FOTOT/ Gjysmëvëllai provokon Obamën, poston certifikatë që tregon vendlindjen në Kenia

Gjysmëvëllai i ish-presidentit të SHBA-së Barack Obama kërkon gjithnjë që të jetë në qendër të vëmendjes.

Këtë herë Malik Obama ka postuar një dokument që pretendon se është certifikata keniane e lindjes së vëllait të tij amerikan.

Marrëdhënia mes të dyve nuk është shumë e ngrohtë, ndërsa keniani disa herë ka shprehur mbështetjen e tij për presidentin aktual Donald Trump nëpërmjet statuseve në rrjetet sociale.

Sipas medieve kjo çertifikatë e postuar është false dhe sipas saj, Barack Obama ka lindur në Mombasa,të Kenias.

Ishte Trump ai që tha i pari se Obama ka lindur në Kenia, ndërsa më pas e ndryshoi qëndrimin e deklaroi se kishte lindur në SHBA.

1 komente në “FOTOT/ Gjysmëvëllai provokon Obamën, poston certifikatë që tregon vendlindjen në Kenia”

  1. B h obama says:

    Epo kot nuk thone pac fatin e dobiçit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *