VIDEO/ Kjo intervistë u bë edhe më e bukur e dalë nga kontrolli

Teknologjia është e jashtëzakonshme, pasi të jep mundësi të mëdha për të raportuar e për të përcjellë lajmin.

Ky profesor dhe specialist i situatës në Korenë e Jugut, Robert E. Kelly, ishte lidhur direkt nga shtëpia e tij në Seul me studion qendrore të BBC-së në Londër.

Ai po pyetej për daljen përpara gjykatës të presidentes, Park Geun-hye.

E ndërsa Kelly po jepte komentin nga dhoma e tij, në fillim futet një fëmijë, e pastaj një tjetër, të cilët e ndryshojnë komplet situatën.

Në dhomë më pas futet me shpejtësi një femër që i merr fëmijët. E pavarësisht përpjekjes së saj për të mos u dukur, gjithçka u pa nga shikuesit e televizionit britanik.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...