FOTOT/ Policia gjermane: Autori i sulmit me sëpatë në Dyseldorf është nga Kosova

10 Mars 2017, 12:51Rajoni TEMA
FOTOT/ Policia gjermane: Autori i sulmit me sëpatë në Dyseldorf

Policia gjermane në Dyseldorf arrestoi një 36 vjeçar pas sulmit me sëpatë në stacionin hekurudhor të qytetit.

Si pasojë e sulmit u plagosën nëntë persona, nga të cilët tre prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

I dyshuari sipas njoftimit të policisë është nga Kosova dhe paraqet çrregullime mendore.

Ai jeton në Vupertal, 28 kilometra larg Dyseldorfit.

Sipas policisë ky akt nuk ka lidhje me terrorizmin. Kosovari u kap ndërsa po kërcente nga një urë.

Dëshmitarët thanë se ai sapo zbriti nga treni, nisi të sulmonte njerëzit me sëpatë.

Policia tregon se autori i sulmit në Dyseldorf ka shkuar në Gjermani në vitin 2009. Në një konferencë për media, zyrtarë të policisë së qytetit dhe të landit Nordhein Westfalen, tregojnë se kosovari është me banim në Vupertal të Gjermanisë.

Në shtëpinë ku jeton kosovari që dyshohet se ka kryer sulmin në stacionin e trenit në Duseldorf, janë gjetur medikamente për skizofreni dhe paranojë.

“Sipas të gjitha gjasave fjala është për një sulmues të vetëm, një person i hutuar, të cilit i janë gjetur medikamente për skizofreni dhe paranojë”, u tha gjatë konferencës nga përfaqësuesi i policisë së landit Nordhein Westfalen.

Gjithashtu u tha se autori i dyshuar i sulmit, momentalisht gjendet në sallën e operacionit pasi në largim e sipër nga vendi i ngjarjes ka kërcyer nga një urë në qytet dhe ka thyer disa eshtra.

Ndër 9 personat e plagosur, tre prej tyre kanë marrë lëndime në kokë, pasi janë sulmuar nga mbrapa. Policia tregon se një nga të lënduarit është 13-vjeçar dhe një 30-vjeçar.

“Të lënduar janë gjithsej 9 persona; katër gra dhe pesë burra”, thotë policia gjermane, duke shtuar se sulmuesi ka vepruar i vetëm.

Ai ka tentuar të futet në një nga trenat, por fatmirësisht nuk ka arritur të futet në tren sepse atëherë ka pasur mundësi që të ketë shumë më tepër viktima”, thuhet në konferencë.

Përfaqësuesit policorë tregojnë se personat që kanë pasur lëndime më të rënda, ndonëse lëndimet janë shkaktuar në kokë, gjendja e tyre po përmirësohet.

6 komente në “FOTOT/ Policia gjermane: Autori i sulmit me sëpatë në Dyseldorf është nga Kosova”

  1. DXDW says:

    pse shef!
    ke shef ti more!
    me mua do haesh ti?
    dhe vuuu sopata…
    rraca “superjore” arjane pellazge..
    heee..
    si maloksat tan.
    ktyne futi gjilponen e hitlerit dhe …

  2. Fiamuri Arberit says:

    Ishte i semure psiqik!

    1. Klimax says:

      Nje person me probleme psiqike nuk kryhen veprime te para-pergatitura me hollesine me te vogel si puna e ketij “psiqikut” nga Kosova!

  3. Tema says:

    Dhe para disa viteve thane per nje problem ne aeroport qe eshte nga kosova

  4. ali vlota says:

    Ruajna Zot nga te c’mendurit !

  5. ali vlota says:

    Ruajna Zot nga te c’mendurit !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje