Lamtumirë Saimir, por në çadër nuk ka pse festohet

Nga Andi Bushati

Lajmi i “dorëheqjes” së ministrit të Brendshëm fillimisht u prit me skepticizëm, më pas me ankth dhe së fundi me entuziazëm në çadrën e protestës së opozitës. Në pamje të parë dukej sikur PD, që prej tre javësh po vë gishtin mbi paratë e drogës dhe mbi kriminelët që mund të përdoren në zgjedhje, kishte arritur suksesin e parë. Opozita, e mbështetur në mënyrë okulte dhe nga Ilir Meta (për qëllimet që i kanë të përbashkëta) kishte të drejtë të mendonte se po hapej një dritë jeshile.

Në fakt asgjë e tillë nuk ka ndodhur.

Cilado qofshin arsyet që kanë nxitur largimin e Tahirit, ato nuk kanë lidhje me çadrën.

Deri më tani ka dy versione kryesore për këtë ngjarje.

Varianti i parë që qarkulloi për këtë akt të papritur ishte presioni i madh i Ilir Metës. Me sulmet e vazhdueshme që zgjasin prej dy vjetësh, por sidomos me breshëritë e fundit që e njollosën ministrin e Brendëshëm si një vjedhës potencial zgjedhjesh, madje edhe nga homologë të tij, kreu i LSI-së, arriti më në fund ta marrë kokën e “armikut” të tij.

Ata që mbrojnë këtë version këmbëngulin se Meta e arriti atë që donte si kushtin e vetëm të vazhdimit të alenacës me Ramën. Ata thonë gjithashtu se kreu i LSI- po e përdor këtë edhe si një shkelje syri për PD-në duke e ftuar në një bashkëpunim në distancë që do e godiste kryeministrin pas krahëve.

Varianti i dytë është ai që pretendon se pavarësisht presionit të aleatit qeveritar, fati i Saimir Tahirit u vulos nga ndërkombëtarët. Pakënaqësia e sherbimeve të huaja, raportet e tyre për dështimin e luftës kundër narkotrafikut, ia bënë Ramës të pamundur ta mbronte atë. Ata që mbështesin këtë version flasin për disa raporte sekrete shërbimesh inteligjente kundër Tahirit që përcaktuan përfundimisht fatin e tij.

Por, kushdo që nga këto hipoteza të jetë e vërtetë, opozita nuk ka arsye pse të gëzohet. Sepse edhe nëse veproi i nënshtruar dhe i leckosur nga presioni i Metës, edhe në të kundërt, nëse u detyrua të reagojë nga insistimi i ndërkombëtarëve, Edi Rama nuk po e paraqet “shitjen” e ministrit të tij, si një shenjë reflektimi.

Ai nuk po e largon Tahirin për mosukseset dhe dështimet në punën e tij. Madje në të kundërt, enkas për të mos pranuar këto dështime (lexoi të gjitha në analizën poshtë/Lapsi.aL) ai gjeti një alibi.

Menjëherë me shpërthimin e lajmit për dorëheqjen e Tahirit, të shpërndarë nga mediat pranë LSI-së, zyra e shtypi të kryeministrit, fabrikoi një news paralel. Ajo theksoi variantin se kabineti qeveritar do të përsonte ndryshime radikale, dhe se disa ministra do të largohen për t’u angazhuar në fushatë.

Këtë fabul e përforcoi edhe qëndrimi i vetë Tahirit. Megjithëse shumë njerëzve pranë tij ai ua kishte pranuar largimin, publikisht në Facebook e mohoi, qoftë kërkesën për dorëheqje, qoftë pranimin e saj.

Lajmi se kabineti qeveritar do të ndryshojë, pasi ministrat duhet të punojnë në qarqet elektorale është një fabrikim që nuk ngjall asnjë pikë besimi.

Së pari sepse elektoralisht, PS mund të qe më e fortë me Pandeli Majkon sesa me Mimi Kodhelin, më e fortë me Fatmir Xhafën sesa me Ilir Beqen. Më e fortë madje edhe me Taulant Ballën sesa me Lindita Nikollin.

Edhe në raport me zgjedhësit Rilindjes i voliste më shumë, të çonte në elektorat, deputetë të thjeshtë por me histori në PS, sesa ministra të rij po me një barrë akuzash për korrupsin mbi supe.

Pra duket qartë se riformatimi i kabinetit është një manovër për të flijuar një grup të tërë, në këmbim të mosnjollosjes së një ministri të vetëm. Ajo është një përpjekje për të daravitur zhurmën se Ramën e detyruruan të shiste Tahirin.

Për këtë arsye në çadrën e PD, nuk kanë shkak të gëzohen për lamtumirën e Tahirit. Ajo nuk është fryti i kërkesave të PD për të rrëzuar këtë qeveri. Aq më pak ajo është një shenjë reflektimi e Ramës.

Fakti se kryeministit iu desh një alibi, qoftë për të daravitur presionin e Metës, qoftë për të mos shfaqur dobësinë përballë ndërkombëtarëve, nuk është një sinjal i mirë. Kjo tregon se Rama do vazhdojë në të njëjtën rrugë. Me apo pa Tahirin ai nuk do heqë dorë, as nga të fortët, as nga trafiqet.

Prandaj më shumë se për festë, në çadrën e PD-së ka nevojë për rezistencë.

REMOTE_ADDR:[]

15 komente në “Lamtumirë Saimir, por në çadër nuk ka pse festohet”

  1. Populli says:

    Po krahasove Taulant Ballen me Lindita Nikollin o Bushat atehere ke ngel akoma ne kohen kur klasat ne shkolle te mesme kishin sekretar rinie . Ata qe te vinin flete-rrufe per shfaqje te huaja . E ule shume forcen e argumentit me kete krahasim pa permendur krahasimin tjeter skamdaloz me F Xhafen !

    1. puc puc says:

      Andi Bushati o RROT CARI! Mbaje mend : Minister i Brendshem i pas zgjedhjeve te 18 qershorit do jete prape Saimir Tahiri 😉

    2. Grigor says:

      Nuk u be kurre njeri ky Andi. Trap se trap mbeti. Gjynah. T’i kishte ngjare gjyshit te pakten, qe ishte beu i Vlores. Vajti e ngjau nga babai. Pa fat.

  2. Pd dhe cadristat festojne edhe ulerasin me shume kur humbasin.
    Ata edhe kur humbasin thone fitorja eshte e jonapavaresisht se 3 pikshin e mer kundershtari.
    Edhe kur i kapen per veshesh dhe i futen per ta votuar vetingun ,ata e quajten fitoren e tyre por tani kane futur koken si struci ne cader se kujtuan vetingu eshte nje shaka dhe jo nje stuhi kunder vetvetes.
    Dilni more mjeran dhe tregoni popullit se si i keni bere gjithe ato vila ,kaq do populli ,se per te denuar ,ky popull te ha mootin.

    1. DYPLLOMSHI says:

      o karabushat do i mut

  3. Moni says:

    Jane duke qarkulluar lajme se gjithcka eshte pergatitur ne Berlin. Minister i brendshem do te vendoset nje ish minister i PD-se ne vitin 2005-2009. Mbas kesaj jane nderkombetaret, ne kete rast gjermanet ata qe do ta nxjerrin Bashen nga cadra.

  4. . says:

    – Edhe Ti BUSHAT po flet si ato media qe ke kritikuar … “asgje” nuk eshte thene apo deklaruar nga Z.RAMA … te henen do shikosh veprimin e mencur qe Nderkombataret, USA dhe BE-ja i kane rekomanduar Z.RAMA qe keto figura te qeverise do i japin fitore dhe suksese gjate fushates duke bere qe t’a flakin METEN nga koalicioni, BERISHEN dhe BADHEN … te tre para DREJTESISE VERTET dhe prangat …

    **********************************

    – Z.RAMA eshte aq i zgjuar politikisht (ashtu sic e percakon sot Perendimi) sa po ju ve ne loje dhe po ju “menc” juve te Cetes-Veriore PD ….
    – Z.RAMA, ben levizje te mecura dhe do mare VOTA akoma me shume duke bere dhe humbje ne numer te METES tuaj (njeriu qe me djallezi si BERISHA dhe BASHA po pengojne VETINGUN) … qe DREJTESIA te veproje pa frike mbi ish-pushtetoret dhe mbi METEN.
    – TE lumte ZOTI kryeminister, po nderon SHQIPERINE.

  5. Drejtësia says:

    Ik ore bajgë

  6. shvejk says:

    Te gjithe ja fusin kot, Bushati e di me mire se Rama pse e shkarkoi Rama Tahirin.

    1. Lugati says:

      ja doli nipi kapove kriminela..o ripjellja a fillut tu qesh..tu u gzu tu brohorit kur ilir meta nuk bzojti fare per shkarkimin e manjanit…majeni n byth tashi…ju a mori hakun me lezet…po prap shprehuni se e di qe ju djeg aq shume sa edhe vete spo e besoni..edhe nga krahu tjeter lugati km..u ka bo si kalamojt qesh mire kush qesh i funit????hajde pergjigje dipllomatike hajde…hahahaha..kur te kalosh ke lagjaia ime thote km ta tregoj une ty..hahahaha..ku ngjela
      .ku bracja vogel si muti rras..ku balla..vetingu..vetingu..perrci..verrci..gam ham..jahaha

      1. tralala zura nje gale says:

        E mre,s’paske honger gjiz sot e!? Ik ere manall sumtekelek,u bone tina me dhon men! O katnar,shko lepiji sumen Metes sa t’dush, kabllin t’shrim e ke,hic mos luj 😛

  7. shqupi says:

    po festojne gabelet ke cadra me tallava,,,po nuk e dine se ata qe do vine te drejtojne ministrine brendeshme do jene te gjith saimir tahiri,,,nuk ka kthim mbrapa o shpellar,,,shqiptaret nuk jan ata 50 vete qe e ruajne cadren me turne,,,nuk keni te drejte te flisni ne emer te shqiptareve,,,se po te behet nje anti proteste kunder cadres ,,,nuk dihet se ku do shkoni ,,,do ta merni cadren me rrota,e do ta coni ke bregu i lumit,,,,,,,,

  8. niko says:

    Bushat,dikur te kam ndiekur dhe ne argumentat e tua kishe nje fare force qe te bindete;je katandisur ne pik te hallit si bythlepires,gjynah per ty. Po si mundet te besosh per vehte dhe te bindesh dhe te tjere se luli,muli,sala,ristani dhe gjithe vargu i llumit po kerkon zgjedhje te lira dhe te ndershme!!!! Po edhe putana qe del nga bordeli pasi eshte qepur;prap nuk pretendon se mund te jete e virgjer dhe jo me e ndershme sa luli me ristanin se sala e di mire kengen,po cudi e madhe me ty bushat pucisti hahahaha pucit?!

  9. vaso says:

    Kam pershtypjen se po pergatitet leshimi i pushtetit ne tavoline.Eshte pergjegjesi historike kembengulja ne reforme,vetingu,me te cilin ndjehen te kercenuar shume.Eshte peshe e madhe.Ndoshta dikush duhet te terhiqet sa s’eshte teper vone.Gjithsesi le te presim.

  10. Epo kjo pune! says:

    And kafeneja, jeni bere si telefoni prishur, hapni veshet nga Rogneri mos degjoni ndonje haber dhe qendis 2 faqe hipoteza pastaj, Tahiri po iken si minister i nderuar dhe suksesesh dhe jo si te perfolurit me pare apo vrasesit e 21 janarit. Me mire qe iku se ku i dihet, me kete politike, edhe kaq vjet, ai e di si ia doli mbane, kurthe kudo dhe tani qe eshte ne loje dhe rusi me mashat e rizgjuara, kurthet do shtohen… kete e zgjidh vetem SHBA, deri tani nuk po flet qarte, jep dreke bashes por kjo ia shton me shume zellin cadres qe ti ma lavderon o And, ajo eshte cadra e rusit, 21 janarit, Gerdecit dhe ti ben thirrje per rezistence!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *