Nuk u lejua të zbriste në Roterdam, përplasje mes Turqisë e Holandës

11 Mars 2017, 17:49Bota TEMA

Debate në distancë mes Turqisë dhe Holandës pas vendimit të autoriteteve holandeze për të mos ta lejuar ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu të zbresë në Roterdam. Ai dje donte të merrte pjesë në një aktivitet zgjedhor për referendumin kushtetues në Turqi në Amsterdam.

Pas kërcënimeve të tij, qeveria holandeze në Hagë vendosi të mos lejojë zbritjen e avionit të tij në Holandë. Arsyeja është kërcënimi publik me sanksione, në rast se Cavusoglu nuk do të paraqitej në Amsterdam, bëri të ditur një zëdhënës. Nga ana tjetër u tha, se një thirrje drejtuar turqve për një aktivitet të përmasave të mëdha në qytetin-port, rrezikon rendin dhe sigurinë publike. Ministri i Jashtëm turk donte të fliste gjithashtu dje  në mbrëmje në territorin e konsullatës turke në Roterdam. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan një një reagim të parë u shpreh ashpër duke e cilësuar Holandën si fashiste.

Ai bëri fjalë për “një relike të kohës naziste”. Në një aktivitet në Stamboll, ai kërcënoi me moslejimin e hyrjes në Holandë të diplomatëve holandezë. I ngarkuari me punë në Ankara u thirr në Ministrinë e Jashtme të Turqisë. Cavusoglu kishte theksuar më parë, se ai do të paraqitej në Roterdam për të bërë fushatë për referendumin turk për sistemin presidencial.

Ai theksoi, se nëse autoritetet holandeze e ndalin vizitën e tij, Turqia do të reagojë me “masa të rënda ndëshkuese ekonomike dhe politike.” Por kryeministri i Holandës, Mark Rutte, reagoi e tha se e kupton që turqit janë të zemëruar pasi aeroplani me shefin e diplomacisë turke Mevlut Çavushoglu u ndalua të ulet në Roterdam. Por ai gjykon se presidenti turk Erdogan e teproi kur krahasoi holandezët me nazistët. “Kjo është vërejtje e çmendur. E kuptoj se janë të hidhëruar, por kjo ka kaluar çdo masë”, u shpreh Rutte.

3 komente në “Nuk u lejua të zbriste në Roterdam, përplasje mes Turqisë e Holandës”

  1. Zigur Qarri says:

    Kjo tregon,se Erdogan ka mbledhur rreth vetes vetem injorantet.
    Kaq idjote jan qe te mos e kuptojn,se Hollanda nuk do te toleronte ate qe nuk toleroi Gjermania?!
    Hajt,provojeni edhe ne Belgjike,Austri apo Danimarke tani,se ndoshta keni fat!

  2. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

    sa keq me qen korrak,non grata mes evropianesh……………….cti besh,Zoti nuk i beri te gjithe njelloj dhe kete ju beqira sunit duhet ta pranoni por edhe nese nuk e pranoni,st’arxidia mas……………..

    1. Janullatos pisoglentis says:

      Tfgs bre bithekir i pederastit janullatos ! Ik se po ngordhin grekët rrugëve për pak psomi….. Lutju janullës që ti thotë një fjalë të mirë perëndisë që të verë dorën në zemër edhe për gabelet e greqise

      Ade pisoglentis.. … to mouni tis manas sou…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje