Grabitje me armë? Në Rusi nuk do t’ia dijë njeri

10 Mars 2017, 02:14Sociale TEMA

Një grabitës ka hyrë i armatosur në një supermarket në Rusi, por duket se askush nuk është shqetësuar prej tij.

Në videon e kameras së sigurisë, shihet momenti kur ai kërcënon shitësen, ndërsa ajo vazhdon e qetë punën. Po ashtu, edhe klientët nuk duken të frikësuar.

Më tepër se i frikshëm, grabitësi duket qesharak dhe i dëshpëruar, ndërsa situata e tij përkeqësohet kur vjen manaxherja e supermarketit.

Ajo shihet teksa e përzë grabitësin, duke e shtyrë jashtë dyqanit, pasi vuri re se arma e tij nuk ishte e vërtetë, por bëhej fjalë për një pistoletë lodër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje