LISTA/Subjektet dhe institucionet që duhet të marrin masa shtesë sigurie

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Të gjitha institucionet publike, të rëndësisë së veçantë, bizneset, ato me aktivitet lojërash fati, që ushtrojnë aktivitet gjatë natës etj. duhet të pajisen me kamera sigurise, të kontraktojnë polici private.

Masat shtesë përfshijnë gjithashtu tregëtimin e karburanteve.

Ndërsa në pallate, do të vendosen kamera vetëm pas dakordësisë së banorëve.

Më poshtë, sipas udhëzimit të ministrit të Brendshëm për masat shtesë të sigurisë, është lista e subjekteve dhe masat që duhet të marrin:

Tregëtimi me shumicë i karburanteve:

  • Kamera me rezolucion të lartë, ruajnë imazhet 2 muaj
  • Kamera për lexim automatik të targave
  • Kontraktojnë polici private

Tregëtimi me pakicë i karburanteve:

  • Kamera me rezolucion të lartë, ruajnë imazhet 2 muaj
  • Kamera për lexim automatik të targave, në parkimin e subjektit
  • Bankomatë për shitjen e karburantit gjatë natës

Magazinimi dhe transporti i lëndëve të rrezikshme:

  • Kamera me rezolucion të lartë, ruajnë imazhet 2 muaj
  • Kamera për lexim automatik të targave, në parkimin e subjektit
  • Kontraktojnë polici private
  • GPS në mjete

Transporti publik i nxënësve, udhëtarëve (taksi, autobuzë):

  • GPS në mjete
  • Kamera brenda mjetit, ruajnë imazhet 2 muaj

Lokalet e natës:

  • Kamera me rezolucion të lartë, ruajnë imazhet 2 muaj
  • Kamera për lexim automatik të targave, në parkimin e subjektit
  • Kontraktojnë polici private (1 polic për çdo 40-50 persona)

Lojërat e fatit:

  • Kamera me rezolucion të lartë, ruajnë imazhet 2 muaj
  • Kamera për lexim automatik të targave, në parkimin e subjektit
  • Kontraktojnë polici private
  • Polic privat në hyrje, me dedektor
  • Lexues optik të kartës së identitetit (hyrje e qytetarëve vetëm nëpërmjet identifikimit)

Ujësjellësit:

  • Kamera me rezolucion të lartë, ruajnë imazhet 2 muaj
  • Kontraktojnë polici private

Institucionet arsimore (shkolla, kopshte):

  • Kamera me rezolucion të lartë, ruajnë imazhet 2 muaj

Stadiume, kinema, teatër, sallë koncerti, muze:

  • Kamera me rezolucion të lartë, ruajnë imazhet 2 muaj
  • Kontraktojnë polici private

Bankat e nivelit të dytë:

  • Kamera me rezolucion të lartë, ruajnë imazhet 2 muaj
  • Kontraktojnë polici private
  • Polic privat në hyrje, me dedektor
  • Sinjal alarmi i lidhur me sallën e Policisë së Shtetit 112
  • Kafazë me hyrje të kontrolluar në hyrje

Këmbimi valutor:

  • Kamera me rezolucion të lartë, ruajnë imazhet 2 muaj
  • Kontraktojnë polici private për shoqërim, ku transportojnë vlera mbi 1 milion lekë
  • Xham antiplumb në pjesën ku qëndron punonjësi me vlerat monetare

Hidro dhe termocentralet:

  • Kamera me rezolucion të lartë, ruajnë imazhet 2 muaj
  • Kontraktojnë polici private

Terminale, aeroporte:

  • Kamera me rezolucion të lartë, ruajnë imazhet 2 muaj
  • Kontraktojnë polici private
  • Kamera për lexim automatik të targave, në parkimin e subjektit

Qendrat spitalore dhe shëndetësore:

  • Kamera me rezolucion të lartë, ruajnë imazhet 2 muaj
  • Kontraktojnë polici private

Kënde lojërash të mbyllura:

  • Kamera me rezolucion të lartë, ruajnë imazhet 2 muaj

Qendrat tregëtare:

  • Kamera me rezolucion të lartë, ruajnë imazhet 2 muaj
  • Kamera për lexim automatik të targave, në parkimin e subjektit
  • Kontraktojnë polici private
  • Sallë operative 24/24 orë
  • Person përgjegjës për sigurinë, në kontakt me Policinë e Shtetit

Tregjet publike:

  • Kamera me rezolucion të lartë, ruajnë imazhet 2 muaj

Subjektet ekonomike, me mbi 50 punonjës:

  • Kamera me rezolucion të lartë, ruajnë imazhet 2 muaj
  • Kontraktojnë polici private

Subjektet ekonomike, me xhiro mbi 10 mln lekë në vit:

  • Kamera me rezolucion të lartë, ruajnë imazhet 2 muaj

Parkingjet:

  • Kamera me rezolucion të lartë, ruajnë imazhet 2 muaj
  • Kamera për lexim automatik të targave, në parkimin e subjektit

Institucionet qendrore shtetërore (veç atyre që ruhen nga Garda, Policia e Shtetit, e Burgjeve dhe Bashkiake):

  • Kamera me rezolucion të lartë, ruajnë imazhet 2 muaj
  • Kamera për lexim automatik të targave, në parkimin e subjektit
  • Në hyrje të objektit, lexues optik i kartës së identitetit

Pallatet (pas dakordësimit me banorët):

  • Kamera me rezolucion të lartë, ruajnë imazhet 2 muaj
Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “LISTA/Subjektet dhe institucionet që duhet të marrin masa shtesë sigurie”

  1. Cun-Tirone says:

    Tani e mora vesh perse ja rriten rrogen policeve : Ju duhen leke per pushime …

  2. Fatosi-kosove says:

    E sikur te ishte zbatuar ky urdher me pare ose ateher kur ministri Tahiri kerkoi nga parlamenti qe te votohet por qe u kundrshtua ashper nga PD qe sot eshte futur ne nje qader e kurre mos u bafshin me shume,nuk do te kishim aq shume krime te pazbuluara,dhe tashme po shifet qarte se PD e kundershtonte kete ligj pasi kishte punesuar kriminel te shumte ne grabitjen e bankave qe sdo mend se qe nga shkaterrimi i Lazaratit dhe kapja çdo dite e droges klika e PD-s shifet qarte se ka mbetur pa financim,prandaj kam frige se edhe ky urdher i tashem i ministrit do te perballet me kushtetuesen dhe presidentin,pasi nuk ju konvenon rregulli dhe siguria ne vend,uroj qe me ne fund Tahiri ta kete seriozisht me kete vendim dhe çdo kush qe kapet nga ato kamera ta paguaj shtrejt e jo te dekorohet si deri me tash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *