Shqipëri, papunësia në nivelin më të ulët që nga janari i 2013

10 Mars 2017, 14:34Sociale TEMA

Papunësia në tremujorin e fundit të 2016, në shkallë vendi arriti në 14,2 për qind.

Sipas Institutit të Statistikave, ky është niveli më u ulët që nga janari i 2013.

INSTAT raportoi se krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rënia është me më shumë se 3 pikë përqindjeje, pasi në fund të 2015 papunësia zyrtare shënonte 17,3 për qind.

Në terma vjetorë, niveli i papunësisë ka rënë më shumë tek femra sesa tek meshkujt, përkatësisht me 4 dhe 2,5 pikë përqindjeje.

Edhe tek të rinjtë niveli i papunësisë në terma vjetorë ka pësuar rënie. Kështu, për grupmoshën 15 deri 29 vjeç, niveli i papunësisë ra nga 32,2 për qind, që ishte në fund të 2015 në 28,1 për qind në 2016.

Gjatë këtij tremujori, në terma vjetorë punësimi u rrit me 5,8 për qind. Shërbimet dhe industria kanë rritjen vjetore më të madhe të vendeve të punës.

Shkalla e punësimit të të rinjve është 32,5 për qind, kurse për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e katërt 2016, shkalla e punësimit është 67,8 për qind.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje