FOTOT/ Veliaj: “Investimet për fëmijët, e ardhme më e mirë për qytetin; javën tjetër hapim Pazarin e Ri, hapësira më me vlerë në Tiranë”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Tiranës i është shtuar një tjetër çerdhe për edukimin e më të vegjëlve të qytetit. Bashkia e Tiranës përfundoi në një kohe të shkurtër rindërtimin e plotë të çerdhes nr. 13, duke siguruar jo vetëm kushte më të mira edukative për fëmijët, por edhe duke shtuar me gati tre herë kapacitetin e saj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mori pjesë në përurimin e ambienteve të reja të çerdhes dhe shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që kontribuan në realizimin e këtij projekti. Ai theksoi se kjo është çerdhja e 36 që është rikonstruktuar apo që është rindërtuar nga e para. “Është një dhuratë për fëmijët e vegjël, por edhe për nënat që i sjellin fëmijët në këtë hapësirë moderne, tashmë tre herë më e madhe se më parë. Godina sot ka dy kate dhe u shërben 100 fëmijëve. Jam shumë i lumtur që në gjithë Tiranën kemi bërë 36 çerdhe të reja”, tha Veliaj.

Ai theksoi se ky është një tjetër investim për të ardhmen, i cili garanton një qytet më të mirë nesër. “Basti që kemi vënë për Tiranën fillon me çerdhet e kopshtet; nëse fëmijët rriten në çerdhe e kopshte të mira, nesër do të kemi qytetarë të dashur, të pastër, që respektojnë rregullat e qytetit. Unë dua që t’i uroj edukatoret dhe fëmijët ta gëzojnë çerdhen e re, me shpresën se këtu do rriten fëmijë të mirë dhe Shqipëria do jetë më e mirë”, shtoi Veliaj.

Sa i përket Njësisë Administrative Nr. 8, Veliaj theksoi se është parashikuar që pas çerdheve dhe kopshteve të vijohet edhe me infrastrukturën e shkollave, ndërsa bëri të ditur se për pak ditë hapet edhe Pazari i Ri, i cili ashtu si çdo investim tjetër ka rritur ndjeshëm vlerën e pronës për banorët.

“Javën tjetër do të hapim Pazarin e Ri, një nga hapësirat urbane më me vlerë në Tiranë. Sipas të gjitha agjencive imobilare, rreth e rrotull Pazarit të Ri vlera e pronës është rritur deri në 40%-50%. Ndaj, besoj se po të vazhdojmë me këtë ritëm, edhe në lagje të tjera do të kemi rritje të vlerës së pronës”, përfundoi Veliaj.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/veliaj-2-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/veliaj-2-1.jpg","attachment_id":"646238"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/veliaj-1-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/veliaj-1-1.jpg","attachment_id":"646237"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/veliaj-4-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/veliaj-4.jpg","attachment_id":"646240"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/veliaj-5-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/veliaj-5.jpg","attachment_id":"646241"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/veliaj-6-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/veliaj-6.jpg","attachment_id":"646242"}]
        
        Loading...
        

1 komente në “FOTOT/ Veliaj: “Investimet për fëmijët, e ardhme më e mirë për qytetin; javën tjetër hapim Pazarin e Ri, hapësira më me vlerë në Tiranë””

  1. Liko says:

    Tregjet perbejne fytyren e nje qyteti. Pazari i Ri eshte bere shume i bukur dhe bravo i qofte Z.Erion Veliaj. Tregu i madh tek Medreseja mire eshte.
    PROBLEM PER BASHKINE E TIRANES MBETET TREGU ELEKTRIK AFER FUSHES ALI DEMI. Eshte bere si karrikatalle e para kohes Zogut dhe turp ta shikosh. Copa llamarinash, kontanjere te luftes dyte botrore dhe deri eternite te kalbur. Pamja e llahtareshme ne mes te Kryeqytetit.
    Tregtaret paguajne dhe pronareve te tokes dhe shtetit ( ose pronareve me duket ja paguan shteti, qe nuk jane as pronare se ka qene Perroj i Pal Poces). Duhet nderhyrje urgjente dhe mendoj Zoti Mero Baze ta trajtoje me tej kete problem se pak nderhyrje rregullohet cdo gje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *