Reagon nga spitali gazetari Elvi Fundo/Beteja sapo ka filluar, do iu vras me penë!

10 Mars 2017, 14:59Kronika TEMA
Reagon nga spitali gazetari Elvi Fundo/Beteja sapo ka filluar, do iu vras me

Gazetari Elvi Fundo ka folur me tone të ashpra nga ambjentet e Spitalit Ushtarak në të cilën ndodhet. Ai iu drejtohet atyre që e sulmuan, duke i quajtur burracakë dhe duke i paralajmëruar se beteja sapo ka nisur. Gazetari Fundo iu shpall luftë atyre që e dhunuan në mes të rrugës, dhe te tjerëve që fshihen pas tyre, duke iu thënë se do ti vrasë me penë dhe jo me plumba.

“Skena e krimit dhe rruga e largimit.

Burracaket dhe frikacaket sulmojne gazetaret nga pas.

Krimi dhe mediat e tij nuk me trembin dhe nuk me ndalin.

Thjesht me bejne me te forte.

Rrugen time nuk e ndal dot pabesia dhe sulmet pas shpine. As censura e ortakeve te tyre, apo mbeshtetja politike e xhuxheve te vjeter ne politike, apo ata qe duan te ngrene te rene duke mbeshtetur krimin dhe mediat e saj.

Ka lufte pas shpine me dhune dhe plumba, ka dhe lufte ballore me pene, qe vret me shume se plumbi. Une kam te dyten!!!!

Autoret dhe urdheruesit te dy jane te humbur.

Beteja sapo ka filluar. Rust never dies!!!”, përfundon ai

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje