FOTOT/ Zbulimi i madh, statuja 3000 vjeçare e groposur në geton e Kajros

10 Mars 2017, 13:24Lifestyle TEMA
FOTOT/ Zbulimi i madh, statuja 3000 vjeçare e groposur në geton e

Në Kajro të Egjiptit u bë një zbulim i madh arkeologjik.

Ndërsa po gërmonin në një nga getot e kryeqytetit, disa punëtorë gjetën gjurmë rrënojash.

Pasi lajmëruan autoritetet dhe u vazhduan gërmimet, rezultoi se në këtë vend gjendej e varrosur një statujë gjigante 3 mijë vjeçare e faraonit egjiptian, Ramses II.

Për arkeologët kjo është një nga zbulimet më të mëdha të bëra ndonjëherë.

Kërkuesit gjetën pjesën e bustit të trupit dhe pjesën e poshtme të kokës.

Ata gjetën edhe statujën me përmasa reale të punuar në gur gëlqeror të faraonit Seti II.

Statujat ishin të fshehura në rrugët e baltosura.

Sipas historianëve, në këtë hapësirë ka qenë ndërtuar qyteti i Heliopolisit, banorët e të cilit i faleshin zotit Ra, krijuesit të gjithësisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje