Rudina Xhunga: Dëshira ime si gazetare është të mos shoh më ëndrra me Sali Berishën

Gazetarja Rudina Xhunga, thotë se shqiptarët pas asaj që ndodhi në ’97-n, do të vinin mend.

Por, kjo gjë, sipas saj, nuk ndodhi dhe ne sot merremi ende me Sali Berishën.

“Ngjarjet e vitit 1997 ishin marrëzi politike, marrëzi shoqërore dhe marrëzi kolektive.

Kur raportoja ngjarjet e vitit 1997 i shikoja si dëshmitare.

Nuk gjykoja shumë.

Unë mendoja se pas vitit 1997 ne do vinim mend.

Por mesa duket nuk kemi vënë mend.

Ne jemi një komb që nuk pranojmë të rritemi.

Njerëzit që nuk besonin Sali Berishën besonin te gazeta “Koha Jonë”.

Nëse do flisnim kundër piramidave, njerëzit nuk do na besonin.

Mendoj se në këtë pikë jemi bashkëfajtorë.

Ne jemi popull luftarak që nuk ia ka besën vetes dhe do mbrohet.

Njerëzit në atë kohë krenoheshin me armët.

Ky shpërthim ndodhi edhe në vititn 1991.

Ne jemi shkatërrues. Duam ta shkatërrojmë veten. Ne jemi vend i turpshëm.

Sali Berisha nuk bëri gjë tjetër veçse kalëroi turpin.

Dëshira ime si gazetare është të mos shoh më ëndrra me Sali Berishën”, tha Xhunga në emisionin “Debati në Channel One”, të gazetarit Roland Qafoku.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...