Torassa: Dua te fitoj titullin me Partizanin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Mesfushori i Partizanit, Agustin Torasssa, ka folur ne konferencen per shtyp ne prag te perballjes me Flamurtarin.

Torassa tha se synimi i vetem i te kuqve do te jete vetem fitorja.

”Sigurisht ndaj Flamurtarit kemi arritur fitoren më të thellë në këtë kampionat  në shifrat 4 – 0 , por panvarësisht rezultatit mendoj se diferencat mes ekipeve janë shumë të vogla edhe pse objektivat janë krejtësisht të ndryshme, ne luftojmë për titull ndërsa kundërshtari për mbijetesë. Sigurisht që është problem që luajmë pa tifozët tanë, pasi ata janë një mbështetje e fuqishme për ne në stadium dhe kemi shumë nevojë për prezencën e tyre në ndeshje.

Përsa i përket pyetjes që traineri Duro e njeh mjaft mirë Partizanin , mendoj se ne duhet të bëjmë lojën tonë dhe besoj se do ta arrijmë fitoren. Nuk do të jetë aspak e lehtë pasi Flamurtari ka nevojë për pikë , por ne synojmë kreun.”

Me tej argjentinasi shtoi se synimi i tij me fanellen e Partizanit eshte te fitoje titullin kampion, pavrasisht se rivaliteti me  Kukesin dhe Skenderbeun do te jete mjaft i forte.

”Është e vërte që përgjatë periudhës që luaj te Partizani kam shënuar vetëm një gol , e theksoj e rëndësishme është që me skuadrën të fitoj titullin , ndërsa golat mendoj se janë thjesht sadisfaksion personal . Ne duhet të interpretojmë çdo ndeshje perfekte , pasi edhe Kukësi dhe Skënderbeu janë aty dhe sigurisht presin të përfitojnë nga ndonjë gabim i joni. E kam thënë që kur kam ardhur te Partizani ,dua të fitoj titullin kampion me këtë skuadër dhe mendoj se ku do të jetë viti ynë”.

I pyetur se kush eshte rivali me i forte Torassa u pergjigj.

”Për mendimin tim do të cilësoja Skënderbeun, kjo pasi mendoj që është një skuadër më kompakte dhe luan një futboll të mirë. Ndërkohë Kukësi mendoj që është më i fortë në shtëpi kjo edhe për faktin e fushës ku luan, pasi ata shprehen më mirë në fushën e stadiumit “Zeqir Ymeri”.

E kam theksuar edhe më parë e rëndësishme është që gjykimi në ndeshje të jetë sa më korrekt , jemi realist që ashtu si ne lojtarët edhe arbitrat mund të gabojnë, por  në disa episode vendimet e gjyqtarëve më duken të dyshimta.

Ndërhyrjet e rënda ndaj meje? Tashmë jam mësuar , pasi edhe në Argjentinë loja është e ashpër njësoj si këtu në Shqipëri.

Kush do ta zgjidh ndeshjen ndaj Flamurtarit? Shpresoj të shënoj unë dhe golin tia dedikoj vajzës time që tashmë gjendet pranë meje këtu në Tiranë.”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *