Vrapo Erion, vrapo!

10 Mars 2017, 09:48Blog TEMA

Kritika ime e drejtpërdrejtë është kjo: unë do ta vlerësoja Erion Velinë, dhe çdo kryetar bashkie tjetër, në qoftë se ata shumicën e kohës nuk do ta kalojnë brenda Tiranës, por do të vijnë vërdallë rrethinave të fshatrave që qarkojnë Tiranën

Nga Shpëtim Nazarko

Ka disa kritika që kanë ardhur në adresë të Konicës kohët e fundit në lidhje me idenë që kam për opozitën. Origjina time, nuk më lejon të jem i majtë apo nga ata të majtë që përfytyrohen këtu në Shqipëri. Ndërkaq në bindjen time të treja partitë  kryesore  këtu janë të majta dhe i gënjen mendja ata që mendojnë se ka një të djathtë, një të majtë, e një të mesit. Problemi se si e përfytyroj unë opozitën, është pak më i ndryshëm se sa ata që janë në bulevard ose që ndahen në kampe apo llogore të ndryshme.

Sot për shembull duke folur për kryetarin e bashkisë i cili natyrisht është i majtë dhe i zgjedhur nga të majtët do të kuptoni si lexues të Konicës apo si shikues të saj si e përfytyroj unë kritikën apo opozitën ndaj qeverisë.

Një nga gjërat që unë i kam lëvduar kësaj qeverie është praktikisht reforma territoriale që na largoi nga ato 400 bashki dhe komuna. Shqipëria praktikisht krijoi nëpërmjet tyre këtë kaos që ne e shohim sot e i cili nuk është vetëm në Tiranë, siç mendojnë kritizerët e të djathtës. Mjafon të shikosh nga avioni se çfarë bëhet praktikisht me fushat dhe sipërfaqet e saj apo gjithë Shqipërisë. Sot mund të flasim për Tiranën, pikërisht duke u nisur nga reforma territoriale. Këtu në Tiranë shoh çdo ditë në emisione të ndryshme në televizion, që kryetari i bashkisë është shumë herë më i palodhur dhe shumë herë më i aftë se kryetari paraardhës.  Këtë e besoj edhe vetë sepse shihet në çerdhet, në kopshtet në rrugët, në rrugicat e vogla që qarkojnë qytetin. Por çfarë harron Erion Veliaj dhe çfarë harrojnë ata kritizerët, që duhet të jenë kritizerë realë  jo vetëm të kësaj bashkie por edhe të bashkive të tjera në Shqipëri. Kryetari i bashkisë së sotme, është praktikisht një kryetar, apo shprehur ndryshe ish kryetar komiteti nga ata të komitetit ekzekutiv të dikurshëm që ka pasur partia e punës.

Kjo do të thotë që përveç qytetit duhet parë edhe ai që quhet fshat ose rrethinat përqark. Kjo do të thotë që Erioni punën e vet të madhe e ka jo vetëm brenda qytetit, por dhe brenda fshatit. Çfarë do të thotë kjo akoma më praktikë?  Sapo jemi duke rregulluar ose brenda 2-3 muajve të tjerë do të inagurojmë tregun e ri, i cili është afër pazarit të vjetër të Tiranës e që duket shumë madhështor, por një vëzhgim shumë i thjeshtë jo vetëm i Konicës por edhe i qytetarëve të këtij vendi tregon që ky treg ashtu si dhe të tjerët do të mbushet më së shumti nga mallra të huaj, nga mallra që nuk kanë të bëjnë me prodhimet e rrethinave të Tiranës apo afër saj.  Kjo gjë nuk ndodh vetëm në Tiranë, kjo ndodh dhe në Elbasan, kjo ndodh edhe në Vlorë e Fier dhe kudo . E mund të shpjegohet  me një fjali të vetme. Ne importojmë 800 milion euro ushqime dhe raportin me importet e kemi një me katër.

Po  nëqoftëse ne nuk prodhojmë gjëra të tjera,  nuk prodhojmë dot as ushqimin tonë, a mund të më thotë njeri mua me se mbahemi? Kritika ime e drejtëpërdrejtë është kjo: unë do ta vlerësoja Erion Velinë , do ta vlerësoja dhe çdo kryetar bashkie tjetër, nëqoftëse ata shumicën e kohës nuk do ta kalojnë brenda Tiranës, apo brenda qytetit të tyre, por do të vijnë vërdallë rrethinave të fshatrave që qarkojnë Tiranën apo qyteteve të tyre.

Pra rrethinave të saj për të kuptuar se sa tregje mund të hapen rrotull Tiranës, si mund të ushqehet ajo me ushqime të freskëta dhe se si mundet që në këtë histori të përzihen jo vetëm qytetarët që blejnë dhe shesin apo tregtarët e shumicës që harxhojnë paratë e refugjatëve tanë në Itali a Greqi. Si mund të futen në treg edhe ata fshatarët e vegjël që punojnë atë bahçen e tyre, që punojnë atë tokën që i ka dhënë ajo reforma, ose që ja ka legalizuar kjo qeveri, apo qeveria paraardhëse.

Pra gjithë problemi madh i Erionit, por edhe i Erionëve të tjerë që vijnë vërdallë duke qenë kryetarë bashkie, është praktikisht kuptimi i reformës territoriale në një kënd tjetër.

Ne nuk duhet të lejojmë në asnjë mënyrë dhe për asnjë arsye që qendra të mëdha tregtare, që ndonjëherë janë të konkurrueshme me ato të Evropës për nga lluksi, të mbajnë brenda vetëm mallra të huaj, në raportin ndonjëherë edhe 1 me 10, ndonjëherë edhe 1me 9, ndonjëherë edhe 1 me 8. Një gjë është e sigurt , midis një Tirane ose midis një Elbasani, midis një Durrësi ose midis një Vlore dhe fshatrave e rrethinave, ekziston një humnerë e tërë, ekziston një popullsi që po largohet gjithnjë edhe më tepër nga ai që ne quajmë kryeqytet apo vetë Shqipëria. Prandaj unë do ta vlerësoja dhe e vlerësoj Erionin më shumë se sa mendoni ju, nëse ai do tu drejtohej pikërisht këtyre zonave që thashë, pra në momentin kur tregu i fshatit do të furnizojë qytetin jo në ato pikëpamjet e vjetra enveriste por në ato pikëpamjet e sotme, ku mbizotëron ekonomia e tregut.e  Do të fillojmë të kuptojmë që vetëm kështu, mund të vemi në rrugën e mbarë dhe vetëm kështu mund ta ulim praktikisht atë çmimin e naftës i cili do të rrijë gjithnjë i lartë sepse ne  nuk kemi kujt ti marrim taksa praktikisht tjetër gjëje. E vetëm kështu mund të lavdërojmë Erionin dhe Erionat e tjerë që janë në krye të bashkive. Pa parë tregun e madh, pa parë gjallërimin e tregjeve të vogla nëpër fshatra, ne nuk mund të themi se kemi ndonjë sukses real, dhe nuk mund të themi kurrë se kemi kryer një reformë territoriale të vërtetë.

Marrim rastin e Vitit të ri. Disa ditë para vitit të ri, kryetari i bashkisë së Tiranës tha që kishte hapur një treg për gjelin e detit në Baldushk dhe menjëherë qytetarët të shumtë u drejtuan atje. Këtë gjë unë dua ta ta shikoj nëpër shumë prej rrethinave të Tiranës. Nuk mjafton vetëm një pyll orbital që rrethon Tiranën, duhet të mjaftojnë edhe ato ushqimet e freskëta që të mos i helmojmë fëmijët tanë, duhet të mjaftojnë ato ushqime të freskëta të cilat e bien fshatin në qytet, por jo në atë mënyrën siç thoshte Enver Hoxha. Nuk na duhet duhet ai fshatar që blinte qumështin në qytet por ai fshatar qe shet qumështin e tij në qytet, e që e shet me metoda sa më  moderne.

Është një pasuri shumë e madhe vërdallë Tiranës, është një pasuri jashtëzakonisht më e madhe se sa taksat e qytetarëve të saj, se sa taksat e parkingjeve etj.

Fundja edhe vetëm për këtë  e kemi bwrw reformën territoriale. Së fundmi, unë e përfytyroj opozitën në Shqipëri në këtë mënyrë. Nuk më hyn në punë historia e partive që bërtasin andej e këtej për një republikë të re. Më hyn në punë një lloj opozite e cila thotë e flet pikërisht për tregun e vogël, flet pikërisht për profesionistët që mësojnë në shkolla profesionale, flet për gjëra që afrojnë Shqipërinë realisht në Evropë. Kjo është këndvështrimi  që kam unë dhe këtë unë e quaj opozitë. Opozitë tjetër nuk njoh e nuk kam për të njohur asnjëherë. (Konica.al)

15 komente në “Vrapo Erion, vrapo!”

  1. isuf plloci says:

    Ki shpetim nazarko me kujton agjitpropat e Partise te vitit ’67 ku turma komunistesh katunare shkaterruan vendin.ki ashte ma i zi se ato.

    1. roberto says:

      Erion Veliaj eshte kryetar i Komitetit Ekzekutiv te Tiranes qytet qe fillon nga zyra e tij dhe mbaron tek Zogu i Zi,21 dhjetori dhge Kinostudioja!
      E kam thene disa here,por lal Eri nuk degjon nga nje vesh se ai eshte kryetar i nje Bashkie 800 mije banoresh!
      Reklame te madhe i beri nje rruge 2 km ne Peze te Vogel per 4500 banore,ndersa ne Yzberish prane KMY-se,dhe qe banojne 3-4 here me shume banore se ne Kombinat,pra mbi 50 mije banore,nuk ka investuar asnje qindarke per rruget e pashtruara me gropa e balte,pa asnje lulishte,pa ndricim rrugor,pa trotuare,pa asnje cerdhe vdhe kopesht shteteror,pa nje stacion policie,pa asnje kend lojrash per femijte,pa asnje ambient per pensionistet etj,etj!
      Atehere per cfare te votuam ne ty,zoti Erion?
      Vetem per te mbushur taracen e Bashkise me peme e lule,qe te duhet per reklame?
      Ti jo vetem keshilltare te mire nuk ke,por edhe vete je i PAPJEKUR SI ADMINISTRATOR I NJE KRYEQYTETI PREJ 800-900 mije banoresh!
      Te mungon absolutisht transparenca e punes tende, e investimeve dhe keto i ben ne fund kur i ke bere fakt te kryer dhe per te reklamuar veten!

  2. "BOHOTINA" says:

    Po bisedoj me nje shok zyre dhe kemi nje mendim per personalitetin e Nazarkos, ndaj vlen te te themi nje BRAVO te madhe. E di pse i dashur e i tespektuar? Kemi vene re neper debate se je me te drejten, je me te verteten pavaresisht kraheve politike. Kjo nuk eshte pak. Napoleon Bonoparti thoshte: “Burri duhet ta kete zemren ne koke!”. Jam mrekulluar kur e kam gjetur kete shprehje. Pra burrit duhet ti flase zemra e jo buzet mekanikisht e ftohtesisht duke u perplasur kot me kot. E Ty Nazarko te flet zemra. Bravo!

    1. Albi says:

      Une nuk kam pa ndonjehere qe Nazarko te mos jete 100% i dedikuar ndaj Rames. Nese kjo eshte “e drejta” per ty…

  3. doktor frojdi says:

    Sipas teje o z.Shpëtues,Erjoni nuk duhet të ndërtojë tregje moderne por te ruajë ato pislliqet e vjetra,nuk duhet te ndertojë rrugë e ura të reja në Tiranë etj. por të fillojë punën në fshatra e rrethina derri sa të përparojë bujqësia e blegtoria në fshatrat tona dhe Ministriae Bujqësisë të të heqë dorë nga MInistria e hajdutërisë.Siç duket edhe Parisi kështu qenka ndërtuar sipas teje.Ti siç duket do të dukesh opinionist i veçantë por ,gjithkush të klasifikon sipas atyre dokrrave që shkruan.Nuk ke ndonjë ndryshim nga A.Bushati,A.Hoxha,A.Zheji,Çim Pika end co.Sa të vështirë e paskeni or të pranoni pozitivitetin !!! Vazhdoni ta përsëndytni se kështu e ndihmoni Shqipërinë dhe Shqiptarët.Ju duket i lehtë ky profesion i kryetarit të Bashkisë dhe se ju nga bytha e karrikes jepni koregjimet dhe alternativat..Hajde Gani ore Gani, ku jemi ne e ça thu ti……

  4. lond says:

    Ashtu shoqa isufe, qenke nje derdiment qe rri akoma lart ne pem, hap syt o toc si po bohet tirana, ju kacavjerrseve su pelqen kurr e mira

  5. Stiglitz says:

    Arsyetimi i Nazarkos eshte i lidhur me mendesine e vjeter , ku partia e kryetari i komiteti te mendonin per furnizimin me ushqime te popullit. Ne ekonomine e tregut , jane rregullat e tregut dhe taksat qe shtyjne tregtaret ose fshataret te sjellin produktet . Simbas kesaj llogjike ç’duhet te beje kryebashkiaku i Parisit apo Njujorkut per te fornizuar 20Milion banore?

  6. "RUN MAN, RUN!" says:

    Shqiptaret e varfer kane vrapuar dhe vrapojne per me shume se çerek shekulli ne te 4 anet e Botes.
    TOMAS MILIAN – CUCHILLO

  7. dash says:

    Ne shume gjera ke te drejte…

  8. Aleko says:

    E perkrah mendimin e Nazarkos por deri tani me aq pare sa disponon veliaj po thot Tirana first” dhe besoj mire e ka, pastaj vijne rrethinat qe vertet eshte nje domosdoshmeri per te intensifikuar prodhimet bio vendase..Do te ishte mire te beheshin te gjithe tregjet njeheresh por ja qe sbehen.aq jane paret..

  9. DETARI Atlantidhes @ says:

    zoti Nazarko ka haruar edhe shume difekte te Erinit :
    Erioni kur vete ne banjo,fillon e pjerdh !
    Erioni vete ne banjo dhe….ben shurren !
    Erioni kur i vjen per te peshtyre,fillon te peshtyje !
    Erioni kur fle gjume ….gerrhet !
    Erioni kur ha buke ben therrime !
    Erioni nuk vesh shapkat ne shtepi !
    Edhe shume difekte te tjera…………..
    Si nuk keni turp per te gjitha sa shkruani dhe nuk ben krahasimet se sa shkolla ,kopshte,foshnjore dhe parqe ka bere Erioni per kaq kohe dhe sa beri UDBashi Lylzim ?
    DHE MILIONA PUNERA QE KA BERE NE KRAHASIM ME SHPIKESIN E Tramit ……….

  10. Nik says:

    Z. Nazarko eshte shume orgjinal dhe konstruktive ne shkrimet e tij. Per mendimin tim e meriton plotesisht perdorimin e emrit “Konica.al”
    Shqiperia ka nevoje shume per mendimet e njerezve te ditur dhe kurajoze si Z. Nazarko. Keta do te ishin opozita e vertete e qeverrise jo zhurmaxhinjte kokeboshe dhe hajdute!
    Me respekt,
    Nik

  11. Lana says:

    TIRANA ME FAT, QË KA ERIN KRYETAR.!????
    BRAVO LALI- ERI???????????
    KE KALUAR ÇDO PARASHIKIM!!!
    LUL- HJUMASHI ,TË MARRË TË KEQEN.!?

  12. Lana says:

    TIRANA ME FAT, QË KA ERIN KRYETAR.!????
    BRAVO LALI- ERI???????????
    KE KALUAR ÇDO PARASHIKIM!!!
    LUL- GJUMASHI ,TË MARRË TË KEQEN.!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje