Ndërkombëtarët sfidojnë politikën që bllokoi “drejtësinë”, ONM mbërrin në KLD e Prokurori. Hap vendimet e procesverbalet dhe i kalon në “sitë”

10 Mars 2017, 08:53Politika TEMA

Tentativat e politikës shqiptare për të bllokuar reformën në drejtësi nuk kanë ndalur aspak ndërkombëtarët të vijojnë punën për pastrimin e drejtësisë nga të korruptuarit. Edhe pse vetingu ka hyrë në një rrugë pa krye dhe të gjitha palët pa përjashtim po punojnë ditë e natë për ta sabotuar, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit po vijon me intensitet punën për të verifikuar procesin e verifikimit të deklaratave të bëra nga prokurorët dhe gjyqtarët.

Teksa pak ditë më parë u njoftua se ONM kishte zbarkuar në ILDKP për të monitoruar procesin e kontrollit të pasurisë, ekspertët e kanë shtrirë misionin e tyre dhe në institucionet e tjera që po merren me këtë proces. “Sot” u interesua pranë Drejtorisë së Informacionit të Klasifikuar, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë, dhe këto institucione kanë nisur prej disa ditësh procesin e verifikimit të formularëve të vetëdeklarimit dhe i gjithë procesi po bëhet në mbikëqyrje të ndërkombëtarëve.

Interesant është fakti se vëmendja më e madhe e ekspertëve të ONM është te KLD, pasi ky institucion do të kryejë verifikimin paraprak të karrierës së gjyqtarëve. Sipas burimeve, ka nisur procesi i hapjes së vendimeve, procesverbaleve dhe gjithë dokumenteve të tjera që kanë të bëjnë me punën e secilit prej tyre. Mbi këto është duke u informuar dhe vetë ONM, pasi ndërkombëtarët në fund do të japin opinionet e tyre.

Ligji detyron të gjitha institucionet që t’u vënë në dispozicion ndërkombëtarëve të gjithë informacionet e nevojshme. Interesant është fakti se pavarësisht bllokimit të organeve të vetingut, më konkretisht Komisionit të Kualifikimit dhe Kolegjit të Apelimit, 4 institucionet që merren me verifikimin e formularëve dhe ONM, janë duke punuar.

Por sipas informacioneve, po ecet me ritme shumë të avashta nga prokuroria dhe KLD. ILDKP po verifikon pasuritë dhe sipas burimeve ka ecur me ritme të kënaqshme, por nga informacione të sigurta, organet e drejtuara nga Bujar Nishani dhe Adriatik Llalla, janë disi më pas. Megjithatë, ligji i detyron që brenda 180 ditësh të mbyllin procesin e verifikimit.

Ligji për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve ka përcaktuar rregullat që ndiqen sa i takon verifikimit të karrierës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në fillim të vitit, të gjithë dorëzuan pranë KLD dhe Prokurorisë së Përgjithshme formularët mbi karrierën. Sipas ligjit, do kërkohen materiale të ndryshme për të parë punën e gjithsecilit.

“Organi përkatës i vlerësimit të aftësive profesionale rishikon dokumentet ligjore të përpiluara nga subjekti i rivlerësimit gjatë periudhës objekt i rivlerësimit. Organi, në përfundim të shqyrtimit të dokumenteve ligjore të përzgjedhura nga vetë subjekti i rivlerësimit të përzgjedhura sipas një sistemi objektiv dhe rastësor, përgatit një raport të hollësishëm dhe të arsyetuar.

Ky raport i paraqitet Komisionit, menjëherë, por jo më vonë se 90 ditë nga dita e depozitimit të formularit të vetëvlerësimit profesional”, thuhet aty. Interesant është se në kuadër të procesit të verifikimit, KLD, prokuroria dhe ONM po shqyrtojnë regjistrimet audio e video të seancave gjyqësore, po marrin procesverbalet dhe po hapin një sërë vendimesh të marra nga gjyqtarët apo prokurorët.

Pasi të ngrihen komisionet e vetingut, anëtarëve do u përcillen informacione mbi gjetjet për 800 gjyqtarët dhe prokurorët.

3 komente në “Ndërkombëtarët sfidojnë politikën që bllokoi “drejtësinë”, ONM mbërrin në KLD e Prokurori. Hap vendimet e procesverbalet dhe i kalon në “sitë””

  1. albi says:

    ama nga Sot e keni marre kete lajm? lere se qenka llaf nga brenda, na kenaqet…

  2. ALBAN DEGA says:

    Date: June 9, 2016 at 1:03:09 AM EDT
    To: Alban Dega <[email protected]

    Opinione

    USA- EU WE LOVE YOU !

    – Pavaresia dhe Clirimi i dyte i Shqiperise

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Bashkimi Evropian u dhane fund spekullimeve, mashtrimeve, trillimeve dhe intrigave te Sali Rrrenes dhe Lulezim Genjeshtarit.
    Ne nje ze , ne nje kohe dhe me te njejtin qendrim ato shpallen hapur e vellazerisht qendrimin e tyre te vendosur kunder SHQUP-it per Reformen ne Drejtesi, si nje emergjence kombetare dhe ceshtje jetike per shqiptaret si popull e Shqiperine si shtet.
    Te votohet Reforma nje minute e me pare dhe cdo deputet te votoje sipas ndergjegjes e vetedijes se tij te lire demokratike dhe qytetare e jo sipas urdherave e nen kercenimet e Sali Impunitetit e Lulezim Antishtetit.
    Cka i dini deputetet! "Ushtare te Partise dhe Shokut Enver" apo marioneta ne duart tuaja te lara me gjak e me hajni! Marrja qofte me impunitetin dhe korrupsionin tuaj pa fund e pa ane!
    Mallkuar qofshi o kusare e vrastare te mallkuar! Eshte "urata" nga mijera nena e motra veja, femije jetime e pleq pa femije te 97-es e Gerdecit, te Orantos e 21 janarit… !
    Thank You US and EU Brothers!
    God bless USA and EU !
    Kjo Reforme jetike e urgjente per shqiptaret e Shqiperine krahasohet me Paavaresine Clirimin e dyte te Shqiperise
    Eshte Reforma qe do te cliroje shqiptaret e Shqiperine nga skallaveria e korrupsionit dhe skllaveria e impunitetit.
    E meritojme !
    Jemi populli me properendimore e me proamerikane ne Bote!
    Jemi populli e kombi i Gjergj Kastriotit Skenderbeut dhe Nenes se Perboteshme Tereza!
    Asnje popull ne Lindjen ish- komuniste nuk shkallmoi ish- diktaturen me barbare me kushtrimin :
    – E duam Shqiperine si e gjithe Evropa!
    – E duam Shqiperine si Amerika Demokratike!…
    "USA…. EU…
    We love You
    We love You! "
    Ishte edhe thirrja e grevisteve te urise ketu ne Nju Jork kunder "Bandes se Gangstereve " dhe kunder "kesaj Mafie qe ka dale krejt jashte kontrollit " qe na i mori peng jo vetem aspiratat tona por edhe Shqiperine me flamurin e tyre te rreckosur dhe me slloganin " Ne Saliu, me Saliun, per Saliun " te impunitetit e antishtetit.
    Drejtesia vonon por asnjeher nuk harron !
    USA…. EU…
    We love You!
    We love You !

  3. Luan zaimi lag ja ISA Boletini 1357 VLORE says:

    ATA QE NUK DUAN REFORMEN NE DREJTSI JANE PERGJEGJES PER KRIMET DHE FATKEQSITE QE I KANE BERE POPULLIT TE TYRE KETO 25 VJET I LUTEM AMBASADORIT AMERIKAN Z.DONAL LU DHE PERFAQSUSVE TE EVROPES TA NDIHMOJNE SHQIPRINE QE VITI TMERSHEM I 1997 QE U DOQ SHQIPRIA DHE U VRANE ME MIJRA SHQIPTARE TE MOS PERSERITET SE ATA QE JANE ANTI KOMBETARE E KETE DUAN…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje