Xabi Alonso zyrtarizon tërheqen: E ardhmja si trajner

10 Mars 2017, 18:17Sport TEMA
Xabi Alonso zyrtarizon tërheqen: E ardhmja si trajner

Një ditë pasi komunikoi tërheqjen e tij nga futbolli në fund të këtij sezoni, Xabi Alonso doli në një konferencë për shtyp pikërisht për konfirmuar lamtumirën. Përkrah tij ishte edhe trajneri i Bayernit, Carlo Ancelotti njeriu me të cilin, mesfushori spanjoll po punon për herë të dytë në karrierë pas eskperiencës te Reali i Madridit. Aventura e tij në Gjermani, bashkëpunimi me Ancelottin dhe dëshira për tu bërë trajner në të ardhmen ishin këto 3 nga temat tek të cilat u ndal Xabi Alonso.

” Do ta kujtoj gjithmonë  me nostalgji që kam qenë pjesë e një klubi legjendar si Bayern Munich. Mua më pëlqen futbolli dhe gjithmonë më kanë pëlqyer ato klube që përfaqësojnë aristokracinë e futbollit europian. Bayerni është një prej tyre. Ancelotti? Kam mësuar shumë nga ai, dua ti uroj më të mirat Carlos dhe shpresoj që këtë vit të fitojmë Champions-in, sëbashku.  Përsa i përket të ardhmes pasi të tërhiqem nga futbolli, nuk mund ta them me siguri që do bëhem trajner por ku i dihet. Duhet ta mendoj këtë gjë dhe të përgatitem mirë pasi të jesh trajner i suksesshëm nuk është e thjeshtë”.

I trishtuar për lamutumirën e parakohshme të një futbollisti tek i cili ai beson ende shumë dhe është i bindur se i ka mundësitë për ta ndihumar Bayern-in edhe në të ardhmen. Për Carlo Ancelottin, Xabi Alonso është një nga ata lojtarë që nuk mund të harrohet lehtë. ” Më duhet të respektoj vendimin e tij. Do të humbasim një futbollist fantastik. Jam shumë i lumtur që e kam stërvitur dhe vazhdoj ta stërvis Xabi Alonson. Është një njeri i mrekullueshëm dhe një futbollist i shkëlqyer. Do të punoj edhe tre muaj me të dhe shpresoj që edhe në nder të Alonsos të fitojmë sa më shumë trofe në këtë sezon”, theksoi Carlo Ancelotti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje