-ne e Saliut…

  4. tekniku says:

    ju zagaret e LSI e keni kuptuar esencen e firmosjes se peticionit ndaj e kundershtoni.Firmosja e peticionit ne shifra te medha tregon se nga anon elektorati per zgjedhjet e aedhshme qe do te behen me PD apo pa te.

  5. Devolliu says:

    Like Floriri, hajduti me çizme e me bllok është ideatori i çadrës së Lul “Skanderbegut” pasi Reforma e Drejtësisë Liken, Salushin e Lul-ushin i dërgon në burg për vjedhjet, vrasjet, krimet e tradhtitë që kanë bërë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje