Integrimi/ Ministri i Jashtëm gjerman pret Ramën: Plani është në tavolinë. Keni ndërmarrë reforma të guximshme

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Në kuadër të vizitës në Berlin, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Sigmar Gabriel.

Gjatë takimit, Gabriel ka theksuar se Gjermania do ta çojë përpara përafrimin e Shqipërisë me BE. Sipas tij, plani qëndron tashmë në tavolinë.

“Ju falenderoj për reformat që jeni duke kryer. Ju falenderoj për angazhimin personal dhe qëndrimin tuaj në qetësimin e konflikteve në vendet fqinje”­ i ka thënë ai Ramës.

Sipas ministrit gjerman, “Në prag të proceseve zgjedhore, reformat nuk janë të thjeshta, por shumica e shqiptarëve dëshirojnë stabilizimin dhe avancimin e mëtejshëm drejt BE”.

Ai theksoi se Shqipëria ka mundësinë e madhe historike që t’i bashkohet BE. “Europa ka mundësinë të bashkëpunojë me Shqipërinë dhe fqinjët e saj për paqen e stabilitetin. Për këtë, ju jeni një garant”­ tha ai.

Ndërsa kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e Gjermanisë, sidomos për reformën në drejtësi.

“Falë mbështetjes jemi në një proces shumë të avancuar. Shpresojmë të jemi në lartësinë e sfidës për të filluar zbatimin e reformës me vettingun e gjyqtarëve e prokurorëve. Shqipëria, partner shumë i angazhuar për këtë marrëdhënie kaq të veçantë të Gjermanisë me rajonin”, ka thënë z. Rama.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *