Skënder Gjinushi rrëfen 9 marsin e ‘97: Negociatat natën me Berishën, i thashë takohemi në botën tjetër

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, tregon prapaskenat përmes të cilave u krijua Qeveria e Pajtimit Kombëtar e 9 marsit 1997.

Si pjesëmarrës në tryezat e negociatave mes partive politike dhe ish-presidentit Sali Berisha, Gjinushi tregon përpjekjet për të mos pranuar zgjidhjen politike, atë të zgjedhjeve të parakohshme dhe qeverisë teknike.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Gjinushi tregon se përveç Bashkim Finos, emra për kryeministër të Qeverisë së Pajtimit pas trazirave që pasuan falimentimin e firmave piramidale, ishin dhe Pandeli Majko, por dhe Eduart Alushi, ish-kryetar i PS-së së Vlorës, i cili për Berishën ishte një “zjarrvënës”.

Por Gjinushi sjell në vëmendje edhe reagimet e politikanëve ndërkombëtarë, si Franc Vraniskin, i cili negocionte në atë kohë mes partive politike dhe ish-presidentit Berisha për gjetjen e zgjidhjes së krizës politike.

Një ditë para firmosjes së marrëveshjes, Gjinushi tregon dhe debatet e forta me Berishën, i cili kërkonte që qeveria e koalicionit e të gjitha partive të drejtohej nga PD-ja.

“Më 9 mars është bërë lojë, thjesht u hodhën firmat, sepse negociatat reale janë bërë më 8 mars.

Më 8 mars kemi ndenjur 8 orë në negociata dhe unë jam zënë shumë me Berishën.

Madje, në 12 të natës, kur kemi ikur nga Presidenca ku u zhvilluan negociatat, u ndamë duke thënë se “bashkë takohemi në botën tjetër, jo më në këtë botë”, tregon ai.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Skënder Gjinushi rrëfen 9 marsin e ‘97: Negociatat natën me Berishën, i thashë takohemi në botën tjetër”

  1. nandi says:

    Ky monstra , Gjinushi , e beri Vloren lemsh.
    Lider I perjetshem I nje partie me 0 anetare (Gjinopartia).
    E vetmja situate ku ky mund te marre vota eshte lufta ose meshira e partive te medha.

    1. nari says:

      O Nand qeke me i trashe se Saliu , merr e lexo ndonje liber dhe hape pak trunin.

  2. BUJARI JU DEGJON says:

    T’ju haje mortja te gjitheve juve FRIKACAKE TE MUTIT qe i dhate fryme KRIMINELIT kur po vdiste…
    Dhe,o Zot,e mbani veten dhe per “Baballare te Kombit”!!!!!!!!……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *