Juventusi që vjedh, është fake news më i madh i futbollit

Nga Paolo Baldini*

 

Futbolli është një argëtim, dhe atë që nuk mund ta falin armiqtë e Juventusit, është që kanë bërë një gjë serioze: Sepse kur flitet për Juventusin, kemi të bëjmë me fake news.

Rasti më i fundit me Milanin.

Faktet (duke u bazuar vetëm tek moviola) thonë se Juventusi u vodh me një penallti dhe që goli i Bakas ishte pozicion jashtë loje (pak, po, por nëse një gol i Juventusit do të ishte jashtë loje vetëm pak, do të plaste lufta civile).

Prekja me dorë e topit nga De Shilio qe, interpretimet nuk janë njësoj.

De Shilio ngre krahun, gjë që me rregulloren e re asnjë mbrojtës s’duhet ta bëjë në zonë, pasi jepet penallti.

Ndërkohë që arbitër ishte i njëjti që i anuloi një gol të rregullt Pjanic në ndeshjen e luajtur në Milano.

Një faull tjetër më të pastër, gjithmonë në minutat e fundit, atë të Rodrigez ndaj Pjacës në Firence nuk e dhanë: Juventusi heshti, sepse humbi me meritë. Episode të dyshimta edhe në Xhenoa e Udine, por Juve heshti sërish. Këto janë fakte. Lufta shpërtheu nga lojtarët, trajneri dhe gazetarët e Interit me fake news, që solli përfshirjen e një njeriu që sheh punët e vet, si Bufon. Groteske ishin edhe ankesat e Napolit. Penalltitë për Juventusin ishin diellore.

Ndeshja e djeshme. Ndeshja duhej të përfundonte 6-0 për Juventusin. Milani bëri dy gjuajtje në portë, me një prej të cilave shënoi një gol në pozicion jashtë loje.

Pjesën tjetër, bëri figurën e një skuadrine, jo skuadre.

Milani duhet të pyesë veten, përse gjatë këtyre viteve është bërë një skuedrinë. Sepse kush e përdori për tridhjetë vjet për qëllime edhe ekstrafutbollistike, tani mendon të fitoje. Sepse prej vitesh ka firmosur një mbyllje përfundimtare me madhështinë e tij.

Juventusi u ndal nga një portier jo normal, i shpërdoruar në mënyrë të sikletshme në një ekip të tillë. Juventusi e bombardoi, ai u përball me çdo gjuajtje. Por Juventusi sulmon gjithmonë, deri në fund, deri në sekondat e fundit, dhe për këtë arsye krijon shumë situate e shumë dyshime, për këtë detyron arbitrat për të marrë vendime të vështira në shumë raste. Dhe të mendosh që thonë se vendosin gjithmonë në favor të Juventusit, është një lajm i rremë.

E vërteta është se Juventusi është kthyer në një alibi për të pandershmit: Me Juventusin është gjithçka legjitime, gabimet e arbitrave kundër saj pranohen, ato në favor të saj jo.

Urrejtja dhe dyshimet ndaj Juventusit janë të pakontrollueshme. Për këtë arsye është më e rëndësishme të fitojë gjashtë, shtatë, tetë, nëntë, dhjetë tituj me radhe, më shumë se Championsin. Për të plasur armiqtë në tribuna dhe në redaksi mediash.

*Corriere della Serra

Përshtatur në shqip me shkurtime nga TemA

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...