FOTOT e papublikuara kur Tritan Shehut i fusnin preshin në Lushnje. Apollon Baçe: Greqia do merrte jugun e Shqipërisë, po të mos ndërhynte Turqia

10 Mars 2017, 09:18Politika TEMA
FOTOT e papublikuara kur Tritan Shehut i fusnin preshin në Lushnje. Apollon

Si i mbuloi media ngajrjet e vitit 1997? 6 gazetarë nga më të njohurit në vend kanë dhënë opinionet e tyre për atë që ata kanë mbuluar gjatë asaj peiorudhe. Pas 20 vjetësh Rudina Xhunga e gazetës “Koha Jonë”, Gent Shkullaku fotoreporter i gazetës “Koha Jonë”, Ilir Kadia gazetar i BBC, Apollon Baçe gazetar i “Deutche Welle”, Arben Rrozhani, gazetar i gazetës “Albania” dhe Fejzo Subashi gazetar i gazetës “Intervistë” dhanë opinionet e tyre të ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku për atë që ka ndodhur në vititn 1997.

Rudina Xhunga, ish-gazetare e gazetës “Koha Jonë

Ngjarjet e vitit 1997 ishin marrëzi politike, marrëzi shoqërore dhe marrëzi kolektive. Kur raportoja ngjarjet e vitit 1997 i shikoja si dëshmitare. Nuk gjykoja shumë. Unë mendoja se pas vitit 1997 ne do vinim mend. Por mesa duket nuk kemi vënë mend. Ne jemi një komb që nuk pranojmë të rritemi. Njerëzit që nuk besonin Sali Berishën, besonin te gazeta “Koha Jonë”. Nëse do flisnim kundër piramidave, njerëzit nuk do na besonin. Mendoj se në këtë pikë jemi bashkëfajtorë. Ne jemi popull luftarak që nuk ia ka besën vetes dhe do mbrohet. Njerëzit në atë kohë krenoheshin me armët. Ky shpërthim ndodhi edhe në vititn 1991. Ne jemi shkatërrues. Duam ta shkatërrojmë veten. Ne jemi vend i turpshëm. Sali Berisha nuk bëri gjë tjetër veçse kalëroi turpin. Dëshira ime si gazetare është të mos shoh më ëndrra me Sali Berishën.

Ilir Kadia, ish-gazetar BBC-së

“Ne kemi qenë të marrë atë vit. Madje edhe ne gazetarët kemi bërë gabime. Në raste të veçanta nuk jemi treguar të kujdeshëm. Kam mbuluar me dhjetra ngjarje, protesta, krime dhe sot nuk arrij ti perceptoj dot. Në mendje më ka mbetur ndjekja që turma e egërsuar e njerëzve i ka bërë një burri në Lushnje dhe në një moment ai u pengua. Turma e qëlloi me gurë pa mëshirë. Për pak minuta trupi i tij u mbulua me gurë. Ai u masakrua përpara syve të mi. Nuk e di fatin e tij, por me atë që pashë nuk besoj nëse shpëtoi. U bë shumë mirë që u arrit marrëveshja e 9 marsit mes forcave politike dhe kjo I dha zgjidhje situatës. Kush thotë të kundërtën gabohet rëndë. Pse me kë do bëhej marrëveshja, me Komitetet e Shpëtimit?

Apollon Baçe, ish-gazetar i radio “Deutsche Welle”

“Nëse kryeministrja e Turqisë Tansu Çiller nuk do jepte ultimatumin e famshëm, Greqia do kishte marrë jugun e Shqipërisë deri ën Shkumbin. Patjetër shërbimet sekrete të huaja kanë patur dorë në vitin 1997. drejtori I CIA-s George Tenet ka qenë 4 herë në Jug të Shqipërisë gjatë asaj periudhe.

Arben Rrozhani, ish-gazetar i gazetës “Albania”

“Kemi qenë bashkëvuajtës por jo fajtorë. Ne si popull kemi memorie shumë të shkurtër. Për shembull çadra aktuale e politiëks është reminieshëncë e çadrës së vitit 2010”.

Gent Shkullaku, ish-fotoreporter i gazetës “Koha Jonë”

“Ishte shumë e vështirë të punoje në atë kohë. Mbaj mend që një ditë na dolën maskat. Madje në Tiranë. Ishte e tmerrshme. Por më shumë në menje më ka mbetur marrja peng e Tritan Shehut. Sot po publikoh për herë të parë 7 fotografi nga ai moment. Duket qartë që personat e kanë marrë penn. Një prej tyre po e qëllon me presh në kokë, ndërsa unë e fotografova. Ishte një situatë e pabesueshme”

Fejzo Subashi, ish-gazetar i gazetës “Intervista”

“Ne kemi inat me veteveten por nuk dimë ku e nxjerrim. Mendoj se prandaj ndodhi edhe kjo marrëzi. Në Përmet ndodhi vëretë luftë civile. U vranë 6 njerëz të pafajshëm. U vra kryetari i Këshillit të Qarkut. U vra në zyrë gjatë mbledhjes?”

Ndërkohë, në emision janë shfaqur edhe disa foto të rralla, të momenteve të pengmarrjes së Tritan Shehut në Lushnje.

21 komente në “FOTOT e papublikuara kur Tritan Shehut i fusnin preshin në Lushnje. Apollon Baçe: Greqia do merrte jugun e Shqipërisë, po të mos ndërhynte Turqia”

  1. Klimax says:

    Po na e tregoni dhe vertetoni kete “ultimatum te famshem” te kryeministres turke qe paska “shpetuar” Jugun e Shqiperise nga Greqia!
    Kur askush ne Greqi, as Presidenti i saj, as kryeministri i vendit, as parlamenti grek, as ministri i mbrojtjes, as media, as ndonje gjeneral apo person tjeter ne Greqi nuk kishte shprehur ndonje “ide” per marrjen e Jugut te Shqiperise dhe mbi te gjitha jo vetem qe nuk kishte ndonje organizim te ushtrise greke ne afersi te kufirit me Shqiperine, por ishte ky shtet qe lejonte ne ate periudhe (pa dokumenta) qindra e qindra shqiptare te kalonin kufirin dhe sigurisht duke dhene nje ndihme te madhe humanitare per kurimin e te plagosurve dhe te sumureve shqiptare ne spitalet greke, atehere nga dalin keto “lajme te famshme” e provokuese??!!
    Nje ngjarje qe ka ndodhur vetem 20 vite me pare dhe eshte kaq e fresket ne memorjen tone qe e kemi perjetuar, eshte sharlatanizem qe media shqiptare vazhdon e bombardon me kete propagande te ndyre dhe krejtesisht fallco!
    Mos u beni me shume qesharaker me keto shkrime idiote!

    1. flamur says:

      klimax sa per turqin jam dakort, sa per shqiptart dhe kurimin e shqiptarve dhe lejimin e tyre, separi as njeher nuk u lejuan, dhe se dyti nuk u kuruan….lejimi ishte fshehrazi neper male,,20% e tyre kan henger plumb nga ushtaret grek, e kshu me radhe!

      1. Labi says:

        e ke gabim o bukeshkale. ngjarjet jane sic i thote klimax, greket hapen shtepite, shteti i tyre hapi kufijte, ne gjirokaster jepeshin mbi 500 viza perdite.. sigurisht qe troppokanet e te tjere jo nga gjirokastra paguaminvnen dore. shume greke dhe gjirokastrite bene leke keshtu.
        shteti grek kerkoi vetem qe te mos vroteshin dhe grabiteshin minoritaret.

    2. nacionalisti says:

      Je komplet gabim i nderuar Klimax

      Greqia ishte nje nga aktoret e asaj ngjarjeje dhe te gjitha deklaratat e te gjitha mediave te asaj kohe, pra mediave greke, po pregatisnin opinionin grek per te justifikuar nderhyrjen ushtarake ne shqiperi nen etiketimin “mbrojtjen e jetes te vellezerve greke, e cila nuk garantohej dot nga shteti grek”. Ne kete loje ishte perfshire shteti greke, agjencite e inteligjences dhe nje rol te rendesishem luante dhe kisha greke bashke me agjentin e saj ne Tirane, Janullatos. Ne momentin qe shteti grek afroi divizionet ne kufi me Shqiperine, dhe kjo eshte e vertetuar, doli ne konference per shtyp ish-kryeministrja turke Tansu Ciller, dhe tha me pak fjale: Nese futet nje ushtar grek, 1 meter ne territor shqiptar, fjala Ballkan, merr nje dimension te gjere.

      Gazeta “Eleftero Tipos” 25 Shkurt 1997

      “Çeshtja kritike e vorioepiroteve”

      “E njejta gje me ate te Qipros eshte edhe ajo e verioperiteve per te cilet shteti grek duhet te jape zgjidhje te plote – ka theksuar ish ministri Sotir Kuvelas ne Vatren Epirote, me rastin e peevjetorit te çlirimit te Janines. Sotir Kivelas theksoi se qellimi kryesor per tu realizuar eshte kthimi dhe vendosja e “vorioperitoeve” prane vatrave te tyre ne kojhen kur po realizohet demokratizimi ne Shqiperi.

      Dy miliard dhrahmi qe merr Idhrima Palinostundun (Instituti I Ndihmave) nga njezet miliarde qe kerkojne per zhvillimin fillestar te programit te saj jane “therrime” ne lidhje me parate qe shpenzohen ne raste te tjera.”

      Gazeta “Pondiqi” 25 Shkurt 1997

      “Te nderhyjme menjehere! Te pambrojtura varret e ushtareve grek ne Shqiperi”

      “Grupe varresh te ushtareve greke te cilet u vrane ne luften italo – greke ndodhen ne jug te Shqiperise. Ne fshatin Bularat u gjend nje grup varresh me pesedhjete ushtare greke. Ndersa ne Kelcyre u gjenden eshtrat e pese ushtareve te vrare greke te cilat u bene te njohura nepermjet te ambasades greke ne Tirane. Per kete aresye duhet te formohet komiteti I perbashket greko – shqiptar I cili do te merret me ndertimin e varreve te medha ne Jug te Shqiperise dhe ti nderoje ata si heronj.

      E njejta kerkese eshte bere ne drejtim te Shqiperise nga pala gjermane per grumbullimin e eshtrave te ushtareve gjermane te cilet u vrane gjate terheqjes se ushtrise naziste.”

      Axhensia e lajmeve ANA 5 Mars 1997

      “Greqia ben thirrje per nje qeveri te unitetit kombetar ne Shqiperi me qellim qe te kapercehet kriza. Greqia beri thirrje per formimin e nje qeverie te unitetit kombetar ne Shqiperi me pjesmarrjen e te gjitha forcave politike te vendit si oferte per te gjetur nje zgidhje per krizen e ashper ne vendin fqinj. Duke shprehur shqetesim per zhvillimet e fundit ne Shqiperi, zedhenesi I qeverise Reppas tha se Athina eshte duke bere perpjekje serioze per te ndihmuar ne nje zgjidhje per dhunen dhe mungesen e stabilitetit qe ka perfshire pjesen jugore te ketij vendi. Kriza eshte ekonomike dhe politike, prandaj kerkohet nje zgjidhje politike me pjesmarrjen e te gjitha forcave nepermjet te dialogut” tha Reppas. Kryeministri Kostas Simitis nga ana e tij zhvilloi nje takim urgjent naten e kaluar me udheheqesin e opozites kryesore, Demokracia e Re, Militiadhis Evert, ndersa me vone Kryeministri kryesoi mbledhjen e qverise per çeshtjet e jashtme dhe te mbrojtjes (KYSEA) I cili u perqendrua mbi situaten ne Shqiperi. Perveç kesaj, Zv. Ministri I jashtem Kranidiotis pati nje takim me Ambasadorin Shqiptar ne Athine gjate te cilit beri nje demarsh qe kerkon mbrojtjen e minoritetit grek ne ate vend. Nga ana e tij, Ministri Plotesues, George Papndreu zhvilloi takime te veçanta me ambasadoret e partenereve te BE – se ne Greqi si dhe ambasadoret e ShBA – ve dhe te Rusise. Zedhenesi Reppas tha se qeveria ishte e shqetesuar mbi fatin e udheheqesit socialist Fatos Nano.”

      Gazeta “Stohos” 05 Mars 1997

      “Oficere Vorioperote drejtojne kryengriteresit: e Kiço Mustaqit, ish Minister I Mbrojtjes I Shqiperise. Ngrihet flamuri dhe shpallet automomia ne Himare e Tepelene. Shtabi i andarteve te Epirit te veriut ben thirrje: “Tani autonomi, mos na tradhetoni prape”

      Trqind te rinj nisen nga Athina per ne Sarande ne duart e autonomisteve greke prape Epiri I Veriut. Gati ushtria jone te nderhyje. Flamuri I autonomise se Epirit te Veiut u ngrit parpe ne Himare, Tepelene. Ngritja e flamurit çlirimtar vetem 15 dite pas pervjetorit te shpalljes se autonomise (17 Shkurt 1914) us hoqeruar nga thirrjet e shtabit drejtues te andarteve te Epirit te Veriut te cilet ftojne helenizmin qe te mbeshtese veprimet e autonomisteve. Iu behet thirrje edhe politikaneve tanee qe te mos na pengojne dhe te mos na tradhetojne perseri. Oficeret tane vorioepirote, dikur nen arme ne ushtrine shqiptare tani po e marrin situaten ne dore. Ata po marrin nen kontroll anije luftarake te Shqiperise. Oficeret tane vorioepirote jane te pergatitur per kete gjendje. Ushtria jone ndodhet ne Gjirokater. “Gati planet, kjo eshte kerkese e oficereve. Te mos kundershtojne politikanet!”

      Kanali Televiziv “Mega” 5 Mars 1997, lajmet e ores 14:00

      “Sot grupe te armatosura neJug te Shqiperise ngriten per here te pare flamurin e Vorio Epirit. Ata kerkojne ndarjen e pjeses se jugut nga pjesa tjeter e vendit duke filluar nga Tepelena duke shpallur keshtu edhe autonomine e jugut te Shqiperise. Sot popullsia e Sarandes eshte ngritur me arme dhe te gjithe deklarojne njezeri se jane te uritur dhe kerkojne furnizim me buke dhe uje nga Korfuzi. Gjithashtu kryengritesit shprehen se nese do te filloje kryengritja edhe ne Gjirokaster atehere pothuajse gjysma e Shqiperise do te kontrollohet nga populli i armatosur i jugut. Problemi i hershem i Shqiperise ka qene ai veri-jug. Shiperia ndahet ne mes nga lumi Shkumbin i cili ka bere ndarjen e vendit ne baze te perkatesise fetare, dhe gjuhesore. Keshtu kriza aktuale ne Shqiperi eshte perqendruar ne jug te Shqiperise ku popullsia eshte greqisht folese.

      Axhensia e lajmeve ANA 6 Mars 1997

      “Gjate konferences per shtyp te dites se djeshme te mbajtur nga Zedhenesi i Qeverise Z. Dimitris Repas u fol mbi kerkesen e Z. Simitis ndaj qeverise se Tiranes ne lidhje me shqetesimin e Greqise Per mbrojtjen dhe pronat e komunitetit etnik grek ne Shqiperi si dhe rendesine qe ka ky minoritet ne marredheniet midis Athines dhe Tiranes.

      Sipas Z. Repas, Kryeministri Simitis i ka kerkuar Tiranes zyrtare qe minoriteti te mbetet aty ku sot ndodhet dhe te begatoje. Gjithashtu ai hodhji poshte zerat se pgergjegjesia Per trazirat ne Shqiperi bie mbi minoritetin grek atje.

      Po keshtu zedhenesi Repas tha se Ministri i Mbrojtjes Akis Tsohatzopoulos ka qene ne kontakt me homologun e tij ne Tirane dhe i ka kerkuar ketij te fundit rendesine e mosperfshirjes se ushtrise ne asnje iniciative qe mund te acaroje situaten. Z. Tsohatzopoulos ne takimin e djeshem te Partive Socialiste Europiane ka ngritur idene e presionit qe duhet te ushtrohet ndaj Tiranes zyrtare per lirimin nga burgu te udheheqesit te Partise Socialiste Fatos Nano.”

      Kanali Televiziv “Sky” 6 Mars 1997, lajmet e ores 17:00

      “Para disa minutash kane dale nga mbledhja kreret e grupeve te armatosura te Sarandes, te cilet kane vendosur te sulmojne sonte ne darke Gjirokastren. Ata nuk do ti leshojne postoblloqet si dhe presin me padurim gjyqin e sotem popullor qe do tu behet tre roberve te kapur ne sheshin kryesor te Sarandes te cilet thuhet se jane punonjes te SHIK-ut dhe me perkatesi veriore.”

      Gazeta “Dimokratiko Logos” 7 Mars 1997

      “Kryetare e partive te opozites shqiptare do te takohen ne Strasburg”

      “Gjate punimeve te Parlamentit Europian, ne Strasburg, ne datat 10 – 15 Mars do te takohen kryetaret e te gjitha partive politike shqiptare te opozites pas inisiatives se eurodeputetit Aleko Alavanos e cila u mireprit edhe nga grupet e tjera politike te parlamentit. Ne kete takim do te marrin pjese: Fatos Lubonja, Rexhep Mejdani, Neritan Ceka, Petrit Kalakula dhe Skender Gjinushi. Nder te tjera keta perfaqesues do te marrin kontakte me z.Van Mirlo, Van Der Brouk si dhe kryetaret e grupeve politike te parlamentit Europian”.

      Gazeta “Elefteri Ora” 7 Mars 1997

      “Kerkojme historine tone, Z. Simiti.–Pergjigje e popullit grek ndaj deklarimit te Simitis – nuk kerkojme asgje”

      “Per me shume se tre ore, vazhdoi mbledhja ne Shtabin e Pergjithshem nen drejtimin e kryeministrit Simitis, ne te cilin u shqyrtuan problemet e programeve te armatimit dhe te zhvillimeve ne Shqiperi. Nderkohe u bene edhe emerimet e reja ne kete shtab.

      Ne nje kohe qe populli grek po ndjek me agoni valen e dhunes qe ka shperthyer ne Epirin e Veriut, nga grupe te armatosura ndaj grekerve te rajonit, ne nje kohe qe I gjithe opinioni shpreh shqeteaimin peer jeten e pronat e epiroteve te veriut, te vellezerve tane, ne nje kohe qe Sali Berisha flet per banore te jugut, te nxitur nga faktore te huaj, duke lene te kuptohet qarte se ben fjale per epirotet e veriut, te cilet ne te veertete jane viktimat, qeveria greke luan rolin e spekttorit te thjeshte. Vete Simitis deklaroi publikisht se “nuk kerkojme asgje” gje e cila do te thote se helenizimi I Epirit te Veriut nuk ka se c’te prese nga Greqia. Ne I bejme thirrje kryeministrit dhe gjithe udheheqjes politike te vendit: “Jo, jo zoterinj,populli grek kerkon historine e tij; kerkon me cdo kusht mbrojtjen e epiroteve te veriut dhe pse jo edhe autonomine e Epirit te Veriut e cil ne nje menyre ose nje tjeter eshte bere realitet ne Protokollin e Korfuzit te vitit 1914. Pyetja qe del nga goja e cdo greku eshte: Ne se ne vend te Greqise do te ishte Turqia, Izraeli, Britania apo dikush tjeter, a do te lejonte qe te ndodhte nje gje e tille, sic po ndodh me nje pjese te kombit tone.

      Ne nje deklrate te sajen SFEVA, pasi ve ne dukje ‘situaten e veshtire ne te cilen ndodhet Epiri I Veriut, iu ben thirrje te gjithe epiroteve te veriut te kthehen ne “vatrat” e tyre per te mbrojtur pronat e vendin e tyre.

      Ne kete moment te veshtire – thekson deklarata – vete epiriotet e veriut duhet te marrin pergjegjesine e fatin ne duart e tyre.”

      Gazeta “Ta Nea” 7 Mars 1997

      “Pergatisin kampe ushtarake per te ikurit nga Shqiperia”

      Gazeta “Stohos” 7 Mars 1997

      “Partia Demokratike po mundohet te binde njerezit se te gjithe oficeret minoritare, te liruar nga detyra jane ata qe drejtojne kryengritjen ndaj Shqiperise. Numri I tyre I kalon te katerqintet. Kete gje e bejne per te rritur urrejtjen ndaj minoritetit te shkakrojne hakmarrje ndaj tij dhe ne nje moment te duhur, te kalojne ne veprime me tragjike.”

      “……….Treqind epirote te veriut te rinj do te hyjne ne Shqiperi per te mbrojtur helenizmin.”

      “E shpallen autonomine ne Himare e Tepelene”. “Ne duart e grekeve autonomiste, perseri Epiri I Veriut” dhe “Na ndihmoni, na ndihmoni, njemije here na ndihmoni”.

      Gazeta “Maqedonia e Selanikut” 7 Mars 1997

      “Thirrje e mitropolitit te Drinopulit: Kemi nevoje per nderhyrje te menjehereshme, per mbrojtjen e minoritetit grek”. “Mitropoliti Andreas I Drinopulit drejton thirrje per permbushje te borxhit kombetar.”

      Kanali Televiziv “Antena” 7 Mars 1997

      “Sot paradite ne residencen qeveritare “Megaro Maksimo” zonja Simitis u takua me bashkeshorten e ish-Kryeministrit Fatos Nano Znj. Rexhina Nano, takim i cili zgjati reth gjysem ore. Ne biseden e zhvilluar midis dy zonjave, Znj. Simitis i shprehu Zonjes Rexhina Nano, mbeshtetjen e Greqise per lirimin e burrit te saj te burgosur ne nje nga burgjet e Tiranes. Nga ana e saj Znj. Nano, kerkoi mbeshtetje edhe me te madhe nga pala greke per lirimin e burrit te saj, si i vetmi udheheqes qe mund te zbuse situaten e renduar ne vend, dhe si i burgosur politik i keqtrajtuar ne burgjet shqiptare. Znj. Nano shtoi se ne rast te lirimit te burrit te saj nga burgu i Tiranes, burri i saj do te bashkepunoje me qeverine e Athines per zgjidhjen sa me te shpejte te krizes ne Shqiperi dhe mos*lejimin e prekjes se minoriteti grek ne jug te Shqiperise. Gjithashtu ajo falenderoi Qeverine Greke dhe kryeministrin Simitis e Ministrin e Puneve te Jashtme Pangalos, per presionin qe kane ushtruar ndaj qeverise aktuale te Tiranes per masat e sigurise ndaj jetes se Z. Nano dhe largimin e tij nga burgu i Tepelenes ne ate te Tiranes.”

      Kanali televiziv “Ekai” 08 Mars 1997

      “Ne Sarande u zgjodh komandanti I policise I forcave rrebele. Po keshtu jane bere zgjedhjet per pushtetin lokal. Ka filluar puna per pastrimin e qytetit. ”

      Kanali Televiziv “Tele Nora” 08 Mars 1997, lajmet e ores 17:00

      “Vorio Epiri”

      “Populli I Vorio Epirit duhet te ngrihet vete per te fituar autonomine. Greqia nuk mund te nderhyje zyrtarisht per arsye te rrezikut te nje sulmi te mundshem nga ana e Turqise ne mbojtje te aleateve te tyre historik.”

      Kanali Televiziv “ET1″. 08 Mars 1997

      Interviste e deputetit Thoma Miço

      “Gazetari: Si e keshilloni elektoratin tuaj te veproje ne lidhje me urdherin per dorezimin e armeve deri neser ne mengjes;

      Z.Mico: Nuk deshiroj t’i pergjigjem kesaj pyetje. Une jam deputet I nje zone ku elektorati im eshte 90 % minoritet. Ne i keshillojme kryengritesit te ruajne gjakftohtesine.”

      Kanali Televiziv “ANTENA” 08 Mars 1997 lajmet e ores 14:00, 18:00

      “Vazhdojne edhe sot luftimet e pergjakshme per te marre “Argjirokastron”, midis popullit te armatosur dhe forcave pro-qeveritare te derguara nga Tirana. Populli i Argjirokastros kerkon hapur e me te drejte autonomine e Vorio Epirit. Eshte momenti me I mire historik per te marre ate qe kemi enderruar.”

      Kanali televiziv “Ekai” 08 Mars 1997

      Ne Sarande u zgjodh komandanti I policise I forcave rrebele. Po keshtu jane bere zgjedhjet per pushtetin lokal. Ka filluar puna per pastrimin e qytetit.

      CNN International 8 Mars 1997

      “Interviste me Ministrin e Jashtem te Greqise Z. Pangalos”

      “Ne rradhe te pare Greqia duhet te mbroje komunitetin qe ka ne jug te Shqiperise te cilin ne e quajme Vorio-Epir, dhe me pas duhet te mundohemi te marrim pjese ne zgjidhjen e krizes ne Shqiperi.”

      Gazeta “To Vima” 09 Mars 1997

      “Shtetesi e dyfishte per greket e Shqiperise”

      “Qeveria greke po shqyrton çeshtjen e dhenjes se dyshtetesise greke, te gjithe grkerve te Shqiperise. Si organi kompetent, Ministria e Brendshme I ka parashtruar Ministrise se Jashtme kerkesen per dhenjen e dyshtetesive. Kjo ka karakter te thelle politik dhe do te zgjidhet nepermjet te bisedimeve te drejtperdrejta me qeverine shqiptare sapo atje te rregullohet situata. Zevendes Ministri i Brendshem, Z.Papadhimas ka rene dakort me dhenjen e shtetesise se dyfishte dhe sapo te jepet drita jeshile per kete gje, sherbimet e kesaj ministtrie do ta zbatojne ate. Deri tani çdo shtetesi e dhene per grket e Shqiperise eshte dhene pas nje studimi te hollsishem, ndonese kjo ka ndodhe mjaft rrale. Te vetmit qe mund ta fitojne kete te drejte me me pak veshtiresi jane ata te cilet mund te vertetojne se kane qene te persekutuar politikisht ose per arsye fetare gjate rregjimit komunist deri me 1989. Ne te njejten kohe Ministria e Brendshme po pergatit nje projektligj per kodofikimin e rregullave te dhenjes se shtetesise se dyfishte, gje e cila do te lehtesoje punen e sherbimeve per te arritur kete qellim. Nuk do te kete ndryshim te procedurave ligjore, pra do te veprohet si me pare. Edhe greket e Qipros dhe ata te Stambollit e fitojne kete te drejte vetem pasi te kene mbushur dhjete vjete qendrimi ne Greqi. Lehtesia e vetme rezervohet per femijet te cilet mund te perfitonin ate vetem me nje kerkese te thjeshte prane ambasades apo konsullates greke ne vendin ku gjindet.”

      Kanali Televiziv “SKY” 09 Mars 1997

      “Interviste e Everts, Kryetar i Partise Demokracia e Re”

      “Korrespondenti: Çfar duhet te beje qeveria greke per te ndihmuar demokracine ne Shqiperi dhe minoritetin grek atje?

      Everts: Demokracia ne Shqiperi kerkon kohe qe te vije. Persa i perket çeshtjes se grekeve qeveria greke duhet t’ja beje te qarte qeverise shqiptare se ne qofte se do te preket minoriteti grek atehere ajo do te kete te beje me Greqine dhe duhet t’i kujtojme asaj se sa shume e kemi ndihmuar. Duhet qe kryeministri te mbaje kontakte te vazhdueshme per keto probleme. Mendoj se Simitis duhet te shkoje ne Tirane. Duhet qe ai te shkoje patjeter, sepse ne rast se nuk shkon kryeministri yne, atehere do te shkoje kryeministri italian. Ky do te jete nje gabim i madh per ne. Nese kryeministri do te niset per ne Shqiperi, une do te shkoj patjeter me te. E them kete sepse nuk behet fjale per ceshtje mardhenjesh partiake por per interesat greke.”

      Kanali Televiziv “ANTENA” 10 Mars 1997

      “7 qytete jane tani ne duart e kryengritesve: Gjirokastra, Saranda, Delvina, Himara, Vlora, Tepelena, dhe Memaliaj. Synimi i ketyre forcave eshte qe te marrin nen kontroll Fierin dhe Ballshin. Ne kete menyre ato do te kontrollojne gjithe Shqiperine e Jugut.”

      “Interviste me vellain e peshengritesit Piros Dimas”

      “Une po pres ta di se si do te zgjidhet çeshtja. Jam gati te shkoj e te ndihmoj patriotet e mi. Qe kur erdhi Berisha ne pushtet u pergatit lufta midis veriut e jugut, pasi siç dihet veriu eshte me I varfer. Ai eshte perpjekur qe pasurite tona t’I marrin ata te veriut dhe kete e ka bere me fakte, jo me llafe, pra me dokumente, me testament. Nje pjese e ketyre dokumenteve (librat e trashgimise se pasurise) jane zhdukur. Jam ne krahun e te krishtereve greke dhe shqiptare sepse edhe te krishteret shqiptare jane greke. Kete e di cdokush nga historia. Do te shkoj te luftoj atje.”

      Axhensia e lajmeve ANA 11 Mars 1997

      “Greqia e kenaqur pas marreveshjes se Tiranes- Rebelet fitojne qytete te tjera ne jug”

      Greqia ka shprehur te dielen kenaqesine e saj pas nje marreveshje te perfunduar ndermjet Presidentit Shqiptar Sali Berisha dhe partive te tjera te opozites pert’i dhene fund krizes qe ka goditur vendin prej me shume se nje jave. Marreveshja e perfunduar te dielen, pas dy dite bisedimesh dhe ndermjetesimi nga te derguarit europiane, ben thirrje per formimin e nje qeverie te perkohshme me pjesmarrjen e te gjitha partive, e cila do te kujdeset per zgjedhjet e pergjithshme elektorale qe do te mbahen ne qershor. Megjithate, revolta ne jug te vendit duket se u perhap dje, me rebelet qe nuk pranuan marreveshjen e shqyrtuar nga Presidenti Berisha, duke vazhduar thirrjet e tyre per dorehejen e Presidentit dhe corganizimin e ushtrise ne terheqje. Njoftimet thone se zonat e fundit qe rane ishin qyteti i vjeter i Beratit i braktisur pa lufte nga ushtria dhe qyteti I afert I Kucoves, ku banoret plackiten nje baze te forcave ajrore, njeri nga dy aerodromet me te rendesishme ne Shqiperi. Njoftimet nga Tirana tregojne se qytetet e Policanit dhe Çorovodes ne jug te kryeqytetit, ishin gjithashtu ne duar te rebeleve.

      Axhensia Rojter njofton se naten e fundit rebelet ne Vlore kane rene dakort te lene armet pas ndermjetesimit te diplomateve Italiane. Korespondenti I agjencise ANA nga kryeqyteti I Shqiperise, njoftoi se Zoti Berisha thirri nje takim urgjent te udheheqesve te partive politike ne perpjekjen e fundit per te ndaluar perhapjen e metejshme te rebelimit. Sipas te njejtit burim, Zotit Berisha I eshte bere propozimi qe opozita kryesore, Partia Socialiste te zgjidhte kryeministrin ne qeverine e perkohshme. Zedhenesi I qeverise Dimitris Reppas tha ne nje deklarate dje se Kryeministri Kostas Simitis I telefonoi Zotit Berisha te dielen ne darke dhe i shprehu kenaqesine e tij mbi arritjen e marreveshjes.”

      Zedhenesi reppas tha gjithashtu se ne kete telefonate kryeministri Simitis “theksoi nevojen e plotesimit te gjitha hapave ne gjetjen e nje zgjidhje perfundimtare dhe e siguroi Zotin Berisha per mbeshtetjen e Greqise ne perpjekjet e popullit shqiptar per arritjen e progresit, zhvillimit dhe demokracise. Zoti Reppas shtoi se Greqia “ne bashkpunim me BE-ne dhe forcat politike shqiptare, do te vazhdojne te bejne te gjithat perpjekjet e mundeshme ne ruajtjen e institucioneve, respektimit e te drejtave te njeriut dhe perparimin e vendit fqinj.”

      Zevendes Sekretari i Jashtem Yiannos Kraniditios, duke permbledhur takimin e tij te shtunen me Presidentin Sali Berisha, beri thirrje per vazhdimin e rrugeve diplomatike per zgjidhjen e krizes shqiptare. Duke folur per shtypin ne Tirane, pas takimit, zoti Kraniditios tha se ai kishte theksuar shqetesimin e Greqise per minoritetin grek etnik ne jug te Shqiperise. Sipas burimeve te informuara, zoti Berisha dhe Ministri i Jashtem i Shqiperise e siguruan ate se nuk kishte asnje problem te ndonje perfshirje te minoritetit grek ne konflikt.

      Kanali Televiziv Amerikan “CNN” 11 Mars 1997

      “Kriza Shqiptare thjeshte politike- jo problem etnik,- thote per CCN -in Pangallos:”

      Pangalos: —Rebelimi ne jug te Shqiperise nuk ishte per shkak te faktit se nje pjese e popullsise atje ishin greke. “Rebelimi eshte per shkak se)

      Axhensia e lajmeve ANA 12 Mars 1997

      “Shpejt pasi Berisha njoftoi naten e kaluar per emerimin e Kryeministrit te ri, zoti Pangalos beri pershkrimin e Bashkim Finos —si modest dhe te besueshem–.

      Zoti Pangalos theksoi se Greqia eshte kunder perfshirjes se nje force nderkombetare ne Shqiperi dhe e ajo preferon qe problemin ta zgjidhin vete shqiptaret. Ai shtoi se Athina ishte ne kontakt me te gjitha palet ne konflikt dhe ishte pergatitur te trajtonte çdo rritje te emigracionit ilegal nga Shqiperia, si dhe çdo kercenim te minoritetit etnik grek ose ndonje kerkese Per ndihme humanitare. Z. Pangalos shtoi se Greqia nuk ishte ne favor te nderhyrjes se nje force nderkombetare nese kjo mund te shmangej. Po ashtu Ministri i Puneve te Jashtme Pangalos mohoi para gazetareve se Italia i ka kerkuar Greqise te perjashtohet nga çdo force nderkombetare Per shkak te pozicionit te saj si vend fqinj.

      Pas vizites se tij ne Tirane Zv. Ministri i Puneve te Jashtme Z. Kranidiotis tha para gazetareve —…………ne rast te nje kercenimi te minoritetit grek ne Shqiperi, do te behet çdo levizje per ti mbrojtur nepermejt organizmave nderkombetare. Ne te njejten kohe ne do ta quajme Shqiperine pergjegjese per mbrojtjen e minoritetit. Shqiperia eshte e varur dhe vazhdon te varet ekonomikisht dhe politikisht nga Greqia.”

      Buletini “Athens News” 15 Mars 1997

      “………..Partia Komuniste Greke deklaroi sot se: —populli grek duhet te qendroje vigjilent dhe duhet te reagoje ndaj çdo nedrhyrje ushtarake ne Shqiperi, pavaresisht nese ne te do te perfshihet Greqia.

      Po keshtu Znj. Papariga, Kryetare e Partise Komuniste Greke deklaroi sot se: –vendimi i qverise greke Per te marre pjese ne dergimin e forces policore ne shumekombeshe ne Shqiperi do te ndihmoje ne ngritjen e nje sistemi Berishian, por pa Berishen. Ndersa Kryetari i Koalicionit te Majte ne Greqi u shpreh se —Jemi Per nje zgjidhje politike te shpejte ne Shqiperi. E vemja zgjidhje eshte largimi i Berishes.

      Greqia po ushtron presion Per nje zgjidhje paqesore te krizes ne Shqiperi, ne menyre qe te parandaloje nje mase te madhe rrefugjatesh dhe te siguroje qe komuniteti etnik Grek ne jug te jete i qete. Megjithate informacionet nga Shqiperia e Jugut thone se situata po keqesohet nga vjedhjet qe shkaktojne grupet e armatosura……. Nderkaq forcat greke te sigurimit jane ne gatishmeri te larte. Zedhenesi repas tha sot se:—Ne baze te zhvillimeve ne vendin fqinje çdo frike eshte e justifikueshme—duke dashur te lajmeroje per nje mundesi per lufte civile. Gjithashtu ai shtoi se: —-Bazuar ne disa komente se Presidentit Shqiptar Sali Berisha do ti jepet azil politik ne Greqi ne se ai e kerkon kete, asnje kerkese e tille nuk eshte bere nga Shqiperia. ”

      Kanali Televiziv “ET1″ 15 Mars 1997 lajmet e ores 21:00

      “Ne Tirane qarkullojne zera se Berisha ka dhene doreheqjen dhe eshte larguar nga Tirana. Ne aeroportin e Rinasit jane pare ushtare amerikane te cilet kane ardhur Per evakuimin e Berishes”

      Kanali Televiziv “ET1″ 15 Mars 1997 lajmet e ores 21:00

      “Interviste me ish-kryetarin e keshillit te rrethit te Sarandes dhe anetar i PBDNJ-se Z. Dhimiter Stefo”

      “Te gjitha kerkesat e kryengritesve jane plotesuar, u be doreheqja e qverise se Berishes, u krijua Qeveria e Pajtimit Kombetar, u be marreveshje Per zgjedhje te reja ne Qershor te ketij viti. Kerkesa e fundit e paplotesuar eshte doreheqja e Presidentit Berisha. Megjithate edhe kjo kerkese eshte plotesuar pasi kemi marre vesh se familja e tij eshte larguar nga Shqiperi dhe keshtu do te bej edhe ai vete.”

      Kanali Televiziv “ET1″ 15 Mars 1997 lajmet e ores 21:00

      (Lajm direkt nga Gjirokastra)

      “Ne Gjirokaster po festohet doreheqja e Berishes. Populli ketu e mesoi kete lajm nga kanalet greke. Ne çdo shtepi te jugut, ne çdo shtepi te Gjirokastres dhe Sarandes kuptohet lehte, se te vetmet kanale qe ndiqen nga te gjithe njerezit jane kanalet televizive greke dhe radiot greke. Lajmin per doreheqjen e Berishes ashtu si dhe shume te tjera njerezit ketu e mesuan nga kanalet greke. Kanali i vetem televiziv nuk ka asnje interes per tu pare nga populli. Sot Z. Gjolek Malaj deklaroi per kanalin tone se pas dy ditesh Berisha nuk do te jete me.”

      Gazeta “Elefteros Tipos” 16 Mars 1997

      “Xohaxopulos dhe gjeneralet kunder Pangalosit”

      “Trajtimi i çeshtjes shqiptare nga qeveria ka shkaktuar nje boshllek ne marredheniet Xohaxopulos- Pangalos. Kjo ka te beje me evakuimin e shtetasve te huaj nga Durresi, pavaresisht perpjekjeve te Z. Simitis per te marre ne dore drejtimin e Ministrise se Jashtme. Zv. Ministri i Puneve te Jashtme Kranidiotis shpreh se ka shenja autonomie ne jug te Shqiperise.”

      Gazeta “Ta Nea” 16 Mars 1997

      “Greqia kerkon doreheqjen e Sali Berishes”

      “Greqia eshte nje nder vendet qe ka marre inisiativa konkrete ne shume nivele per gjetjen e nje zgjidhjeje politike ne krizen shqiptare. Greqia e ka shprehur qarte dhe anon ne idene e doreheqjes se Sali Berishes. Nga ana e tij lideri konservator Everts, dekalroi se kryengritesit jane te vendosur per kete.”

      Kanali Televiziv “ET1″ 16 Mars 1997 lajmet e ores 16:00

      “Anija “Kaliopi” prone e epiroteve te veriut, u rrembye sot nga nje grup kryengritesish te armatosur dhe se bashku me nje numer te madh njerezish u nis drejt brigjeve te Italise.

      Lidhur me situaten ne Shqiperi Zedhenesi i qeverise Dimitris Repas tha sot para gazetareve se–Mendoj se levizja e Greqise ne kerkim te zgjidhjes se krizes shqiptare do te hap nje periudhe te re ne marredheniet shqiptaro-greke. Ne kete periudhe te re minoriteti do te rilin dhe do te marr fryme perseri.”

      Kanali Televiziv “ANT1″ 16 Mars 1997 lajmet e ores 14:00

      “Sot ne oren 9:00 te mengjesit, Kryetari i Partise Demokracia e re Miltiadhis Evert i shoqeruar nga ish-konsulli grek ne Gjirokaster Kristo Jakovi, kaluan kufirin shqiptaro-grek. Ata u priten nga konsulli i Greqise ne Gjirokaster Z. Niko Kanellos dhe paten nje takim rreth tre ore. Pas ketij takimi Z. Everts deklaroi para gazetareve: -Greqia nuk kerkon asgje nga asnje vend i Ballkanit. Greqia deshiron paqen dhe stabilitetin ne Ballkan. I gjithe helenizmi dhe te gjitha partite politike ndjekin politike kombetare te perbashket ne perballimin e situates ne Shqiperi. Mbeshtesim qeverine e Z. Fino perderisa kjo eshte zgjedhje e faktoreve politik ne Shqiperi, por Shqiperia duhet te kete shume shpejt kushtetuten e saj.

      Me pas Z. Everts pati takime me udheheqesit e kryengritesve Agim Gozhita dhe Gjolek Malaj.”

      1. grekofagos says:

        Te lumte nacionalist. Pergjigje e mençur dhe me fakte, por qe si gjithmone do te lexohet mbrapsht dhe, me keq akoma, “do te harrohet” nga greket e tipit “klimax”. siç eshte harruar per shembull qe zevendesministri i atehershem i jashtem i Greqise, Kranidhiotis (i vrare ne nje aksident ajror, nje, apo dy vjet me vone) erdhi tri here ne Shqiperi, ne jug, ku u takua me banditet qe pretendonin ndarjen e Shqiperise, Jugu me vete dhe Veriu me vete. Duke shkelur te gjitha rregullat diplomatike nderkombetare, çka detyroi Ambasaden tone ne Athine qe te dergonte note proteste ne Ministrine e Jashtme te Greqise.

    3. Dasareti says:

      E more”zoti””@Klimax”;Vetem nje gje te paska bere pershtypje nga theniet e ketyre gazetareve;ajo e ultimatumit! A thua se greqia(qeveria)e greqise do ta reklamonte invazionin ndaj shqiperise se jugut? A thua se greqia nuk i ka patur dhe nuk i ka,planet per pushtimin e shqiperise se jugut?Ti mund te thuash se greqia nuk ka edhe”Megaliidera”,nuk ka “ligjin e Luftes”me shqiperine,por ajo I ka! Turqia ka qene okupatori dhe shkaterruesi I kombit shqiptar per pese shekuj dhe ne nuk e harrojme ategje kurre. Mirpo,si I thuan nje shprehje:”Armiku I armikut tend eshte miku jend”.Kete”Miqesi”Turko- shqiptare,n’ai I kini”inponuar”,ne vitin 1997-en,ju Greko-Serbet.

    4. Anarko-Sindikalisti says:

      “Gabohesh” Klimax.
      Sikurse para rreth 600 vjetesh, Turqia ka bere vertet nje paralajmerim, por jo kunder atyre qe mendohet apo duan ta besojne. Njesoj si ne ate kohe, Turqia do te versulej edhe pse askush nuk i kercenonte keto troje e nuk e kishte ftuar kerkush, Dhe pastaj keta qe enderronin kete gje, do te provonin preshin. njesoj si baballaret e gjysherit e tyre. E mbas 200 apo 300 vitesh do te mund te arrinim perseri tek autonomia apo pavaresia. Sa per Greqine, mjafton te rikujtojme perfundimin e provokacioneve te gushtit 1949.
      P.S – Te fala Erdoganit.

    5. Mahmudeja says:

      Fotot jane montazh,nuk jane te verteta!
      Ndryshe do ishin botuar para 20 vjetesh!
      T.Shehu ka ngrene grushta dhe shkelma bytheve sa eshte shqepur ne Lushnje,ndersa ketu na del si “cub”!
      Pallavra!

    6. kevak says:

      Jo jo, mediat greke shprehnin shume ne ate kohe, madje dhe per reagim. E verteta qendron se qeni nga kafazi 50 vjecar doli. Mbylle njeriun 50 vjet do haje vetveten. Praktisht ishim popull i cmendur, shiko korene e veriut sot dhe e kupton. Me teper duhet analize psikoligjike e gjate. Ishim te marre dhe jemi akoma, jetojme me endrren, praktikisht me tipare skizofrenike. Nuk duam te shkeputemi nga irealiteti. Edhe atehere donim nje enderr. Media ka qene instrument i politikes, lolo e saj. Loje e saj, ngjizje e saj, nuk mund te thoshte te verteten, ajo deshtoi ne misionin dhe funksionin e saj, caheshin e ndaheshin mediat e huaja per ne kurse vete media jone ne 90% te rasteve deshtoi plotesisht. Koha jone ka qene ne sherbim dhe instrument i politikes, i njeanshem. Me kujtohet nje shkrim i Apolon Baces, ALBARADO, lexojeni e do kuptoni kundershtimin e nje personi kundrejt nje populli enderrimtar te terbuar dhe te cmendur. Vete intelektualet apo elita ne te shumten e rasteve u be pre e indokrinimit te kultures se saj 50 vjecare. Shume thjesht, po te abalizohet mbyllja e individit shoqerise psikologet thone se ska rruge tjeter pervecse cmendise, antropologet thone se mund te shkaterrohej dhe koncepti shtet.

    7. Vojo Kushi says:

      Gent Shkullaku eshte mashtrues!
      Une kam qene ne ate moment midis 4-5 veteve te pare qe e priten Tritanin sa doli nga dera e tribunes bashke me ish ministrin e Brendeshem!
      2-3 te rinj te fuqishem lushnjare e rrethuan Tritanin dhe po e kercenonin se pse kishin arrestuar te rinjte lushnjare nje dite me pare dhe i kishin cuar ne Tirane,nderkohe duke e kapur per zverku me force!
      Nga frika ministri i Brendeshem e la vetem Tritanin dhe i ndihmuar nga 2 te rinj PD-iste te Lushnjes u fsheh ne shtepite e tyre afer stadiumit!
      Tritanin e la vetem edhe bvadigarti i vet,nje qaf lesh dhge Tritani mbeti vetem!
      Nderkohe turma kur pa helikopteret te uleshin ne stadium u ngrumbulluan dhe Tritani ca nga grushtet e ca nga shkelmat dghe guyret e zhavorri i rruges,u terhoq ne shkallet e tribunes!
      Aty eshte qelluar me shkelma dhe grushte deri sa nje i ri i futi preshin ne goje!
      Shkullaku nuk ka qene fare aty,se une e shihja dhe do ta kisha pare!
      Te gjithe gazetaret qe jane intervistuar me siper kane treguar nivelin e tyre te ulet profesional,frikacake per te thene te verteten dhe anti shqiptare!
      Nuk e kishte fajin populli,por politika kriminale dhe antishqiptare e Sali Berishes qe i vuri shqiptaret kunder njeri tjetrit sipas udhezimeve tre UDB-se!

  2. Mete says:

    Tani do ja fusim Salihit

  3. Toni KS says:

    Propagande thua, dhe askujt nuk ne Greqi nuk i ka shkuar mendja per kete dmth. mohon platformen egzistencen e Magalides, qe i bie se ketu ka propagande por jeni ju ata qe beni ate.

  4. Xboom says:

    Dhe ti mor thi helaçeje del e na tregon se ata na qenkan miq,
    ata mund te jenë miq te mamit tendë qe të polli ty kopil greku.

    Doke fakte , po 4 vizitat qe dihen e sa nuk dihen të George Tenet nuk janë fakte.

    Dhe ti nuk ditke per idet e tyre, jo vetem për jugun e Shqiperisë por kishin edhe “megali idea” qe Turku ua shkërdheu bashkë me atyre Armenëve ne lindje dhe Makariosit në Qipro.

    Ik shko mblidh pazarin e grave qe ke hedhë rrugeve te Athinës e mos na trego miqtë se i dim na vetë.

  5. Altin says:

    Apollon Bace koqe kandari ka mbetur tere jeten e tij…. per gjithcka….

  6. Cytetar says:

    Kte punen e kryeministrit turk me duket si legjende urbane e pafaktuar ndonjhere .Nuk besoj se shteti grek kishte ndonje plan te tille edhe pse nuk mund te mohet qe organizata greke kane operuar vazhdimisht edhe ne ’97. Gjithe konspiracioni i ’97 bie mbi ata miqte nderkombetare qe perfituan nga shitja e armeve ne Lindjen e Mesme dhe ne luftrat ballkanike . Po ashtu edhe kavalieri i viqidolit qe nuk dha dorheqjen e shumkerkuar edhe pse skishte shum faj.

  7. Apolloni,para se te deklaroj keto carlliqe me turq do te bente mire qe te ndronte emrin nga grek (apollon) dhe ta vere turgu,ibrahim,karagjyzel, se nuk shkon edhe emer grek edhe mbiemer turk dhe nje dashuri te pa kufishme per rracen mongole.lexoni te gjithe keta te panelit te rudines me prejardhje mongole qe quhen shkipetar.

    1. Usa1 says:

      Kush te ka then ty se apolloni ka qene greke o shqise mongoli i ardhur nga turqia ik mor kurve qe keni ndertuar nje shtet greke 90 % fallco

  8. mirel says:

    Po moj Rudina, popull veteshkaterrues. Pret revolucion nga ju “inteligjentet” e Tiranes.
    Ti je qene nje gazetare pa nivel qe beje pyetje nga me idiotet, bashke me gjithe keta rroqet qe jane tmerruar nga dhuna ne Lushnje.
    Lushnja ishte shkendija e pare. Kyr e gjuajten Saliun me automatik te paret, duhet te kishe uruar qe ta kishte zene plumbi, qe te mis kesh me makthe ti delikatja e Tiranes.
    Pse ishut ju morrat e Tiranes pispilluqer dhe pushta te pushtetit, Sali Berisha nuk do ishte gjalle sot.
    Dhe per ate idiotin tjeter qe mendon se turku na paska mbrojtur nga greku, shko q.u ne b.
    Greket jo qe s’e paten nder mend kurre, po ju tmerroheshin shqiptareve pa arme qe mesynin Greqine. Po ky nivel pisash dhe plerash te inteligjences nuk e con dot shoqerine perpara, prandaj levrojne teori te tilla te veteshkaterrimit.
    Sapo dikush gjen pune te mire dhe pak komodditet, behet vemhe e pushtetit, dhe papritur rrenqethet nga pamja e tmershme e varferise, dhe e fyen, pervec vuajtje dhe dhunes qe i ushtrohet nga pushteti kriminal.
    Ju si gazetare duhet te ishit ne rruge te paret per proteste. Po protestat i beni neper in tervistsa delikatesh si puna e ketyre.

  9. daku says:

    Tritanit i fusnin preshin ne bythe,dhe Merua i puthte bythen Saliut.

  10. art NY says:

    O CUNA VETEM PER GREKUN FLISNI O PATRIOTE, PO PER ATE PRESHIN ASNJONI E LAL, AI PRESHI KU FUT E BAB SE MORA VESH

  11. alphade says:

    Per “nacionalistin”- Nuk mohohet faktori grek dhe rreziku i tij ne
    ngjarjet e vitit 97-te ,por ky gjithemone mbete nje faktor i jashtem
    i pavertetuar ! Keshtu perpiqet ta justifikoi dushmani i Vicidolit
    per te justifikuar megahajduterine e piramidave ku sheshi i godi-
    nes se Partise Demokratike u mbush plot emperplot me dollare,
    leke ,paund,etj.etj. qe banda tropojane e Sali Vicidolit,kryehajnit
    me te madh qe Shqiperia ka pare ndonjehere plackiten,grabiten
    parane e popullit ! Ajo ka qene menxyra me e madhe qe ka ndodhur
    ne Shqiperi ! Shqiptareve u shkoi thika ne kocke duke humbur edhe
    qindarken e fundit dhe ky faktor i brendeshem ishte aresyeja qe
    shqiptaret u ngriten ,te tjerat jane perralka dhe sajesa te demagogut
    Sali dhe te atyre qe e paduan per te justifikuar megahajduterine e Sali
    kryekriminelit shqiptar ! Alibite e demonit te Vicidolit se gjoja po sul-
    monte Greqia ishin sajesat e Saliut ,gje e perdor edhe sot kesaj dite .
    Keshtuqe “nacionalisti” e ka kot me apollogjine e tij per t’i ardhur ne
    ndihme monstres se Vicidolit . Ky eshte nje turp,ashtu si dhjetra turpe
    qe rendojne mbi banden mafioze te Vicidolit …..!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje