VIDEO/ Horror në Zvicër: Vriten dy shqiptarë, rrezikon jetën një tjetër

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Baselit në Zvicër, ku janë vrarë dy shqiptarë dhe një tjetër është plagosur rëndë.

Sipas Tagesanzeiger.ch. dy viktimat janë të moshës 28 dhe 39 vjeç ndërsa i plagosuri, 24 vjeç.

Ende nuk dihet motivi dhe personat të cilët hynë në lokal duke qëlluar.

Ngjarja ndodhi në “Cafe 56”, që njihet si një vend-takim i shqiptarëve të zonës.

Dy persona kanë hyrë në lokal dhe kanë qëlluar dhe më pas janë larguar drejt stacionit Badischer Bahnhof në kufi me Gjermaninë.

E përditshmja zvicerane Tagesanzeiger.ch thotë se kjo është një ndër vrasjet më të rënda të ndodhur këto kohë në Bazel.

Lokali më përpara njihej dhe si vend ku shpërndahej drogë por vitet e fundit njihej si lokal i qetë.

Policia zvicerane pritet të japë detaje lidhur me krimin i cili saktësojnë nuk ka të bëjë me akte terroriste.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *