Fatos Lubonja: Çfarë nënkuptoja me prerje koke të Sali Berishës. Rama e ka situatën nën kontroll, ja pse e hoqi Tahirin

11 Mars 2017, 19:06Politika TEMA

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin e gazetares Nisida Tufa “Kjo Javë” ka rrëfyer përjetimet e tij për marsin e vitit 1997, kohë kur në vend ishte shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Si ndiheni kur kanë kaluar 20 vite? Krimi i forumit për demokraci?

Unë për sa i përket emocioneve, i kam hedhur në një libër, 97 Apokalipsi i rremë, vesionin tim e kam hedhur aty. Ajo që mendoj unë sot është një lexim që i bëj asaj kohe për të kuptuar kohën që jemi tani. Atëherë u hodhën themelet e Shqipërisë që kemi sot, e klasës politike që kemi sot. Ishin luanët dhe gjahtarët. Luanët janë ata që e bënë historinë e asaj kohe, është populli që u ngrit në protestë. Gjahtarët janë politikanët që tregojnë historinë. Pati një lëzivje popullore ku dhe lindi Forumi për Demokraci. Unë marrëveshjen e 9 marsit e kam kundërshtuar. Kishte një qeveri që kishte bërë 1000 gabime, me piramidat, kishte një opozitë shumë të dobët dhe pasi ranë piramidat, nisi një lëvizje popullore. Dhe Forumi për Demokraci, ishte një bashkim i opozitës, nën kryesinë e të përndjekurve politikë. Ne ishim përfaqësues politikë po jo këtij populli, por ndërmjetës për të zgjidhur situatën. Popullin e ngriti humbja e parave, jo ne. Opozita e shfrytëzoi këtë lëvizje dhe për përfitimet e veta.

Ju ishit kundër marrëveshjes së 9 marsit, por krijimi i qeverisë eliminoni Forumin..

Nga qeveria teknike, në vend që kjo qeveri të ishte të jepte dorëheqjen, qëndroi deri në fund. Berisha u rizgjodh President, dhe nuk e përfilli opozitën. Se kështu është këtu, nuk përfillet opozita, dhe as populli. Dhe përdori çdo gjë për të shtypur lëvizjen popullore. Dhe kur u zgjodh dhe Berisha, u shpall gjendja e jashtëzakonshme dhe u dërgua ushtria për ta mposhtur.

Çfarë nënkuptonit me prerje koke të Sali Berishës?

Cështja nuk është kështu fare. E para është që për eliminim fizik, nuk e dinë se nga e thonë këta. S’ka pasur asnjë fjalë të tillë. Pra, aty bëhet fjalë për dorëheqje të Berishës nga politika. Ky ishte eliminim i yni. Nuk ishte kërkesa jonë, por e popullit. Ideja e një eliminimi fizik, është bërë nga këta. Se kam marrë seriozisht Nazarkon.

Lubonja: Ramës nuk i ka rrëshkitur situata, shkarkimi i Tahirit manovër për t’i hequr opozitës alibitë

Fatos Lubonja teksa ka komentuar edhe lajmin per shkarkimin e ministrit te Brendshem, Saimir Tahiri. Ai tha se kryeministri Edi Rama po ben nje manover dhe situata nuk i ka rreshkitur nga duart.

Ka shumë hipoteza, thënie, kundërthënie për lajmin e dorëheqjes, pastaj u tha shkarkim, ai e përgënjeshtroi duke thënë se s’kam kërkuar dorëheqje, as më është kërkuar.

Unë mendoj që më gjasa ka që për të zgjidhur këtë lloj krize që ka krijuar futja e opozitës në protestë, në cadër me kërkesën që dihet është dorëheqja e kësaj qeverie dhe krijimi i një qeverie teknike.

Nga Rama dhe pjesa, nuk e di në këtë rast sa është Meta brenda, vjen një lloj opsioni që thotë ju doni qeveri teknike, ne s’ju japim qeveri teknike, ne jemi në pushtet, por unë po heq ata ministra që do merren me fushatën që të të heq ty një alibi që këta ministra do manipulojnë zgjedhjet.

Tregon se s’kemi një rrëshkitje të situatës nga duart e kryeministrit, por duket sikur do të bëjë një manovër për të ruajtur gjithcka”, tha analisti Fatos Lubonja.

3 komente në “Fatos Lubonja: Çfarë nënkuptoja me prerje koke të Sali Berishës. Rama e ka situatën nën kontroll, ja pse e hoqi Tahirin”

  1. shqipe says:

    Ore,te gjithe’ e ditkan qe Tahiri largohet, çudi. Vetem Tahir po dhe Rama s’ditkan gje !(!)….

  2. DAVID says:

    Ore Lubonja mos qaj hallin e koqeve te dashit ,por shiko lepi ndonji koske kur te hedhin ne toke se je figure e djegur pergjithmone te populli SHqiptar ,ti edhe te tjere qe po lehin kur dalin nga cadra e pd.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje