Seria A/ Juventusi fiton në frymën e fundit, falë një 11-metërshi

10 Mars 2017, 22:51Sport TEMA

Supersfida e javës së 28-të të Serisë A mes Juventusit dhe Milanit u mbyll me fitoren e “Zonjës së Vjetër”.

Ndeshja e zhvilluar në “Juventus Stadium” përfundoi me rezultatin e ngushtë 2-1, me Juventusin që merr një fitore mjaft të mundishme përballë kuqezinjve.

Skuadra e drejtuar nga Massimiliano Alegri, fituan në minutën e fundit të ndeshjes .falë një 11-metërshi të shëndërruar në gol nga ana e Dybala.

Një humbje që djeg kjo për Milanin pas tre fitoreve rradhazi.

Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit me anë të mbrojtësit Benatia në minutën e 30-të, I cili përfitoi nga një gabim i mbrojtjes së Milanit dhe I vetëm përballë Donnarummës e dërgon topin në fund të rrjetës.

Reagimi i Milanit erdhi në minutën e 43-të me anë të një aksioni spektakolar me Deolofeun që jep një asisi perfekt për Carlos Baccën që i shkëputet mjaft bukur mbrojtësve bardhezinj dhe mposht Buffonin duke e mbyllur pjesën e parë me shifrat 1-1.

Në pjesën e dytë sfida mbeti mjaft e luftuar me Juventusin që dominoi pjesën më të madhe të lojës duke vënë nën presionin Milanin që arriti të rezistojë deri në minutën e 95-të.

Në këtë minutë Lishtainer fiton një 11-metërshi pas një topi të hedhur në zonë që preket me dorë nga De Shiljo.

Nga pika e bardhë Paulo Dybala godet saktë duke mposhtur Donarummën që kuptoi krahun e goditjes por pa arritur të ndalë topin.

Me këtë fitore Juventusi mban vendin e parë me 70-pikë të grumbulluara, ndërsa Milani pozicionohet në vendin e shtatë me 50-pikë.

1 komente në “Seria A/ Juventusi fiton në frymën e fundit, falë një 11-metërshi”

  1. juventini says:

    kujdes gazetaruc tifoz i milanit!!
    falë shënimit të një 11-metërshi!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje