Kategoria Superiore/ Partizani dhe Kukësi bëjnë detyrën

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Partizani ka marrë një tjetër fitore mjaft të rëndësishme në javën e 25-të të Kategorisë Superiore duke fituar me Flamurtarin.

15-herë kampionët e vendit trumfuan me rezultatin 2-1 përballë vlonjatëve, sfidë e cila u zhvillua në “Elbasan Arena” pa praninë e tifozerisë.

Të kuqtë arritën që të zhbllokojnë rezultatin që në minutën e 5-të me anë të Mazrekaj që shënoi një gol spektakolar.

Dyfishimi i shifrave erdhi në minutën e 11-të me Trashin që shënoi nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Vlonjatët reaguan në pjesën e dytë në minutën e 70-të me Alvesh që shkurtoi diferencat.

Por rezulati nuk u ndryshua deri në fund të ndeshjes me të kuqtë që marrin tre pikë mjaft të artë dhe tashmë mbajnë vendin e dytë.

Edhe Kukësi mori tre pikë në përballjen me Korabin duke vijuar të kryesojë superligën.

Verilindorët fituan me rezultatin e thellë 5-0.

Autorët e golave ekipin e Ernest Gjokës u shënuan nga Pejiç që bëri dopiet, Periera dhe Dvornekoviç.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *