PD ia hedh fajin Romana Vlahutin pse nuk po ndërkombëtarizohet protesta e saj: S’lë ambasadorët të vizitojnë çadrën

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

“Rilindja Demokratike”, organi zyrtar i Partisë Demokratike, shkruan se protesta e PD-së nuk po ndërkombëtarizohet dhe nuk po përfillet nga diplomatët e huaj, për shkak të ambasadores së BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin.

Sipas “RD”, Vlahutin nuk lë ambasadorët e tjerë të vendeve të BE-së, që të vizitojnë çadrën.

Në takimin e përjavshëm të ambasadorëve të vendeve të BE të zhvilluar dje një vend të rëndësishëm ka zënë kriza politike. Ambasadorët kanë diskutuar me shqetësim për problematikën dhe ngërçin e zgjedhjeve pas tërheqjes së plotë të opozitës nga regjistrimi në KQZ si dhe protestat, e cila është e pandalshme. Ambasadorët e vendeve të BE kanë kërkuar dje që të dëgjohet prej tyre zëri i opozitës, duke kërkuar një takim me Kryetarin e opozitës Basha.

Kërkesa e disa ambasadorëve është kundërshtuar nga ambasadorja Vlahutin. Kjo e fundit në një axhendë tërësisht personale ka paraqitur argumente qesharakë që të mos realizohej për momentin një takim i tillë. Sipas saj, Partia Demokratike nuk është forca e vetme që përfaqëson opozitën.

Pas kësaj fjalie, ajo ka shprehur edhe fjalinë tjetër se Basha nuk e përfaqëson opozitën dhe në fund fare Vlahutin ka hedhur edhe perlën që ka bërë shumë prej diplomatëve të nënqeshin, se më mirë do të ishte që të dëgjohej Shoqëria Civile se Basha dhe opozita”, shkruan “RD”-ja, që tashmë e ka gjetur fajtorin përse nuk ka asnjë zë serioz ndërkombëtar, në mbështetje të protestës së PD-së.

“Lufta për zgjedhje të lira e shqiptarëve do të jetë e gjatë dhe vendosmëria as nuk do të vihet në dyshim për asnjë moment të vetëm. Kjo betejë nuk do të mund të mbahet kurrë peng i asnjë afere korruptive të politikës. Ajo as nuk do të blihet as nuk do të shitet rrugëve me valixhe diplomatike apo bonuse të tjera të denja për republikat e bananeve, sepse vlera e votës është shumë herë më e madhe se e pallateve dhe vilave në pajë të korrupsionit.

Shqipëria është sot në këmbë dhe beteja për zgjedhje të lira është jetike për këtë vend po aq sa ishte edhe në vitin 1990. Nuk do të ketë asnjë tërheqje.

Kjo është një betejë historike dhe fitorja do t’i përkasë shqiptarëve, ndërsa turpi historik atyre që janë bërë palë me mafien dhe krimin e organizuar.  Mes  nënshtrimit dhe betejës për dinjitet, shqiptarët kanë zgjedhur atë betejë që do të bënin njerëzit e lirë në çdo vend të Europës së Bashkuar”, e mbyll shkrimin e saj kundër Vlahutin, “Rilindja Demokratike”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

11 komente në “PD ia hedh fajin Romana Vlahutin pse nuk po ndërkombëtarizohet protesta e saj: S’lë ambasadorët të vizitojnë çadrën”

  1. Lumi says:

    Luli,nuk e ka fajin Europa qe s’ju njeh (protesten) ,po e kemi fajin ju qe s’njihni Europen.

    1. Vlonjati 12 says:

      Keta jane idiote nga i pari tek i fundit. Si ka mundesi qe perfaqesuesit e nje shteti, ambasadat respektive , te vihen nen urdhrat e Vlahutinit , kur ata jane perfaqesues te shteteve te tyre. ? Keta idiotet nuk e kane idene se cili eshte statusi i nje ambasadori dhe kompetencat qe ai ka.

  2. Bushi says:

    Jo more Bash Lulushi jo! Nuk eshte ajo qe thua ti,dhe ajo paçavurja jote,letra higjenike RD-ja.Keto jane insinuata,dhe shpifje te radhes.Ju nuk kini se ç’te beni tjeter,i bini samarit.Ambasadoret jane shume te informuar,se jane ketu ne Tirane,dhe po shikojne marrezit tuaja.Ata po shikojne se protesta eshte e padrjete,dhe nuk kane pse te vijne aty e te prononcohen si do ti.Ata nuk meren me rrugeç si ju. Ju jini regresi i shoqerise.Ju jini kundra europes,dhe duke qene keshtu,pse u duhet ambasadoreve te vijne te ju? Ju kini shfryre ofendimet me te medha per Ameriken dhe BE-n,dhe dashkeni ju qe t’u vijne aty.Koka jua ben dhe koka do tjua vuaj.U ndat nga europa dhe nga bota. Nuk jeni ju vetem opozita.Ju jini nje gusht hienash,ujqerish,dhe nuk u do njeri as ne shqiperi e as ne europe e ne bote.Prandaj kete ju e dini se jin te humbur dhe beni keto palo protsta te turpsheme.

  3. Leni says:

    Cadra juaj vjen era korrupsion ju jeni nje band vrasesish dhe kriminelesh prandaj sjua var me njeri aty rrini i shihni zgjedhjet nga cadrà e liriseeeee

  4. pro says:

    ..z. L.Rama tha;..ç’do problem zgjidhet nepermjet istitucioneve. ..çadra eshte istitucion??!!dhe te besosh ne propaganden e çadres…

  5. Dritani USA says:

    Ca mut lideri i opozites eshte ky kerrici i gomarit,perserit cdo dite ne cader fjalorin e Sali Qenit,fjalor shpellaresh,do zgjedhje te lira ky mut-muti,atehere pse e grabite bashkine e Tiranes o spurdhjak,te kujtohet cfare te tha Kadareja,mos e mere ate mandat,po ti si nxenes i Sali Qenit e more dhe na there dashin para bashkise,rite otoman,se otoman jeni ju pd-istat.

  6. Ilir says:

    Ne fakt edhe ky shkrim i RD tregon nje linje anti europiane.Natyrisht ka “te paditur” qe e besojne kete lloj propogande……ambasadoret e BE jane dhe veprojne ne unison ! Komente te till tregojne injorance dhe “urrejtje” te artikuluar.Keq per PD dhe ato mbeshtetes qe ka.Po moderatet brenda grupit drejtues,nese ka ende te tille,si reagojne ?? Turp.Liri

  7. MARINI says:

    ZONJA VAUTIN!!
    MOS NA BRAKTISNI.!
    BERISHJANËT DO TË NA E DJEGIN PËSËRI SHQIPËRINË
    PO NA LATÊ JU NË BALTË.!
    JEMI POPULL I MIRË.!
    KEMI POLITIKANË TË FËLLIQUR.!

    FALEMINDERIT. 🇪🇺🇺🇸🇪🇺🇺🇸🇪🇺🇺🇸🇪🇺🇺🇸🇪🇺🇺🇸🇪🇺🇺🇸🇪🇺

  8. Ollga Toronto says:

    Ajka e gangstereve te pd-es eshte ne cader,kjo e nderon Sali Qenin,tregon zotesine kryegangesterit per ti mbajtur bashke Pa-loqen,Strazon,Mulin,Lulin,Ristanin,Tahir camin, ate mishin me dy sy qe nuk me kujtohet emri,deputeten e Vlores,e shume gangster te tjere me pak te shquar,si dhe partickat e Mediut,Dash Rakise,Dukes se krimit,ballistet,zogistet etj,qe presin te behen deputet nga listat e Lulushit.

  9. O Lul faqesuma je i ndergjegjshem se Lu – Vllahutin jane pengesa jote serioze per vetingun prandaj i sulmon me akuza qesharake.Me keto qendrime qe keni dhe ata qe nuk e duan Edi Ramen po i detyroni padashje qe ta votojne.Dhe diçka tjeter po nuk moret pjese ne zgjedhje do na beni nder .

  10. Liu says:

    O Luluzim ne qofte se ti do ta dije se je bere fytyra me e urryer ne te gjitha mediat nuk besoj se do dilje me. Po ik more shejtan ik more fytyra me fallso se nuk hapim dot tv se kemi frike se del ti

Lini një Përgjigje te Lumi Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *