FIFA “kërcënon” Trump e SHBA

10 Mars 2017, 14:13Sport TEMA

Linja e ashpër e presidentit Donald Trump për emigracionin mund t’i kushtojë SHBA që kërkojnë organizimin e Botërorit të Futbollit të vitit 2026.

FIFA, nëpërmjet presidentit të saj Gianni Infantino, ka deklaruar se nëse administrata Trump nuk do të anulojë vendimin për të ndaluar emigrantët nga vendet me shumicë popullsie myslimane, atëherë kandidatura e SHBA për të pritur Kupën e Botës në futboll nuk do të merret parasysh. Sipas Infantino, masa e ndërmarrë nga Trump nuk përputhet me normat që kanë të bëjnë me vendet që organizojnë evente të një rëndësie të madhe siç është Botërori i Futbollit.

Ndërkaq, nga SHBA ka ardhur kundërpërgjigja në lidhje me këtë çështje duke qenë se ky vend kërkon edhe organizimin e Lojërave Olimpike të vitit 2024 me Los Angeles që është në  garë me Parisin.

Presidenti i Komitetit Organizativ të këtyre Lojërave, Gene Sykes deklaroi se Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump do të bëjë përshtatjet e duhura për politikën e emigracionit në mënyrë që t’u sigurojë personave dhe sportistëve lëvizjen e lirë në drejtim të këtij vendi.

“Trump ka shumë dëshirë që Lojërat Olimpike të zhvillohen në SHBA dhe administrata e tij është gati të bëjë gjithçka për të lejuar lëvizjen e lirë të sportistëve që do të marrin pjesë në ngjarjet sportive që do të mbahen në këtë vend dhe këtu përfshihet dhe futbolli”, tha Sykes në një intervistë për Reuters.

Qyteti i Los Angelesit do të kërkojë të presë Lojërat olimpike për të tretën herë në historinë e tij pas viteve 1932 dhe 1984. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar do të marrë vendimin përfundimtar në lidhje me vendin organizator të këtij evenimenti në shtator.

2 komente në “FIFA “kërcënon” Trump e SHBA”

  1. Te fala gazetarucit says:

    “kercenon” me thonjeza do te thote sipas shqipes se shpellareve gazetaruce “do t’i haje mutin” trumpit

  2. Te fala gazetarucit says:

    “kercenon” me thonjeza do te thote sipas shqipes se shpellareve gazetaruce “do t’i haje mutin” trumpit
    kush ishte ai budall qe i genjeu keta per perdorimin e thonjezave!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje