Juventusi që vjedh, është fake news më i madh i futbollit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Paolo Baldini*

 

Futbolli është një argëtim, dhe atë që nuk mund ta falin armiqtë e Juventusit, është që kanë bërë një gjë serioze: Sepse kur flitet për Juventusin, kemi të bëjmë me fake news.

Rasti më i fundit me Milanin.

Faktet (duke u bazuar vetëm tek moviola) thonë se Juventusi u vodh me një penallti dhe që goli i Bakas ishte pozicion jashtë loje (pak, po, por nëse një gol i Juventusit do të ishte jashtë loje vetëm pak, do të plaste lufta civile).

Prekja me dorë e topit nga De Shilio qe, interpretimet nuk janë njësoj.

De Shilio ngre krahun, gjë që me rregulloren e re asnjë mbrojtës s’duhet ta bëjë në zonë, pasi jepet penallti.

Ndërkohë që arbitër ishte i njëjti që i anuloi një gol të rregullt Pjanic në ndeshjen e luajtur në Milano.

Një faull tjetër më të pastër, gjithmonë në minutat e fundit, atë të Rodrigez ndaj Pjacës në Firence nuk e dhanë: Juventusi heshti, sepse humbi me meritë. Episode të dyshimta edhe në Xhenoa e Udine, por Juve heshti sërish. Këto janë fakte. Lufta shpërtheu nga lojtarët, trajneri dhe gazetarët e Interit me fake news, që solli përfshirjen e një njeriu që sheh punët e vet, si Bufon. Groteske ishin edhe ankesat e Napolit. Penalltitë për Juventusin ishin diellore.

Ndeshja e djeshme. Ndeshja duhej të përfundonte 6-0 për Juventusin. Milani bëri dy gjuajtje në portë, me një prej të cilave shënoi një gol në pozicion jashtë loje.

Pjesën tjetër, bëri figurën e një skuadrine, jo skuadre.

Milani duhet të pyesë veten, përse gjatë këtyre viteve është bërë një skuedrinë. Sepse kush e përdori për tridhjetë vjet për qëllime edhe ekstrafutbollistike, tani mendon të fitoje. Sepse prej vitesh ka firmosur një mbyllje përfundimtare me madhështinë e tij.

Juventusi u ndal nga një portier jo normal, i shpërdoruar në mënyrë të sikletshme në një ekip të tillë. Juventusi e bombardoi, ai u përball me çdo gjuajtje. Por Juventusi sulmon gjithmonë, deri në fund, deri në sekondat e fundit, dhe për këtë arsye krijon shumë situate e shumë dyshime, për këtë detyron arbitrat për të marrë vendime të vështira në shumë raste. Dhe të mendosh që thonë se vendosin gjithmonë në favor të Juventusit, është një lajm i rremë.

E vërteta është se Juventusi është kthyer në një alibi për të pandershmit: Me Juventusin është gjithçka legjitime, gabimet e arbitrave kundër saj pranohen, ato në favor të saj jo.

Urrejtja dhe dyshimet ndaj Juventusit janë të pakontrollueshme. Për këtë arsye është më e rëndësishme të fitojë gjashtë, shtatë, tetë, nëntë, dhjetë tituj me radhe, më shumë se Championsin. Për të plasur armiqtë në tribuna dhe në redaksi mediash.

*Corriere della Serra

Përshtatur në shqip me shkurtime nga TemA

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

9 komente në “Juventusi që vjedh, është fake news më i madh i futbollit”

  1. E says:

    Here tjeter gjeni ndonje artikull me objektiv, jo te shkruar nga tifoza qorr te Juventusit, ne Itali dhe ne bote te gjithe qe kane sy e dine qe Juventus luan gjithmone me 14 veta, skuader qe dominon ne Itali dhe turperohet ne Europe…

  2. juventini says:

    ca vodhi juventusi o palogazetaruc!!
    kush ia ka fajin lojtarve te milanit qe nuk shenojne perballe portierit!!!!!
    dhe duhet te dalin amerikant e te dhjesin qe ju te huazoni terma e koncepte??!!
    prisni “termin” (mutin) amerikan te radhes qe te hani e te ngopeni!!!!!!

  3. juventin says:

    ca vodhi juventusi o palogazetaruc!!
    kush ia ka fajin lojtarve te milanit qe nuk shenojne perballe portierit!!!!!
    dhe duhet te dalin amerikant e te dhjesin qe ju te huazoni terma e koncepte??!!
    prisni “termin” (mutin) amerikan te radhes qe te hani e te ngopeni!!!!!!!

  4. juventin says:

    ca vodhi juventusi o palogazetaruc!!
    kush ia ka fajin lojtarve te milanit qe nuk shenojne perballe portierit!!!!!
    dhe duhet te dalin amerikant e te dhjesin qe ju te huazoni terma e koncepte??!!
    prisni “termin” (mutin) amerikan te radhes qe te hani e te ngopeni!!!!!!!!!

  5. une says:

    i ke bere gje copy paste nga ndonje faqe webi apo je vete me juven qe paske shkruar me kaq pasion? gazetar leshi

  6. tironsi says:

    Juvja fiton me merit, esht shum me superiore se cdo skuader tjeter ne itali. Po sic thon futbolli ka nje top te rrumbullaket qe dhe fati dhe rrethanet cdo skuader ne bote sado e mire te jet, e ben te humbase pik. Kjo nuk vlen per juven, ajo gjithnje i mer piket, ne fund ne fillim, ska rendesi. Per mua ti jepet trofeu pa fillu kampionati

  7. dennis says:

    bravo juvja qe ka shi leme ne serie a ne keto 6vitet e fundit , faji eshte i berlusconit e moratit qe respektivisht prej 8 e 5 vitesh per via turati pra milan e via durini pra inter nuk kane investuar ne blerje lojtaresh , ndersa kane ngele e luajne ne nje stadium te perbashket po lidhjet e agnelit te vjeter te viteve 80 e berlusconit bene qe berlusconi u lancua si imprenditor i ri e pastaj favoret e tij ndaj anjelit skane te sosur , shikoni sa here qe juvja eshte mire milani lundron ne vendet nga i katerti e i gjashti e sa here milan eshte mire juve lundron ne te njejten pozit ne serie a e , gjithmone si rezultat vuan inter , prandaj futbolli me i ndershem ne itali ishte futbolli der ne mes te viteve 80 kur juve e inter konkuronin ndershmerisht , gjithsesii ate qe milani ka arritur ne champions si fituesi me me shume trofe 7 nga italia eshte rrjedhoje edhe e paktit agneli berlusconi pra me ndihmo ne kampionat e ti triumfon ne champions lige(league) e viceversa , anasjelltas , pra e uroj qe arbitri te mos i bej me favore juves pasi si ne ndshjen ne torino me inter ku rizzoli gaboi perseri e ne ate te djeshmen ku i njejti arbiter lau golin e padhene te pjanic ne ndhjen ne milano me penalltine e dhene ne sekondat e fundit te mos perseriten pasi juvja duhet thene ka ekipin me te kompletuar ne serine a , e mendoj gjithashu edhe roma e napoli do te luftojne per vendin e dyte pasi pas dy fitoreve te kontestushme ndaj inter e milanit juvja eshte tashme kampione.

  8. dennis says:

    bravo juvja qe ka shi leme ne serie a ne keto 6vitet e fundit , faji eshte i berlusconit e moratit qe respektivisht prej 8 e 5 vitesh per via turati pra milan e via durini pra inter nuk kane investuar ne blerje lojtaresh , ndersa kane ngele e luajne ne nje stadium te perbashket po lidhjet e agnelit te vjeter te viteve 80 e berlusconit bene qe berlusconi u lancua si imprenditor i ri e pastaj favoret e tij ndaj anjelit skane te sosur , shikoni sa here qe juvja eshte mire milani lundron ne vendet nga i katerti e i gjashti e sa here milan eshte mire juve lundron ne te njejten pozit ne serie a e , gjithmone si rezultat vuan inter , prandaj futbolli me i ndershem ne itali ishte futbolli der ne mes te viteve 80 kur juve e inter konkuronin ndershmerisht , gjithsesii ate qe milani ka arritur ne champions si fituesi me me shume trofe 7 nga italia eshte rrjedhoje edhe e paktit agneli berlusconi pra me ndihmo ne kampionat e ti triumfon ne champions lige(league) e viceversa , anasjelltas , pra e uroj qe arbitri te mos i bej me favore juves pasi si ne ndshjen ne torino me inter ku rizzoli gaboi perseri e ne ate te djeshmen ku i njejti arbiter lau golin e padhene te pjanic ne ndhjen ne milano me penalltine e dhene ne sekondat e fundit te mos perseriten pasi juvja duhet thene ka ekipin me te kompletuar ne serine a , e mendoj gjithashu edhe roma e napoli do te luftojne per vendin e dyte pasi pas dy fitoreve te kontestushme ndaj inter e milanit juvja eshte tashme kampione.suksese serie a

  9. .......!!!!!? says:

    Ik mor gazetar [email protected],na I keni neveritur futbollin,juventusi eshte shkaktari me I madh I futbollit italian,prandaj skuadrat italiane nuk ecin dot ne evrope, pavarsisht milionave neper markato e vejtmja gje qe po ben eshte te vjedh kampionatin ne itali!!

Lini një Përgjigje te dennis Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *