Itali-Shqipëri, biletat në shitje deri në 16 Mars

10 Mars 2017, 15:36Sport TEMA

Shtyhet afati i vendosur fillimisht nga Federata Shqiptare e Futbllit për biletat në dispozicion të tifozëve për ndeshjen eliminatore të radhës kundër Italisë.

Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare, institucioni më i lartë i futbollit shqiptar bën me dije se shitja e biletave në dispozivcion të sektorit të tifzëve shqiptarë do të vazhdojë deri në datën 16 Mars.

Sfida që do të luhet në datën 24 Mars në stadiumin e Palermos “Renzo Barbera” mbetet e një rëndësie të veçantë për Kombëtaren Shqiptare dhe mbështetja e tifozëve do të jetë vendimtare.

Sipas federatës, biletat mund të blihen në abjentet e institucionit ku të interesuarit do të deklarojnë edhe të dhënat e detyruara për të përfituar biletat.

Afati ishte vendosur fillimisht nga federata italiane, por pas një kërkese nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit është shtyrë deri në datën 16 Mars. Në dispozicion të tifozëve shqiptarë janë biletat e sektorit të miqve me çmim 12 Euro dhe personat e interesuar duhet të kenë me vete kartën e identitetit sepse në bazë të rregullores në vendin fqinjë, biletat do të jenë të personalizuara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje