Rama ka dhe gurin edhe arrën në dorë!

11 Mars 2017, 23:53Politika TEMA

Nga Shpëtim Nazarko

Në statusin e tij personal, Rama kishte shkruar sot afërsisht këtë frazë: Qesh mirë kush qesh i fundit! Nëse do të vazhdoje me humorin alla Shvejk , dhe të analizoje situatën e Ramës tani, mund të kujtoje një situatë në librin e njohur të Hashekut, ku një nga lojtarët e bixhozit, që donte patjetër të humbiste,  nuk ia dilte dot me asnjë mënyrë, se çfarëdo letre që hidhte në tavolinë prapë fitonte papushim.

Kjo situatë m’u kujtua kur pashë sot statusin e mësipërm  të tij. Vërtet e ka aq të thjeshtë situatën Rama sa mund të bëjë shaka të këtij lloji? Apo e ka zënë ai delli i vet prej artisti, sa mund t’i lejojë vetes shaka të këtyre përmasave, kur të tjerët ikanë zënë bulevardin qendror të Tiranës, apo ndryshe, derën nga ku hyn për në zyrë ?

Nga të gjithë komentatorët e sotëm, vetëm një nga ata kritizerët e tij të rreptë, Lubonja, ndryshe nga të tjerët, mendonte se kryeministrin nuk e ka zënë aspak paniku, por është brenda lojës së tij.Të tjerë analistë bënin hesape se largimi i Tahirit është presion apo lëshim ndaj ndërkombëtarëve dhe ndryshimi i një pjese të kabinetit për ta liruar për fushatën e nesërme është mbulim i situatës së vështirë që e ka mbërthyer.

Një prej analistëve thoshte se tani Basha dhe Meta janë më të fortë se Rama dhe këtë të fundit e kanë lënë nervat etj., etj.

Ndoshta nga të paktat herë që mund të bie dakord me analizën e Lubonjës. Mund dhe të bie dakord akoma, se Ramës ia kanë kërkuar largimin e Tahiri të huajt për të kënaqur nga pak opozitën. Po nëse është kështu, atëherë loja politike do të ishte e mbyllur, por kjo do të ishte e vërtetë kur lideri i opozitës do të kishte thirrur fitore pas këtij njoftimi. Kjo nuk ndodhi, përkundrazi ky i fundit u bë akoma më agresiv.

Realisht, vetë besoj se Ramës mund t’ia kenë kërkuar largimin e Tahirit dhe ky i fundit mund dhe ta ketë bërë këtë lëvizje për ta shoqëruar dhe me të tjera ditët në vazhdim. Po a e dobëson realisht pozitën e Ramës një lëvizje e tillë ?

Në vitin e mbrapshtë ‘97, në një situatë analoge, Berisha hoqi Meksin për të larguar presionin, po në fund, ai që iku ishte ai vetë . Situata nuk është e njëjtë dhe për të mos përmendur frazën e Ramës «Qesh mirë kush qesh i fundit», vetë do t’i referohem një shprehjeje popullore «Rama ka dhe gurin dhe arrën në dorë». E ja sepse :

Situata politike

Në të gjithë historinë e pluralizmit, e majta, dhe këtu po themi PS plus LSI, kanë pasur gjthnjë më shumë vota se e djathta. Kjo pozitë, edhe nëse marrim parasysh situatat me piramidat apo kanabisin, nuk ka ndryshuar asnjëherë. Në situatën e tanishme, po t’i shtosh këtij koalicioni dhe PDIU-në, FRD-në apo aleatë të vegjël, që gjithnjë i bashkohen fituesit, kuptohet se, referuar numrave, PD-ja nuk ka asnjë shpresë për fitore. Për mua, kjo arsye, vetingu dhe hesapet që do t’i kërkohen humbësit pas përfundimit të zgjedhjeve, është ajo që e çon PD-në në bulevard dhe nuk e mban në zyrat e saj buzë Lanës.

Ky pozicion për fituesin e zgjedhjeve mund të ndryshonte nëse LSI do të ndahej nga PS dhe do të bashkohej me PD-në. Po dhe ky variant, nëse ndodh, nuk e kënaq PD-në. LSI është bërë po aq e fortë në fshat sa vetë PD e veçanërisht në fshatin tonë pragmatist. Dhe në këtë rast nuk dihet mirë kush do të kishte më shumë vota në rang vendi, PD apo LSI, kur ato të numëroheshin në fund të zgjedhjeve. Varianti që do të kishte shpresë PD do të ishte ai i ndarjes së LSI dhe ajo të konkurronte e vetme. Apo thjesht LSI të hynte në luftë paraprake me PS-në para zgjedhjeve. Ky variant është pritur shpesh nga PD apo analistët afër saj, por nuk ka ndodhur dhe zor të ndodhë dhe tani. Mund të ndodhë, por unë vetë nuk e besoj këtë variant.

Ky skenar me përplasje do t’i kushtonte shumë më tepër LSI-së sesa PS-së. Kjo jo vetëm për shkak se PS ka në rezervë PDIU dhe FRD,por dhe një kartë më të madhe morale. Është partia që ka luftuar më shumë, e veçanërisht në sytë e ndërkombëtarëve, për vetingun.  Nga ana tjetër, në sytë e popullit, me gjithë gabimet e qeverisjes dhe korrupsionin e pastër në disa sektorë, duket qartë se, më në fund pas një çerek shekulli, Rama ka dhënë shenja që po fillon të mbajë era shtet. E thënë shkurt, LSI nuk ka kredenciale të tilla besueshmërie për të justifikuar moralisht ndarjen, apo ikjen me çfarëdolloj teze që do të kërkonte ta maskonte këtë ikje.

Një vëzhguesi të thjeshtë do t’i binte në sy, se megjithëse njeriu që rri në krye të qeverisë ka ndërmarrë reforma, shpesh dhe me kosto, ka prishur mbi dhjetë mijë shtëpi, ka futur njerëz në burg, qoftë edhe për energjinë, ka bërë moratoriume për ndërtime apo për prerje pyjesh a shfrytëzime lumenjsh, etj., etj., dhe prapë pëlqehet, ka një sekret.

Duhet të humbte shumë dhe sondazhet ku ai vetë është i fiksuar duhet t’i tregonin realisht rrezikun… Apo ndryshe, do ta kufizonin në lëvizjet politike, qoftë dhe në ato të një ministri të vetëm. Këtë e di edhe Meta, por a mund të lëvizë dot realisht. Siç e thashë edhe më lart, për mua, jo. Natyrisht, është e vërtetë pandehma e disa komentatorëve, po edhe e vetë Metës, që në këtë situatë të komplikuar, qoftë edhe në dukje, të përfitojë sa të mundet në kurriz të koalicionit për zgjedhjet e ardhshme. Po loja mbaron këtu dhe hedhja benzinë zjarrit mund t’i kushtonte atij dhe LSI-së më shumë sesa vetë PD-së.

Në vend të epilogut

Bën këtë manovër me heqje ministrash apo jo, besoj se Rama nuk rrezikon asgjë. E bën për të mbuluar ikjen apo shtrëngimin nga ndërkombëtarët për të larguar Tahirin, kjo prapë nuk e rrezikon.

Këtë arsyetim e kupton fare mirë edhe Basha, prandaj nuk e gëzon aspak kjo manovër e re e Ramës. Në një plan arsyetimi normal, mund të themi edhe kështu. Rama vetë, që ka shumë kohë që po rri në skenë, është rritur në oborrin e kësaj politike të vjetër, herë duke parë e herë duke marrë pjesë në të. Ai e di mirë sa është kosto e rrezikut në manovrat politike apo sa realisht është marzhi i manovrës që mund t’i lejohet.

Në një plan tjetër arsyetimi, më duket se Rama po luan me variantin e fuçisë që Berisha e përdori me sukses për shumë kohë. Kundërshtarët politikë të Ramës, që duhej të merreshin realisht me politikë dhe të analizonin dobësitë e qeverisjes së tij duke i shndërruar në politikë reale për fushatën zgjedhore, bënë tjetër gjë. E kam  shkruar disa herë se kanë zyra të mëdha buzë Lanës, që janë më të mira se çadra e bulevardit. Por të paaftë për të bërë politikë reale  dhe akoma më të paaftë për të propozuar zgjdhje konkrete, kanë gjetur variantin më të keq. Atë të  zgjedhjes që nuk të çon asgjëkundi.

Rama ka realisht edhe gurin edhe arrën. Statusi i tij sot, kështu do kuptuar. A ka gabuar duke futur në lojë cinizmin e tij karakteristik, apo është brenda dellit të tij artistik, që siç e thashë, e zë edhe kur është në situata të vështira,këtë nuk e kuptoj mirë. Por kemi kohë ta shohim…

14 komente në “Rama ka dhe gurin edhe arrën në dorë!”

  1. pjeter says:

    C’do levizje e Rames kundrejt cadristeve do titullohej prej tyre sinje fitore, por dihet nga te dyja palet, qe kjo opozite nuk ka asgje te re nga e kaluara, Rama thjesht po i heq piket cadristeve per te cilat gerthasin, une si lexues, nuk e heq mundesine qe levizjen tjeter Rama ta nderkombetarizoje dhe te mos ja lere cadristeve si placke lufte, mundet te rrise bashkepunimin me lsi-ne pa pretenduar hegjemoni te ps-se, dhe te dominojnene nje qeverri te mundeshme teknike, duke pergatitur nje fushate qe luli, nuk do qe te ndodhe,sepse do i plaste bomba ne dore,nuk e ka idene se c’dote beje, sepse nuk duhet vetem te listosh problemet, keto e dime te gjithe, duhet te japesh zgjidhje, si dhe me ke dote zgjidhen, por problemi eshte sipas meje lsi-ja, a do me te vertet lsi-ja, ku pjestare te rendesishem te saj kane dicka per te pasur frike nga vetingu, te kete nje reforme te vertet ne drejtesi?ne qofte se po, atehere mund te akordohen si te duan, ne te kunder dote vendosin hunj e sinore, per te mbrojtur veten nga mesymje te pakontrolluara, porane dakort kualicioni qeverritar, politikisht jane te forte, por ne qe shpresonim qe kjo reforme te behej para zgjedhjeve, jemi me te humburit ne kete corbe” politikeze”sepse kush e di e per sakohe do te degjojme ,lexojme e shikojme pacavure,dhe te perjetojme statusin tashme te shqiptareve, as ne qiell as ne toke,jemi te humburit sepse qe te gjithe, sepse keshtu eshte nga te gjitha anet ka te perlyer, te gjithe duan te shtyjne kohe deri sa ta lirojne trysnine nderkombetare perendimore, dhe te arrijne ndonje amnisti, atehere shqiptare e hane trangullin edhe nje here per se fundmi.

  2. albani says:

    Like Floriri dhe situata politike e sotme ne Shqiperi.
    Likja, ai qe i sheh gjerat me dashuri dhe qetesi, eshte shkaktari kryesor i gjendjes poltike te sotme ne vendin tone. Likja, vertet iku nga shtrati i burrit me te cilin bashkejetoi per 4 vjet, por nuk i harroi perkedheljet dhe loqen e ish-burrit si dhe luften qe beri ish-burri per ta shpetuar nga vjedhja hapur ne videon qe e pame te gjithe. Fakti qe ky e ka lejuar per me shume se tre vjet antikombetarin dhe spiunin Sali Berisha te shperdoroje podiumin e Parlamentit ku mbante fjalime me shume se nje ore, nuk kane qene pa qellim – t’i harxhonte kohe qeverise per t’u marre me pune qeverije dhe nga ana tjeter, per te shtuar propaganden salihiste. Pra, Likja i Floririt, eshte ai flori qe ndane ata te dy se bashku,
    shume vite me pare, dhe prandaj Saliu i thote Like Floriri, se e di qe Likja ka vjedhur floririn e shqiptareve.
    Pra dashuria e meparshme gjate qeverisjes se perbashket dhe Floriri, e mbajne Liken te lidhur ngushte me Saliun. Dhe ky ka qene i tillre qe diten e pare te qeverisjes Rama. Te tille jane edhe Blushi, Preci i Zogajve, sic ishte edhe Kaci i Zi. Sala i rekruton, i mban ne gjirin e “armikut” dhe kur digjen, i merr ne gjirin e tij dhe i ben deputete, ministra, analiste, etj.

    Te shohim dhe te presim se si do te shkojne ngjarjet, por mos u habitni kur Likja, me 1 Prill, te thote se per hater te stabilitetit dhe te paqes ne Shqiperi, terhiqet nga koalicioni me PS dhe t’i bashkengjitet PD, pra Salihit dhe Lulkes perseri.

    Zoti e mbrofte Shqiperine dhe shqiptaret nga keta antishqiptare, hajdute e vrases.

    1. Bushi says:

      Albani! Edhe une te njejtin mendim ndaj me ty.Nuk mun t’ja harroi Meta te miren qe i beri Saliu,per vjedhjen e madhe, e cila u pa nga te gjithe,video e Dritan Priftit.Keshtu qe Meta, ka rastin me te mire t’ja shperblej Saliut, duk u distancuar nga koalicioni me ps-te.Edhe Meta kete e bene,se ai nuk ka bese e burreri. Ai eshte nga ata qe te le ne mese te rruges,madje ne mese te baltes.Pra Rama nuk e ka te sigurt,dhe tradhetia e Metes,do ta lere Ramen ne mese te rruges.Per kete me vjen keq,se Rama e ka filluar mire punen,po ecen perpara,shtetitn do ta beje shtet,me gjithe ato te meta e veshtiresi te medha qe i la Saliu me qeverine e tij mafioze.Por ama,edhe Meta nuk ka per t’a patur te lehte,se do perballet me urrejtjen e madhe popullore,ashtu siç e ka dhe pd-ke.

  3. Politika si Yç me Tre says:

    Nazarko,

    ti shkelqen kur llafosesh per Te Shkuaren Dikur,
    pasi ajo ka ndodhur, te vdekurit nuk flasin me, te gjalleve nuk u prishet asnje pune nga ato qe thua zotrote….!

    Por kur eshte fjala per “patate te nxehta” …me mire rri menjane, lako…

    Ku e di ti Lojen e Rames, Lojen e Bashar Berishes apo Ycin e Detyruar te te dyve…?!

    Nese prekesh diku, eshte tjater mesele, por qe te mbetesh Nazarko edhe me tej, rri nje cike menjane…

    Ti mbase qytetarisht e ke falur madje edhe Diktaturen, edhe komunizmin mbase e ke falur,
    teksa ke pritur Gorbacovin si Shef Shahu dhe si plakush te politikes qe “shpetoi komunizmin rus”.
    por Europa e sotme, pa Ameriken tradicionale te Para-20 Jenarit 2017, eshte tjeter gje…

  4. sherif says:

    Kame pershtypjen qe Edi Rama do dali me i forte nga zgjedhjet e 18 Qershorit, e kerkon situata politike e ketij vendi, e kerkon periudha e veshtire qe po kaloim, e kerkon reforma per drejtesin dhe me e rendesishmja eshte se e kerkon mbi 80% e shqiptareve qe duan shtet.

  5. astrit says:

    Zoti Nazarko. Ne pergjithesi dakord me analizen tuaj, por mendoj se demi duhet kapur nga briret. Te gjithe kete situate me Ramen dhe qeverine e tij po e krijon Ilir Meta, i cili per interesat e tij vetem personale, eshte gati t’i veri zjarrin Shqiperise. Qendrimi djallezor i Metes midis PS dhe PD, e verteton me se mire kete gje.

  6. Ilo says:

    Nji analist i vertete qe nuk mban ane! Gati unik ne mediat shqiptare!

  7. Mersin says:

    Zoti Nazarko je i sakte.

  8. xheJ eN Bi says:

    Jam i nje mendje me M.Nazarkon,po ndahem te analiza me LSI-ne.
    Neqoftese Rama nuk e pranon ne koalicion LSI-ne ,mendoj se vete do fitoje me shume dhe ne te njejten kohe
    do dobesoje LSI-ne me shume.
    Dhe arsyeja eshte se LSI-ja ka perfituar nga koalicionime PS-en.Nese do dale e vetme ,ajo nuk mer me shume se 3-4 deputet.
    Deshira ime do ishte qe PS-ja te jete ne koalicion me PDIU-ne dhe FRD-en sepse PDIU do mare votat qe mori LSI ne 2013
    dhe mund te shkoje te 20 deputet.

  9. Lennard says:

    Opoziten e vertete Rama e ka patur dhe e ka brenda Koalicionit.Like Floriri gjithmone ka luajtur kunder PS ,dhe per te forcuar pozitat e LSI.Te gjitha ngjarjet kriminale te shpallura ,kane gjurme te desheve te LSI.Eskobari i Ballkanit ,ka patur dhe mbase vazhdon te kete lidje me Liken Koke-Lope.
    Vetingut i druhet dhe me shume se Krimineleve te PD,Vete Like Floriri.Prandaj Ai versul here pas here Ministrin Vasili ,per te mbrojtur Kushtetuten dhe per te kontrolluar veprimtarine e Nderkombetareve Monitorues.Po nuk ka per te shpetuar.SHBA dhe BE e kane marre vendimin ,per zbatimin e Vetingut me cfaredo kosto qe te jete.Kjo Gje do te jete Shpetimi i Shqiperise dhe i Shqiptareve dhe skartimi i Politikaneve te korruptuar.TUNG

  10. Lennard says:

    Opoziten e vertete Rama e ka patur dhe e ka brenda Koalicionit.Like Floriri gjithmone ka luajtur kunder PS ,dhe per te forcuar pozitat e LSI.Te gjitha ngjarjet kriminale te shpallura ,kane gjurme te desheve te LSI.Eskobari i Ballkanit ,ka patur dhe mbase vazhdon te kete lidje me Liken Koke-Lope.
    Vetingut i druhet dhe me shume se Krimineleve te PD,Vete Like Floriri.Prandaj Ai versul here pas here Ministrin Vasili ,per te mbrojtur Kushtetuten dhe per te kontrolluar veprimtarine e Nderkombetareve Monitorues.Po nuk ka per te shpetuar.SHBA dhe BE e kane marre vendimin ,per zbatimin e Vetingut me cfaredo kosto qe te jete.Kjo Gje do te jete Shpetimi i Shqiperise dhe i Shqiptareve dhe skartimi i Politikaneve te korruptuar.TUNG
    O Zot kur do te vije ajo dite e shenuar qe ti shohim te shporrur dhe ne Hapsane te gjithe Delenxhinjte e Korruptuar

  11. Tralala says:

    Keto ndryshime duhej te ishin bere qysh me pare. Mgjate, ne kete moment qeveria shkarkon nje fare presioni. Rama mbetet I pranushem, I vetmi qe ka guxuar te beje reforma reale dhe ta vendos vendin ne nje raport real me qytetaret e vet dhe perendimin. Tashme eshte e qarte se Rama eshte kryeminister qe shqiptaret dhe aleatet e pelqejne. Ai eshte liberal, jo vrases e korruptiv si Berisha apo Basha. Mendoj se Rama e ka ngritur steken e politikes shqiptare, aq sa PD te mos perballoje dot politikat e tij dhe sidomos reformen ne drejtesi.

  12. Zgalem says:

    Nazarko analizon situatat realisht . Edi Rama do fitoi me shume vota , ne raport me klithmat e PD . demaskon veten . Ministrat e LSI , jane aq re djallezuar sa dhe te pa afte . Dekllaratat e tyre servile , I identifikojne si idiote politike . LSI nuk ka politikane te afte . Ndonje I afte eshte I djallezuar deri ne marrezi . Qofte paqa nderpartiake , qofte qendrimi I acarruar , shtojne kreditet e Edi Rames . E ka treguar aftesine , burrerine dhe sinqeritetin ndaj popullit . Ngjarjet do te rrjedhin ne favor te tij , sepse eshte I ndryshem , nga te tere homologet e tranzicionit marrok . Zgalem

  13. Naqja says:

    ORE!—–Po me çadrën çkeni??
    Lërini në punën e tyre!
    Përshesh po hanë!!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje