Shehi zbardh takimin me dyer të mbyllura: Bashës i kërkova kthimin e opozitës në Kuvend dhe votimin e Vetting-ut

Kreu i LZHK-­së, Dashamir Shehi, deklaron se opozita duhet ta votojë Vetingun në Kuvend, në mënyrë që t’i heqë maxhorancës alibinë e akuzave të saj në drejtim të demokratëve. Shehi flet edhe për kërkesat e opozitës për krijimin e qeverisë teknike.

Sipas tij, duhen bërë ndryshime në Kushtetutë, në mënyrë që qeveria teknike të formohet çdo katër vjet përpara zgjedhjeve.

Kreu i LZHK-­së shprehet për “Panorama”, se beson se një qeveri aventuriere si kjo e Ramës mund të hyjë në zgjedhje edhe pa opozitën, por, sipas tij, nëse kjo do të ndodhte, vendi do të hynte në një krizë të thellë.

Pse u mor vendimi për të mos hyrë në zgjedhje nga koalicioni opozitar?

Sepse po shohim që nga kundërshtarët tanë nuk ka asnjë reagim. Nuk janë marrë parasysh kërkesat, duke nisur që nga ajo për votimin elektronik, e cila u quajt e pamundur për shkak të kohës që kërkonte, edhe më pas me këtë kërkesën tonë për qeveri teknike apo qeverinë kujdestare. Mund t’i vëmë çfarë emri të duhet, por ajo do të jetë një qeveri që do të çlirojë administratën publike nga dhuna zgjedhore që e ka futur PS.

Mendoni se kërkesa për qeverinë teknike dhe ngritja e komisioneve të vetingut janë çështje të lidhura mes tyre? Apo besoni se opozita duhej ta kishte votuar vetingun për të hyrë me një besueshmëri më të madhe përpara shqiptarëve në zgjedhje?

Unë personalisht do ta kisha votuar vetingun. Nuk më shqetëson fare. E quaj një çështje të dorës së dytë përpara çështjeve zgjedhore. Por për shkak se PD ka pasur kontestime të mëdha me mënyrën se si kërkohej të aprovohej vetingu, kemi gjykuar që të qëndrojmë të gjithë solidarë. Jemi që vetingu të bëhet, por të realizohet në ditën që do të kemi garanci për zgjedhjet.

Ne një konsensus madhor për Reformën në Drejtësi e kemi dhënë në korrikun e kaluar. Tashmë PS e ka bërë vetingun kalin e betejës për të justifikuar gjithë atë dhunë që fillon që nga administrata publike dhe në gjithë shoqërinë shqiptare, duke i kthyer në të pavlefshme proceset zgjedhore. Prandaj unë i kam kërkuar Bashës që ta mbyllim këtë punën e vetingut.

Ne nuk na  tremb ai proces, kur ai të realizohet, të parët që do të shkojnë përpara drejtësisë do të jenë këta që qeverisin sot. Ata në gjykimin tim kanë zbuluar një armik të brendshëm, që është drejtësia, dhe për mbi çdo gjë që nuk shkojnë siç duhet për ta, fajësojnë drejtësinë.

Ka dy formulime të ndryshme sa i takon qeverisë që opozita kërkon të organizojë zgjedhjet e ardhshme. Kreu i opozitës ka formuluar edhe termin “qeveri teknike”, edhe atë të “qeverisë me mbështetje të gjerë politike”. Ju cilën mbështesni nga këto alternativa?

Ne do të donim një qeveri që në dy apo tre muajt e fundit të jetë e shkëputur nga interesat e kësaj maxhorance që është sot. Pastaj e quajmë qeveri teknike apo qeveri kujdestare, nuk ka shumë  rëndësi. Unë personalisht e kam shtrirë edhe idenë që kjo lloj qeverisjeje të fiksohet në Kushtetutë, që të paktën për 10­15 vite të tjera, kushdo qoftë në qeveri, në 2­3 muajt e fundit duhet ta dorëzojë.

Kjo nuk është një transferim pushteti nga njëri krah në krahun tjetër, por kjo është një mënyrë për ta distancuar pushtetin nga kutia e votimit. Unë kam propozuar që kjo teknikë legjislative të përdoret çdo 4 vjet, kushdo që të jetë në pushtet. Ky nuk është një avantazh që po ia marrin PS­së, do t’ia rikthenim edhe në kohën kur të jemi në pushtet, për të krijuar besimin reciprok sa u takon zgjedhjeve.

Kreu i opozitës, Basha, përpara zhvillimit të takimit me aleatët opozitarë, ka qenë në një drekë me ambasadorin e SHBA, Donald Lu. Ka përcjellë Basha mesazhe nga ky takim në mbledhjen me koalicionin?

Unë besoj se takimi ka qenë rutinë. Ne nuk na është përcjellë ndonjë mesazh konkret. Kemi diskutuar vetëm për vendimin që duhet të marrim në një kohë që edhe termat kalendarikë po skadojnë për regjistrimin në zgjedhje.

Ne kemi gjykuar se situata me të cilën po përballemi është serioze, ndaj edhe vendimi që duhej të merrnim duhej të ishte i unifikuar dhe serioz. Tashmë e gjitha nuk duhet konsideruar si lojë. Nëse këtu nuk ka rregulla të qarta, mundësi që të shprehemi me votën tonë, atëherë nuk ka kuptim të hyjmë në zgjedhje. Nuk bëhemi pjesë e një butaforie elektorale.

Po skenari që maxhoranca të hyjë e vetme në zgjedhje pa opozitën?

Nga një maxhorancë e mbushur me aventurierë pret gjithçka. Por kjo për mua do të ishte kriza më e thellë në vend. Historia politike e ka treguar se kush tenton aventura të tilla, ka qenë  gjithmonë i dështuar.

REMOTE_ADDR:[]

11 komente në “Shehi zbardh takimin me dyer të mbyllura: Bashës i kërkova kthimin e opozitës në Kuvend dhe votimin e Vetting-ut”

  1. niki says:

    IDIOT,CFARE DEMOKRACIE ESHTE TE NDRYSHOSH QEVERINE 2-MUAJ PERPARA ZGJEDHJEVE ,SEPSE NUK DO TE ISHTE E PERGJEGJESHME PER TE RESPEKTUAR RREGULLAT E LOJES. TI NUK MERITON ASNJE MINUTE TE NA PERFAQESOSH NE PARLAMENT.

  2. sali says:

    .Kryetar partie me vetem nje anetar vehten se se besoj dhe gruaja mund te veje me partine e ketij,E del ky e thote une p[erfaqesoj popullin shqiptar.Plehra

  3. pedro i ri says:

    Tipik dallkauk qe e mesoi demokracine rruges nga pijetorja ne pijetore

  4. grag says:

    Dash mos beje hipkritin! T ije tiranso-dibran. Nese ike thene Bashes keshtu shko e regjistrohu!
    C, ka une di eshte se ne kete moment, Shqiprise nuk iduhet Rebublika (e Re SB,LB) pasi Rilindje do te thote republike re. Mesa di une qytetari idiot okerkohet nje opoxite re e RE. Kjo sepse, Berisha e coj Bashen ne Cader per te mos u kthyer me tek SHQUPI. Maybe the dhendri i SB behet Kryetarar> Ai shkon cdo dite neShqup , kur Basha eshte ne Cader. Bisedon! Keshilloje Bashen te pakten t’i drejtohet Artan Lames per legalizim te Cadres! Basha aty bdihet kryeminister! Per ty dash, please nderperite rakin ( Unvete pije shume, mos me keqkupto!) dhe shikoo kush eshte opozita e re! Pd ka mbaruar!

  5. shaqo says:

    Ore po ju stani i PD te gjithe dallkauke jeni? Si nuk doli nje i mencur, te thote dy fjale te vetme me mend ne koke.
    Cfare them edhe une, aty gjenden me shumice hajdute e kriminele vrases, te mencur as qe behet fjale.

  6. shpresa says:

    Zoti Dashamir Shehi! Ju jeni drejte perfundimit te kar-rieres tuaj politike dhe nuk jeni me opozite, por bageti. Opozita e ardheshme eshte FRD dhe parti te tjera. Nga nje ane me vjen mire qe u vetedistancuat nga politika se dhe njerezit nuk ka me se kush tu perkrahe banden tuaj me Saliun ne krye. Politika shqiptare keshtu po pastrohet ose me mire po vetepastrohet para vetingut. Zgjedhjet do behen te lira dhe te ndershme se njerezit e pandershem nuk jane me ne linjen politike te zgjedhesve. Mos u shqeteso se s’ka asnje krize apo shqetesim se eshte populli ai qe do votoje me te drejten e tij kushtetuesedhe vendosese. Mire u pafshim ne ato lokalet e Tiranes kur ishe zevendeskryeminister dhe mbaje bodigardet afer qe te mbanin goten e rakise.

  7. matahari says:

    Me vjen turp nga vetja si shqiptar kur shoh dhe degjoj figura te tilla teresisht te diskredituara kur bejne sikur jane ne hall, jane te dhunuar, jane te rrethuar, nuk kane siguri votimi dhe perralla te tjera. O Dashamir ! Edhe sikur te beheshin zgjedhjet dhe te fitonte stani juaj ( nje grup gangsteresh dhe banditesh ) cfare do te benit ? Ate qe dini dhe kini bere gjithnje. Jeni fytyra te superdiskredituara. Ne fakt, ju kini merituar tjeter gje prej 20 vitesh por vazhdoni tallni trapin me kete popull budalla.

  8. Kola says:

    Ky njeri paska degraduar plotesisht. Vini re c’poshtersi ka ne propozimet e tij te cilat synojne te na sjellin ne pushtet prape mafien shpellare e madje pa votuar. A nuk u bene keto pazare me 1996-7-8 dhe kafsha i Vicidolit i hodhi ne ere me te marre pushtetin? Asgje nuk eshte e sinqerte me keto mostra te krimit e banditizmit, ndaj asgje s’duhet bere, pa miratimin e gjithe mases se votuesve, nepermjet referendumeve. Eshte detyra e vetuesve qe kete force politike fashiste dhe antishqiptare ta qeroje nga fusha politike, per te shpetuar Shqiperia.

  9. Drejtësia says:

    Ik or bajgë e trazuar me raki.

  10. Dredhesi says:

    Mire ke bo o Dash. Mbase ta mban Rama ne pune gruan si dihet.
    Te vjedhesh i cik tani para zgjedhjeve. Se parti me 2 anetare je ti. Je ti dhe gruja jote.
    Ishalla, si dihet dro e mban. Shpresa vdes e fundit thote gruaja jote…

  11. popull says:

    Po mire mor zoti Shehi, ku ishe ti kur qeveria e koalicionit tend , vriste protestues te pa fajshem ne mes te rruges , dhe masakronte opoziten e kater vjeteve me pare. dhe zgjedhjet e lira, pse nuk dole ti politikan i madh , te thoshje ndal se kjo nuk eshte demokraci?. pse ste shkoi ndermend atehere per qeveri teknike?. E ceshte kjo mencuri e madhe qe pas cdo 4 vjestesh te rrezohen qeverite e ligjeshme dhe te zevendesohen me qeveri teknike?. Ne cvend te botes demokratike , vec asaj te Vicidolit , e ke pare e degjuar. Apo ta ka thene ndonje kolegu i jot prane gotes se rakise e pjates me gjize?. Jeni klasa politike me e ndyre dhe nuk di se si mund te shpetoje ky vend nga ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *