UDHËZIMI/ Masat shtesë të sigurisë, Tahiri: Siguria, jo më çështje vetëm e Policisë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Pas datës 28 dhjetor të gjitha subjektet që nuk marrin masa shtesë të sigurisë ndaj tyre do të ketë masa administrative.

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri bëri të ditur se udhëzimi i firmosur prej tij parashikon marrjen e masave shtesë të sigurisë për subjektet e ndryshme private por edhe institucionet shtetërore.

Ministri Tahiri u shpreh optimist se ky ligj do të gjejë mbështetjen e të gjithëve pasi siguria tashmë nuk është vetëm një çështje e policisë.

‘’Është kjo arsyeja që janë parashikuar masa që mesa mundemi të parandalojmë ngjarjet kriminale. Asnjë nga këto masa nuk mjafton për të bërë zero nivelin e kriminalitet. Ne na duhet të bëjmë çfarë nuk është bërë në këto 25 vite. Të garantojmë sigurinë maksimale në këtë vend.

Duhet t’i garantojmë një jetesë normale qytetarëve. Kemi thyer një traditë 25 vjeçare ku siguria ishte vetëm përgjegjësi e policisë. Dhe për këtë policia ishte kthyer në target pasi ajo duhet të bënte gjithçka. Ne kemi përgjegjësi të bëjmë bashkë me ju atë që nuk është bërë më parë. Ne kemi përgjegjësinë ta bëjmë këtë vend më të sigurt’’, tha Tahiri.

Në masat shtesë të parashikuara nga udhëzimi i ministrit Tahiri është vendosja e kamerave me rezolucion të lartë, ajo e kontrollit me detektor si dhe lidhja me sinjal alarmi me sallën operative të Policisë.

’Subjektet për transportin e udhëtarëve të instalojnë GPS dhe kamera sigurie, ndërkohë subjektet me aktivitete nate duhet të instalojnë kamera me rezolucion të lartë, të pajisin me roje me detektorë si dhe të kontraktojnë polici private.

Lojërat e fatit të kenë kamera sigurie, kontroll me detektor si dhe kontroll për mjetet e identifikimit. Bankat e nivelit të dytë, kamera me rezolucion të lartë, alarm të lidhur me sallën operative të policisë dhe kontroll me detektor.

Pas dakordsimit me banorët e pallateve administratorët e pallateve mund të marrin masa për vendosjen e kamerave në bazë të analizës së riskut nga Policia e Shtetit’’, shtoi ndër të tjera ministri Tahiri.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *