Dëshmia e ish-drejtorit të Policisë: Për vrasjen e Azem Hajdarit u paguan 150 mijë USD

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Azem Hajdari i sapovrare

Ish-zëvendës ministri i Brendshme, Sokol Baraj, u nda sot nga jeta si pasojë e një ataku në zemër. Baraj, i cili ka drejtuar policinë e shtetit në periudhën më të vështirë, ka ndërruar jetë në moshën 53 -vjeçare.

Në fillimin e korrikut 1997 u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Policisë dhe njëkohësisht edhe Zëvendësministër i Punëve të Brendshme, në vendin e lënë bosh nga Agim Shehu.

Në një intervistë të dhënë kohë më parë, Sokol Baraj, një nga profesionistët më të mirë shqiptarë në fushën e rendit dhe sigurisë, për herë të parë ka dëshmuar për një nga misteret më të mëdha të postpluralizmit, vrasjen e deputetit demokrat Azem Hajdari.

“Për kokën e Azem Hajdarit janë paguar 150 mijë dollarë. Këtë shifër na ka përmendur si të vënë në dispozicion të vrasësve, një shërbim i huaj inteligjence. O Zot, çfarë bëhet kështu!”, vetëm kaq kam mundur të them kur e kam dëgjuar për herë të parë një gjë të tillë, që më pas, megjithatë nuk është bërë kurrë publike”, është shprehur Sokol Baraj në atë kohë.

“Ka pasur një proces, janë dënuar disa individë si ekzekutorë, por ideatorët e tij nuk janë zbuluar akoma. Por nëse ata nuk kanë një emër konkret për publikun shqiptar, për shërbimet e huaja që kanë asistuar apo survejuar zhvillimet kaotike shqiptare, ata janë krejt të njohur. Në mos sot, nesër, e vërteta do të dalë plotësisht në dritë dhe në një mënyrë tronditëse”, thotë Baraj dhe këtu ndalon.

Beson se shumëçka ka mësuar për shkak të detyrave të shumta dhe të rëndësishme që ka mbajtur, është i detyruar dhe më tej t´i mbajë larg kureshtjes së zakontë të publikut, por ka bindjen se “asnjë e vërtetë nuk ka të drejtë të mbetet në varr për shumë kohë, nuk mund të mbetet enigmë përgjithmonë”.

Ish-futbollisti, një karrierë e ndërprerë

Mund të kishte pasur një drejtim krejt tjetër jeta e tij, nëse do të zgjidhte të qëndronte në skaj të një fushe futbolli me dorezat e portierit. Madje, kur mundi të hyjë në ekipin e parë të emblemës shqiptare Dinamo, pothuaj 30 vjet më parë, shumëkush do të vinte bast për një karrierë të shkëlqyer futbollistike të Sokol Barajt. Por jeta dhe sidomos vendimi i atij vetë për divorc me futbollin, do t´i rezervonin një të ardhme krejt tjetër, një rrjedhje të vrullshme të saj që do ta çonte sa në krye të policisë shqiptare, në pozicionin e zëvendësministrit të Rendit apo dhe të këshilltarit të kryeministrave shqiptarë për çështje të sigurisë dhe rendit dhe deri në qytetarin e thjeshtë të papunë.

Një nga njohësit më të shkëlqyer të punës në polici, Baraj është në ndërdyshje deri në momentin e fundit për të folur. Përgjithësisht është njeri i heshtur dhe bën humor kur e krahason veten me një kasafortë, që ndryn shumë e shumë të pathëna, të vërteta të vjetra dhe të reja që nga lufta me krimin e deri në kontributin ende “misterioz” që Shqipëria dhe shqiptarët kanë dhënë gjatë krizës së Kosovës.

Një dëshmi e panjohur më parë vjen dhe për konferencën e famshme të Rambujesë në shkurt të 1999, kur Baraj u ftua nga kosovarët të shërbente si këshilltar i delegacionit shqiptar po për çështjet e sigurisë. Që nga kërcënimet e serbëve e deri në keqkuptimin me kryeministrin e kohës Pandeli Majko, që urdhëroi kthimin e tij në Tiranë. Një urdhër i pazbatuar, por një kundërshtim i sqaruar në rrethana të tjera.

Dhjetëra personazhe parakalojnë në bisedën e qetë të Barajt me revistën MAPO dhe shumë nga ta befas ndriçohen në një dritë krejt tjetër. Disa dhe në mënyrë të zymtë.

Falë detyrave të tij, Sokol Baraj jo vetëm ka dijeni për ngjarjet më të bujshme në vend, por në shumë prej tyre ai ka pasur edhe një rol spektakolar të dorës së parë. Fatkeqësisht, vazhdon të besojë se kureshtja e publikut nuk duhet të përmbushet plotësisht.

“Qoftë dhe për hir të publikut. Shoqëria jonë ka shumë halle dhe të vërtetat për maskarenjtë, si ata që ndodhen në qeli, si ata që ndoshta janë në podiumet e politikës, nuk mund të japin më shumë se zhgënjimin e radhës. Megjithatë, një ditë, kurdo qoftë ajo, të vërtetat që nuk mund të varrosen do t´u japin atyre atë dritëhije që i zhvendos larg gënjeshtrës që kanë sendërtuar për veten”, thotë Baraj.

“Vrasja e Azem Hajdarit?”, janë dënuar vetëm ekzekutorët, ideatorët janë të lirë. Emrat e tyre dihen jo vetëm në Shqipëri, por ato janë të shënuar përfundimisht edhe në dosjet e shërbimeve partnere. Ai që mendon se dosja shqiptare e këtij krimi është mbyllur këtu, thjesht gabon”, paralajmëron qetësisht Baraj, që më pas bën dhe pohimin tronditës: Për kokën e tij janë paguar 150 mijë dollarë. Burimi: Një shërbim i huaj inteligjent.

Ai ndjehet i trishtuar për të ashtuquajturën reformë në polici, për veshjen me uniformë të njerëzve që nuk kanë asnjë lidhje me profesionin, por që politika i ka përgatitur si një detashment besnikësh për t´i përdorur në një moment të caktuar.

“Shqipëria tashmë për shkak të krimit të organizuar dhe korrupsionit është përfshirë në hartën e vendeve nën observim. Kjo ndodhi në 2007-ën, ndërkohë që pesë vjet më parë, në 2002-in, ajo e kishte lënë këtë kategori vendesh. Dhe vend në observim do të thotë se elementët e luftës kundër krimit të organizuar janë në parametra minimalë dhe se rrezikshmëria e tij mund të kërcënojë edhe vende fqinjë”, shpjegon Baraj.

Misteret e tranzicionit, vrasja e Azemit

Sokol Baraj pohon se, atentati ndaj Azem Hajdarit është një nga misteret e tranzicionit. Një mister për publikun, por që është krejt e zbardhur në “dosje të fjetura” shqiptare dhe sidomos në ato që kanë agjencitë e specializuara perëndimore.

“Deri tani dihen dhe janë ndëshkuar ekzekutorët, por jo ideatorët e këtij krimi. Nëse shihni me vëmendje dokumentet e procesit, mungon motivi i vrasjes së deputetit të PD-së. Sot apo nesër, ditën kur politika do të lërë drejtësinë të veprojë, kjo dosje do të hapet pa diskutim. Ai që mendon se gjithçka ka mbaruar, thjesht e ka gabim”, thotë Baraj. Që megjithatë bën dhe një tjetër pohim të bujshëm: “Për vrasjen e Azem Hajdarit janë paguar 150 mijë dollarë. Të gjitha detajet për një gjë të tillë, njihen mirë edhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë të organeve të specializuara”.

Ish-sportisti, portieri i Dinamos thotë se, ka folur gjatë. Njeri i veprimit, ai ngjan me një diplomat kur flet. Sidomos për ato detaje që vazhdon të heshtë. Një mënyrë të vepruari që ai e ka mësuar që nga dita kur la profesionin e mbrojtësit të portës në futboll për t´u shndërruar në një nga njerëzit, që duhet të mbronte qytetarët nga krimi. Një detyrë që e bëri me pasion dhe idealizëm, por që si rëndomë në Shqipëri, nuk mori mirënjohje.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

13 komente në “Dëshmia e ish-drejtorit të Policisë: Për vrasjen e Azem Hajdarit u paguan 150 mijë USD”

  1. Endri says:

    Çudi si vdesin Shqiptaret, sidomos kto qe din shum. Te jene te rastesishme?

    1. Grigor says:

      Ndoshta ke te drejte. Si Xhevat Fana. Mund te jene thjesht teori konspirative por nuk i duhet.
      Ndersa per Azem Hajdarin nuk eshte teori konspirative. Dihet qe jane paguar para, dhe nuk jane 150 mije por 300 mine. Jane dhene nga UDB-ja per te shkaktuar trazira ne Shqiperi dhe te zhvendosej vemendja nga ngjarjet ne Kosove.
      Qe ne momentet e para mbas vrasjes, Sali Katunaro-kinezi doli me deklaraten se e ka vrare Fatos Nano. E çfare interesi kishte Fatos Nano te vriste Azem Hajdarin? Vetem debilat qe e shohin Saliun si udheheqes te madh e besuan kete broçkull. Pra duket skenari i pergatitur ne Beograd. Te vritet Azemi, te akuzohet direkt qeveria, te behet grusht shteti dhe te mos e kete njeri mendjen ne Kosove.
      Tradhetia e dyte ndaj Kosoves erdhi ne formen e vrasjes se Azemit dhe pergatitjes se grushtit te shtetit.

    2. nacionalisti says:

      Kete koment e kam per nje person qe ka komentuar me nickname “Alphade” ne lidhje me ngjarjet e 1997.

      I nderuar ( kjo jo se mund te jemi ne nje skalion, por per edukate)
      Ne ate koment qe pata bere ne lidhje me nderhyrjen e ashper greke ne ngjarjet e 1997, isha i fokusuar, dhe kjo, me shume pak fakte, sepse me i rendit duhet me botu nje liber, por pra isha i fokusuar vetem te faktori grek, meqe po flisnim per greqine.
      Ne lidhje me cka ti shkruan persa i perket Sali Berishes, mendimi im eshte qe

      CDO GJE QE KA DALE NGA FARA E KUQE E KOMUNIZMIT, ESHTE PJELLE E UDB SE DUSHAM MUGOSHES DHE E SERBISE

      Kshu pra i nderuar

      Une jam per shqiptaret, dhe per patriotat shqiptare. Me duket se ti e shikon patriotizmin nga kendveshtrimi i urrejtejes ndaj Sali Berishes (qe per nmua eshte nje agjent i udb). Mirepo mendoj, se ndahemi bashke te pjesa qe nese do te te rendisja si agjent te UDB ndonje nga partia qe ti nga gjuha qe perdor me duket se simpatizon, pra nga PS, pjelle e UDB se Dusham Mugoshes, pra mendoj se do me hidheshe ne gryke si nje pd-ist e me plot brockulla te tjera.

      Pra ndahemi te kjo pike cfare quaj une patriot dhe cfare quan ti. Cfare quaj une agjent te udb e nderhyrje te asfalise greke dhe cfare quan ti. Gjeja qe na ndan eshte EMOCIONI politik qe ti ke. Nese do kishe lexuar ftohte cfare kam shkruar, nuk do me pergjigjesh me historite e agjentit te udb Sali Berisha, por do kuiptoje thelbin e asaj qe pata shkruar.

      Greqia nderhyri hapur, se si e perdori ate nderhyrje per konsum politik Sali Berisha brenda ne Shqiperi, kjo eshte ceshtje tjeter. Por fakti se e perdori Sali Berisha, nuk do te thote se nuk qendronte si argument.
      Asfalia dhe UDB nderhyne ashper

      Nese ti je aq patriot sa na hiqesh, mjafton te kerkosh neper internet foto, apo video ne youtube dhe do cuditesh se si ne ate periudhe, ne te ashtuquajturat protesta popullore kunder Berishes (qe gjithsesi populli kishte te drejte sepse Saliu i rropi dhe i mori pasurine) do gjesh me dhjetra njerez qe protestojne me 3 gishtat lart.
      Nese je aq patriot shqiptar sa cpo na hiqesh, besoj se e di ca simboli kane ato 3 gishta lart.
      Nese se di, te keshilloj te kulturohesh pak dhe dije do te beje te te flasi mendja perpara emocionit.

  2. LORA says:

    Thellesisht dhimbje,,,,Shqiperise po i ikin,ne moshen me vitale,njerzit me patriote dhe profesioniste te klasit te pare.
    Te qofte i lehte dheu i tokes meme SOKOL BARAJ.

  3. Andy says:

    Njeri I mrekullueshm,I ndershem I afte e atdhetar ishte Sokol Baraj.I lehte dheu mik.

  4. 9 Maj 1945 says:

    Shume paska harxhuar Sala per horrin e vet

  5. Orli says:

    Nje spiun i pabese me pak!pse them spiun i pabese sepse nga te dhenat qe kam pasi i niste vrasesit e haklajve per ne tropoje i merrte haklajt ne telefon dhe ju thoshte:mos rrini kete jave ne shtepi se do vijme per kontroll ne nje kohe qe i minonte rruget me ushtaret e sales.I ka pushuar zemra nga lojrat e dyfishta.

    1. Pashtriku says:

      Epo mortja nuk ha mut si ty! Padrejtesisht merr njerezit e mire.

    2. miri says:

      paske talent ne te shkruar or ti shkrimtar ate qe ka bo sokoli per rendin ti as ne ender nuk e imagjinon dot or tunxhi i salit nuk po zgjatem me se aq e paske intelektin une qe po te shkruaj jom nje ish polic i reneas dhe e di mire se cfare ka bere ai per rendin dhe kto qe ka shkruajtur gazeta jane shume pak ne krahasim me punen e bere nga ana e tij

  6. Kanina e Ismailit says:

    MORE nje gje nuk kuptoje nga e gjithe shoqeria SHqiptare,more une them ja ujku,ju me thoni ja gjurmet!E gjithe kjo drame 25 vjecare nuk ka tjeter pergjegjes pervec se SALI SERBIT,FATOS VLLEHUT,DHE LIKE BYTHFLORIT!Por ne radhe te pare vuajtjet ne kurriz te tyre u takon SHQIPTAREVE|||

  7. Lennard says:

    U prehte ne PAQE ,ishte njeri shume i mire.Me ka lene mbresa te pashlyeshme sjellja e tij,Modestia e tij,maturia e Tij,Njerzilleku i Tij.Ngushullime familjes .

  8. albi-stanit says:

    pra, saliu ka paguar haklajt,,,pastaj i shojti dhe ata,,,,PO KUSH NA E BONI DHURAT NE SHQIPTAREVE KETE MONSTER KRIMINEL,,,QE SOT E KESAJ DITE ZGERDHIHET DHE KAKARIS NEPER RETE ONLINE DHE PARLAMENT,,,,

Lini një Përgjigje te albi-stanit Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *